Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


100 vjet alfabet, pasardhės tė delegatėve nisen nė Manastir

20.11.2008 18:02 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture

 

TIRANE- Rreth 50 pasardhės tė delegatėve tė Kongresit tė Manastirit, tė cilėt 100 vjet mė parė vendosėn njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe, u nisėn sot nė qytetin e Manastirit(Maqedoni), ku do tė marrin pjesė nė njė sėrė veprimtarish kulturore, qė do tė organizohen nė kuadėr tė kėsaj ngjarje tė madhe historike.
Drejtori i QNK-sė, Mujė Buēpapaj, qė mbėshtet organizimin e kėsaj nisme, tha  se ''qėllimi i nisjes tė kėtyre delegatėve ėshtė tė nderojnė veprėn e rilindasve dhe tė forcojnė dashurinė pėr gjuhėn shqipe, vlera mė e madhe e kombit tonė, nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit''. 
Sipas tij, ky delegacion do tė pritet nga autoritete tė larta tė shtetit fqinj. Disa nga kėta delegatėt, tė cilėt u nisėn sot drejt Manastirit, janė Najada Toptani, mbesa e Mit’hat Frashėrit, delegat i Klubit tė shqiptarėve tė Selanikut dje Janinės, Antoneta Peēi, mbesa e Sotir Peēit, njė ndėr delegatėt e dy kolonive shqiptare tė Bukureshtit dhe Amerikės, Kristo Qirjazi, nipi i Parashqevi Qirjazit, delegate e Shkollės sė Parė Shqipe tė Vashave nė Korēė, Tatjana Buda, mbesa e Dhimitėr Budės, delegat i Elbasanit, Tanush Frashėri, nipi i Shefqet bej Frashėrit, delegat i Korēės, Petro Luarasi, nipi i pėrfaqėsuesit tė Kongresit, patriotit Petro Nini Luarasi, etj.
Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit u mblodh mė 14 nėntor 1908 nė qytetin e Manastirit dhe kishte si qėllim, njehsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė tė ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, por dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikė, etj. Pas diskutimesh, parimisht u pranua nga tė gjithė se alfabeti i shqipes duhet tė mbėshtetej nė alfabetin latin.
(s.g/ATSH/ BalkanWeb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare