Zannier nis bisedimet Kosovė-Serbi, javėn e ardhshme shefi u UNMIK-ut nė Beograd
03.07.2008 18:52 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRISHTINĖ - Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, po kėrkon qė tė nisė bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė. Pėr kėtė Zannier pritet qė javėn e ardhshme tė vizitojė Beogradin vizitė e cila do tė ketė si qėllim fillimin e bisedimeve mes dy vendeve sipas planit tė Ban Ki-Moon. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga zėdhėnėsi i UNMIK-ut Alexander Ivanko gjatė ditės sė sotme.
“Siē ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm nė raportin e tij, PSSP do tė lehtėsojė dialogun Prishtinė-Beograd. Kėshtu qė PSSP do tė shkojė nė Beograd, javėn e ardhshme, por nuk kemi datėn e saktė ende”, thėnė zėdhėnėsi i UNMIK-ut. Vizita e Zannierit organizohet nga Zyra e Kombeve tė Bashkuara nė Beograd. Ivanko thotė se para se tė shkojė nė Beograd, Zannier do tė konsultohet me autoritetet vendore tė Prishtinės. “Natyrisht se ai do tė konsultohet me ta. Ndryshe, mund tė konfirmoj se vizita po organizohet nga zyra e OKB-sė nė Beograd”, tha Ivanko.
Ndėrkohė Prishtina zyrtare pranon qė tė bisedohet pėr ēėshtje teknike, por hedh poshtė nė mėnyrė kategorike ēdo mundėsi tė dialogut pėr statusin. Ndėrkaq nė planin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, parashihet qė Prishtina dhe Beogradi tė bisedojnė pėr ēėshtjet qė lidhen me fushėn e policisė, drejtėsisė, doganave, trashėgimisė fetare dhe transportit. Vizita e Zannierit nė Beograd, shėnon kėshtu vizitėn e parė pas dy vjetėsh tė njė shefi tė UNMIK-ut nė kryeqytetin serb.
(a.s/Balkanweb/Telegraf)
lajme.parajsa.com































