Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Zevendes kryeministri Kuci: Nė Kosovė nuk do tė lejohen strukturat paralele

04.08.2008 00:03 Kosova - Burimi: 24 Ore Kosova

imageZevendes kryeministri i Kosoves Hajredin Kuci

Qeveria e Kosovės, konsideron se qėndrimet e fundit tė shefit tė UNMIK-ut pėr disa fusha qė kanė tė bėjnė me pakicėn serbe, janė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe me planin e Ahtisarit . zv. kryeministri, Hajredin Kuēi, tha pėr Radio Blue Sky se Kosova, do tė integrojė minoritetin serb por nuk do tė lejojė strukturat paralele nė vendin tonė. Ai po ashtu konfirmoi se tashmė dihet emri i ministrit tė mbrojtjes, por ai do tė bėhet publik shumė shpejt nga ana e kryeministrit Thaēi.
Partia Demokratike e Kosovės ėshtė pėrcaktuar pėr emrin e ministrit tė Mbrojtjes. Megjithatė publikimi i kėtij emri do tė bėhet nė njė afat tė shpejtė nga ana e kryeministrit Thaēi. Kėtė e konfirmoi zėvendės kryeministri Hajredin Kuēi.

“ Po tanimė mund tė them se ėshtė marrė vendimi qė t’i jepet kompetencė e plotė ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės dhe se unė mendoj se kryeministri sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur do ta bėjė publik vendimin e tij”, tha Kuēi.

Numri dy i qeverisė sė Kosovės ka folur edhe pėr qėndrimet e fundit tė shefit tė UNMIK-ut sipas tė cilave sa mė shpejt duhet nisur dialogu pėr doganat nė veri tė Kosovės, ndėrsa ka propozuar edhe formimin e policisė etnike serbe nė kuadėr tė Policisė sė Kosovės. Por, pėr Qeverinė e Kosovės, ēdo gjė qė do tė ndodhė nė Kosovė, duhet tė jetė nė pajtim me Kushtetutėn e Kosovės.

“Dilemat e ngritura ditėve tė fundit nga shefi i UNMIK – ut, Lamberto Zanier nė opinionin publik edhe sipas Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, por edhe sipas dokumentit tė presidentit Ahtisari, qė ėshtė inkorporuar nė Kushtetutė, nė asnjė rast nuk parashihet ekzistimi i strukturave tė cilat janė jashtė sistemit unik tė Kosovės, duke pėrfshirė edhe policinė e Kosovės. Nė kėtė drejtim Kushtetuta ėshtė valide dhe sipas kushtetutės do tė funksionojė dhe do tė mendohet nė Kosovė. Nė kėtė drejtim ne do t’i integrojmė minoritetet nė Kosovė, por nė asnjė rast nuk do tė ketė sistem tė ndarė nė Kosovė”,tha Kuēi.

Edhe pėr mundėsinė e fillimit tė bisedimeve Prishtinė – Beograd, zv. kryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi ripėrsėriti qėndrimin e kamotshėm tė Qeverisė, se bisedime mund tė ketė pėr avancimin e minoriteteve por jo edhe pėr organizimin shtetėror nė Kosovė.

“Nė asnjė rast nuk mund tė flitet pėr pozitėn juridike e politike tė Kosovės dhe nė asnjė rast nuk mund tė flitet pėr organizimin e brendshėm tė Kosovės. Ne mund tė flasim nė kuptimin qė ata tė bėjnė presion pozitiv tek minoritetit serb qė tė integrohet nė Kosovė. Por jo edhe pėr ndonjė kompetencė qė mund ta ketė Serbia mbi Kosovėn ose institucionet e saj”, vazhdoi Kuēi.

Sidoqoftė deklarata e fundit tė shefit tė UNMIK-ut kanė nxjerr nė pah dallimet rreth kompetencave qė ekzistojnė ndėrmjet qeverisė sė Kosovės dhe pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare