84-vjeēari Mike (Majk) Bongiorno paraqitėsi mė kohėgjatė nė historinė e televizionit botėror
31.08.2008 00:04 Kulture - Burimi: TemA Kulture
Ekskluzive e TemA-s: Historitė e bujshme tė Televizionit: Lascia o raddoppia? dhe Rischiatutto
Mi chiama Michael Nicholas Salvatore Bongiorno, pa U. (Mė quajnė Nicholas Salvatore Bongiorno, pa U).
Kėshtu thotė ai nė krye tė autobiografisė sė tij.
Ndėrsa ne, le ti lėmė e tė pushojnė njė apo dy tė diela Montanelli-n dhe Biagi-n, me gjithė shkrimet e tyre modele tė pangjashme tė gazetarisė, e le ti kthehemi paksa botės sė Televizionit, mė saktė, gazetarisė dhe spektaklit televiziv. Kėshtu kemi vepruar disa herė, madje mu me shkrime qė kanė tė bėjnė me Televizionin. Dhe e gjitha kjo, jo thjesht ngaqė autori i kėtushėm, ėshtė anėtar i Kėshillit Drejtues tė RTSH, e pra kėsisoji e ndjen edhe si detyrė qė herė mbas here duke i qėndruar besnik tė mirėfilltė statusit tė gazetarit tė vjetėr, tė sjellė diēka nga bota e kėtij profesioni qė lidhet edhe me ekranin e vogėl. Kėsaj rradhe, duke pėrfituar nga botimi tash sė fundi i autobiografisė sė Mike Bongiorno-s, qė ėshtė paraqitėsi (presentatore) i shkallės botėrore tė emisioneve tė pafund televizive, po tregojmė me gojėn e tij lindjen, ecurinė dhe tė fshehtat krejt tė panjohura, dhe jo vetėm pėr shqiptarėt, tė dy emisioneve tė tij tė njė fame botėrore Lascia o raddoppia? dhe Rischiatutto.
Vetvetiu kemi bindjen ndėrkaq, se RTSH do tė mund nisė Quiz-in e tij tė parė tė madh televiziv, jo thjesht pėr shkak tė pėrvojės dhe arkivit tė pasur qė e ka vetėm ai, por sepse ky program nė Shqipėri, nė fund tė fundit, ka tė bėjė me atė qė nuk po na pėlqen ta quajmė si dikur: kulturė masive, por kulturė e vėrtetė publike dijesh, enciklopedie e historie, kur kujton se ēka qenė emisionet e Bongiornos. Ishin emisione tė artit e tė kulturės, tė sportit po e po, tė politikės e tė historisė, tė gjeografisė e tė muzikės. Pėr shumė shkaqe, televizionet shqiptare e kanė lėnė nė fund tė rradhėve tė tyre sidomos historinė, e kjo nuk ngjet askund nė televizionet kombėtare tė shteteve tė tjera evropiane. Quiz-et e njė horizonti tė gjanė tė themeluara prej Mike Bongiorno-s, nė njė masė jo tė vogėl e patėn tronditė apo pėshtjelluar, natyrisht pėr mirė, Italinė e mbasfashizmit dhe atė tė ashtuquajtur tė Republikės sė parė, duke ngjallė sidomos tek brezi i ri mė fort se fitimin, etjen pėr dije.
Brezi ynė pati fatin tė ndiqte rregullisht nė vitet 1970-1974, emisonin e famshėm Rischiatutto falė antenės qė pėr habi Partia kishte vendosė nė malin e Dajtit dhe RAI vinte nė ekranet tona familjare mė qartė se RTSH-ja. E kujtojnė tė gjithė prej kėtij brezi se ēka ishte ora 21.30 e sė enjtes nė mbrėmbje. Nė ato vite tė njė mbylljeje tė egėr, kjo dritare qė rrezatoi pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr, ishte kėnaqėsia e madhe e javės pėr ne. Madje ia kalonte edhe 45 minutave tė njė ndeshjeje tė Serie A, tė ēdo tė diele qė ndiqnim po pėrmes RAI-t. Pėr fat, erdhi 1973-74 me vendimin e tij tė njė izolimi tė pėrtejmė tė tipit tė revolucionit kulturor kinez, qė i dha fund aventurės sonė me antenėn e malit tė Dajtit. Plenumi IV i PPSH, e tjerė, e tjerė
Rischiatutto mbeti nė mendjen tonė megjithate, e sė bashku me te Mike Bongiorno i paarritshėm.
E vėrteta ėshtė se tė dyja kėto shpikje tė mėdha tė Bongiorno-s, nuk kanė zanafillė italiane, por amerikane. Quiz-in e tij televiziv Mike Bongiorno e barti nga SHBA. Edhe si fjalė, Quiz vjen nga anglishtja dhe ėshtė njė neologjizėm qė lind Mbasluftės sė dytė botėrore. Simbas gjuhėtarėve, etimiologjia e saj mbetet disi e paqartė. Ndėrsa kuptimi i Quiz- t ėshtė ky: pyetje, pėrimtim i njė argumenti tė veēantė qė iu parashtrohet ose me zė ose me shkrim, pjesėmarrėsve nė kėte provim ose pyetsor, pėrherė nė fitim tė njė ēmimi, konkursi, gare pėr tė matė shkallėn e kujtesės dhe tė kulturės.
XXX
Mike Bongiorno, mė saktė: Mike Nicholas Salvatore Buongiorno, pa U, pra jo BUongiorno, por thjesht BOngiorno, siē pėrcakton ai vetė, i njohur si Mike (Majk), ka lindur nė Nju Jork mė 26 maj 1924 nė 65 W 12th Street tė metropolit amerikan. Ndonėse origjina e paraardhėve tė tij ėshtė nga Campofelice di Fitālia e Siēilisė. Gjyshi i tij, Michelangelo Bongiorno, i cili zbarkon nė Nju Jork mė 7 dhjetor 1892 dhe bėhet qytetar amerikan, ėshtė i jati i babait tė tij, Filippo (Philip) i cili rritet si amerikan, mėson nė Princeton University, njė nga mė tė rėndėsishmit e SHBA dhe formohet nė avokaturė nė njė tjetėr shkollė tė famshme, Columbia University tė Nju Jorkut. Nė Luftėn e Parė Botėrore ai futet nė aviacion dhe duke qenė se zotėron italishten, dėrgohet nė Torino me detyrėn e komandantit tė bazės militare amerikane tė skuadrės ajrore tė Torinos. Kėtu njeh Enrica Carello-n, me tė cilėn martohet nė Torino mė 1919 dhe mė 1924 lindin nė Nju Jork Mike Bongiorno-n, mbasi tashmā janė kthyer pėr tė jetuar aty. Familja ka njė jetė tė mirė falė profesionit tė babait si avokat i rangut mė tė lartė.
Papritmas shpėrthen kriza e Wall Street-it e vitit 1929 qė e falimenton tė jatin e Mike Bongiorno-s, i cili humb miliona dollarė mbrenda disa orėve! Eshtė 1930 dhe baba Filippo nis gruan e tij Enrica ti bėjė ballė jetės nė Torino sė bashku me birin Mike. Falė zotėsisė sė tij, ai ia arrin ta kalojė krizėn, rifillon jetėn e tij tė sigurtė disaplanėshe, aq sa bėhet edhe njėri nga tre kandidatėt pėr kryetar bashkie tė Nju Jorkut. Janė vitet 30. Papritmas, bashkėshortėt Bongiorno kalojnė nė krizė, ndonėse Filippo i kėrkon tė shoqes qė tė kthehet nė Nju Jork. Kjo refuzon dhe ata ndahen. Nanė e bir janė nė Itali ndėrkaq, dhe djaloshit Mike Bongiorno i mbeten sytė te uniforma e shkėlqyeshme e dajės sė tij, Nicolo Oneto, gjeneral divizioni i bersalierėve, i cili vjen si pushtues edhe nė Shqipėri! Ndėrsa Mike fillon e ėndėrron pėr Akademinė ushtarake, por, tė qenunit qytetar amerikan, ia ndalon njė dėshirė tė tillė nė Itali.
I mbetet vetėm Gjimnazi ku zbulon sportin. Eshtė skiator i ri, por sidomos atlet i kėrcimit sė larti, dhe 15 vjeē djalė arrin 1.50 metra, qė pėr moshėn, asokohe quhej rezultat i njė talenti tė pastėr. I vė vulėn talentit kur mbrrin deri 1.60 metra kampion i rajonit!
Dhe ja, qė sporti krejt befasisht e ēon tek gazetaria! Luigi Cavallero, kryeredaktor i faqeve sportive tė La Stampa-s tė Torinos, kėrkon ta intervistojė si njė kampion tė shquar. I pėlqen ky djalė me vėshtrimin miqėsor, disi zhbirues, aq mė tepėr qė nė kėte kohė, redaksitė po boshatiseshin prej largimit tė gazetarėve pėr nė front
Luigi Cavallero i propozon Mike-ut tė shkruante raportet nga stėrvitjet e Torinos e Juventusit si dhe tė realizonte intervista me ēiklistėt. Personazhet e tij tash janė Valentino Mazzola, Rava, Combi, Rosetta, Caligaris, Varglien. Tė gjithė bashkėlojtarė tė Riza Lushtės sonė. Nisin vitet 40. Eh, ēfarė skuadre qė ishte Juventusi i kėsaj kohe!, shkruan sot Mike Bongiorno nė kujtimet e tij. Dhe shton: Sporti, atletika, Luigi Cavallero i kishin dhėnė rrugė karrierės sime tė gazetarit dhe tė njeriut tė palkut (skenės).
Por lufta! Ai shfaq antifashizmin e tij derisa nė fillim tė viti 1944 arrestohet nga gjermanėt sė bashku me tėmėn dhe dėrgohen nė burgun San Vittore ku gjen disa tė arrestuar tė rangut tė lartė, e midis tyre, as mė pak e as mė shumė, por deri dhe Indro Montanelli-n me tė shoqen e tij. Mandej historia e personazhit tonė qė vazhdon nė kampin e pėrqėndrimit nė Bolzano, i njohur si kampi Gries, prej ku tė burgosurit niseshin pėr nė kampet e shfarosjes. Mandej nė kampin Stalag XVIII-AZ nė Corinzia, por ku aventurat bongiorniane, qė mbarojnė gjithmonė nė mėnyrėn mė sensacionale, siē do tė ishin sensacionale vetė bėmat e tij tė pėrbotėshme televizive.
Papritmas New York Times publikon emrat e tė burgosurve amerikanė tė cilėt do tė ndėrroheshin me robėr gjermanė nė Zvicėr. Midis emrave ėshtė edhe ai i Mike Bongiorno-s, i njohur si i burgosuri Nr. 2264. Mė 21 shkurt 1945, mbasi ka udhėtuar me anijen S.S.Gripsholm, Mike Bongiorno zbret nė Nju Jork. E mirėpret babai Philippo me tė cilin nuk ishin pa prej dhjetė vjetėsh. Ai e gjen tė jatin tė martuar pėr herė tė dytė, por ndjen gjithė pėrkujdesjen e tij si prind. Mikėpritje. Shtėpi. Mbėshtetje financiare. Por Mike Bongiorno kėrkon tė gjejė vetveten. Dhe fati qė e ndjek mbas si gjithnjė, pėr keq e pėr mirė: e thėrrasin nė Departamentin e Shtetit ku i propozohet tė punojė pėr seksionin italisht tė Zėrit tė Amerikės. Dhe nėpėrmjet emisioneve tė Zėrit tė Amerikės merr vesh nėna e tij, e sapoliruar nga bugu, se i biri ėshtė gjallė.
Vazhdon ndėrkaq, aventura amerikane e Mike Bongiorno-s, gjithnjė mbrenda profesionit tė tij tashmā tė fituar, atij tė gazetarit. Shkrime publicitare. Intervista. Lajme. Kronika. Kėrkon tė studjojė, por i jati i thotė, se nuk ėshtė koha e studimit, por e punės pėr tė fituar mbijetesėn. Dhe mu ky ėshtė ēasti kur Mike lidhet me radion. Eshtė radio Whom. Pėrsėri befasi e rastėsi sė bashku. Njė spiker i kėrkon Mike-ut qė ta zėvėndėsonte njė ditė tė vetme. Nė tė vėrtetė duheshin lexuar titujt e gazetės nė mbyllje tė saj, nė mbrėmbje vonė. Tė nesėrmen shpėrthimi! Mbėrrijnė dhjetra telefonata tė dėgjuesve tė cilėt qenė mrekulluar prej njė zėri tipik italian tė Veriut! Kaq mjafton. Kėshtu rradhazi: reklamė, muzikė, dhe deri tek emisioni i lajmeve tė marra nga anglishtja e tė pėrzgjedhura prej tij, tė redaktuara e tė lexuara prej tij. Njė gazetari e pastėr nė gjithė kompleksitetin e saj tė pasur.
Kėtu ėshtė ēasti fatmadh kur Mike Bongiorno njeh Quiz-in e parė, atė tė amerikanit Robert Q.Lewis, njė pėrzierje midis show dhe varietesė, prej ku do tia arrijė tė shpikė edhe Mike, Quiz-in e tij! Muzikė, reklamė dhe tė ftuar nė mikrofon, biseda, gjallėri. Nuk mbaron kėtu. Mike punon pa ndalesė pėr Zėrin e Amerikės dhe pėr Whom-in. E, prap befasia tjetėr, siē e tregon ai vetė. Njė ndėr gazetarėt mė tė mėdhenj tė RAI-t, Vittorio Veltroni, i jati i politikanit tė sotėm italian, Walter Veltroni, i kėrkon tė jetė korrespondent i RAI-t pėr Giornale radion. Kėshtu, gjatė 1948-52 Mike Bongiorno realizon radiokronikat e tij historike, duke mbėrritur deri nė intervistat me presidentin Eisenhower, shkencėtarėt e pėrbotshėm Enrico Fermi dhe deri radiokronikė prej koncertit tė Duke Ellington nė Metropolitan Opera House! E prej kėu te sporti, nga automobilizmi, boksi e deri te Madison Square Garden. Gjithnjė pranė kronistėve dhe telekronistėve mė tė famshėm amerikanė. Prej tyre e kam mėsuar profesionin e vėrtetė, thotė sot Mike Bongiorno. Ishin tetė vjetėt e tij amerikanė qė pėrforcojnė tejet fatin e tij profesional.
XXX
Eshtė 1953 dhe prap befasia apo rastėsia. Petrinella, njė pronar i shtypit, e ēon nė njė stacion tjetėr radiofonik, Wov, konkurenti i Whom-it, duke i propozuar qė tė kthehej nė Itali si korrespondent i saj. Mike shtang, mendohet dhe mė nė fund pranon. Ky do tė ishte rikthimi i tij pėrfundimtar nė atdhenė e origjinės dhe bashkimi me nėnėn e tij.
Dhe drejt e aty ku kishte lindur profesioni i tij: nė La Stampa e cila i kishte blatuar gazetarinė nė fillim tė vitit 40, nė kėrkim tė mbėshtetėsit tė tij tė madh Lugi Cavallero. Nuk e gjen. Ai ishte vrarė nė katastrofėn e skuadrės sė Torino-s nė Superga mė 1949! Mandej takimi me Vittorio Veltronin, drejtorin e Giornale radio dhe tė radiokronikave tė RAI-t, sidomos ato tė Giro dItalia. Dhe fjalėt e tij qė thuajse janė lutėse: Mike, ti je njė element shumė i ēmueshėm pėr ne. Propozimi ėshtė miklues dhe i qartė: Pėrveē detyrimeve me radiot amerikane, njė rubrikė pėr RAI-n me titullin Arrivi e partenze, me synimin pėr ti bėrė tė njohur publikut italian pėrmes televizionit, personazhet mė tė shquara tė politikės dhe tė artit tė cilėt jetonin jashtė Italisė. Ky ėshtė shpėrthimi i parė italian i personazhit tonė.
Kėtu merr fund gjithēka, ose rifillon gjithēka, qė e shndėrron qytetarin italo-amerikan Mike Bongiorno nė qytetar italian. Fama e tij do tė mbėrrijė deri te rekordi i paraqitėsit mė kohėgjatė televiziv qė njeh historia e njerėzimit.
E kam pa nga afėr njė herė tė vetme fare pranė, vetėm dy metra larg, Mike Bongiornon. Nė Montecarlo nė dhjetorin 1995, nė Gala IAF (Fondacioni Botėror i Atletikės) nė sallėn elegante Etolies ku zhvillohej ceremonia e shpalljes sė atletėve mė tė mirė tė Botės. Ai ishte mik personal i Presidentit tė ndjerė tė IAAF-it, Primo Nebiolo, i cili e kishte marrė me vete kėte atlet tė vjetėr pėr ta nderuar nė kėte mbrėmbje tė rrallė. Ishte njė ēast kur televizioni i Montecarlos po intervistonte Presidentin Nebiolo. Mike Bongiorno i qėndronte ēuditėrisht pranė, me buzėqeshjen e tij qė kishte diēka shpotitėse e humane bashkė, qė edhe ne telespektatorėt shqiptarė ia njihnim aq mirė. Unė shtanga para kėtij miti qė e kisha ndjerė aq tė afėrt pėr vite tė tana pėrmes ekranit tė vogėl, dhe qė mė mahniste me shkrirjen nė njė, tė gazetarisė sė folur e asaj tė televizionit, me elokuencėn shprehėse dhe me shpėrthimet e aktorit apo tė paraqitėsit. Nebiolo mbaroi ndėrkaq, Mike Bongiorno i futi krahun, kaloi rrufeshėm krejt ngjitur me mua dhe dėgjova qė i tha vetėm kaq: Sei grande Primo!. Dhe mu zhdukėn sysh nė morin e sallės Etolies tė Montecarlo-s, e cila nė vetvete pėrmbante njė etikė aristokratike, e ti asesi nuk mund tė guxoje tė bėje tė shpenguarin e aq mė pak fansin e dikujt
Kjo ėshtė historia e jetės sė njeriut i cili quhet disi gjatė: Michael Nicholas Salvatore Bongiorno, pa U, i mirėnjohur shkurt si Mike (Majk) Bongiorno, i cili sot 84 vjeē jeton i lumtur me bashkėshorten e tij Daniela dhe tre djemtė, duke vazhduar tė shquhet nė ekran me emisionet e tij.
Ky ėshtė Mike Bongiorno, njeriu i cili e pakta ēdo tė enjte nė mbrėmbje nė orėn 21.30 tė viteve 1970-74, ishte edhe pėr ne, qytetarėt e Shqipėrisė, personazhi mė i dashtun; njeriu tė cilit Umberto Ecco i ka kushtuar trajtesėn e tij sociofilozofike Fenomenologia, njeriu tė cilin Silvio Berlusconi ia ka rrėmbyer RAI-t duk e bėrė avangardėn dhe flamurmbajtėsin e aventurės sė tij tė bujshme televizive. Nė fund tė fundit, ky ėshtė Mike Bongiorno, paraqitėsi (presentatore) televiziv mė kohėgjatė qė njeh deri mė sot njerėzimi. Dhe po aq edhe sportisti atlet, alpinisti apo dhe skiatori qė ngjitet deri nė Pol (!), gazetari kronikan, radiofonik dhe televiziv, showman-i sui generis, aktori i 8 filmave deri me regjizorė tė tillė si Luigi Zampa, Vittorio De Sica apo Ettore Scola. Madje me aktorė tė tillė si Toto (Toto lascia o raddoppia?), tė cilit ai i kritikon vetmadhėshtinė, teksa na thotė se Toto qenka titulluar edhe si kont dhe dukė i Drishtit dhe i Durrėsit ( conte e duca di Drivasto e di Durazzo..).
Bongiorno mbetet kėsisoji, paraqitėsi televiziv i cili krijoj shkollėn e vetme nė historinė e pėrbotshme tė televizionit, me njė biografi profesionale tė pėrmasave gjigande: nė 11 Festivale tė Sanremos, 13 transmetime epokale tė RAI-t, nė 35 programe tė bujshme tė Mediaset, mbajtės i 40 Ēmimeve teleradiofonike, rekordmeni i pambėrritshėm (3125 puntata nė Quiz-n La ruota della fortuna), si dhe rekordmeni i pranisė mė kohėgjatė para kameras mbrenda njė viti: 400 orė mė 1995!
Nė librin e pėrbotshėm Guinness ai pėrcaktohet kėshtu:
Paraqitėsi (presentatore) mė aktiv pėrsa i pėrket numrit tė viteve qė mban mbi supe, me karrierėn e tij tė filluar mė 1946 si drejtues i njė emisoni radiofonik tė Quiz-it nė emitentin Whom tė Nju Jork-ut.
Kjo ėshtė jeta e Mike Bongiorno-s, ashtu siē nuk e kanė njohur kėsisoji as shqiptarėt, adhuruesit e tij tė fillimit tė viteve 70.
Tash, le tia lėmė fjalėt vetėm atij, Mike Bongiorno-s, qė tė na tregojė historinė e dy kryeveprave tė tij televizive qė tronditėn Evropėn e televizionit: Lascia o raddoppia? dhe Rischiatutto.
Lascia o raddoppia?
Nga Mike Bongiorno
I.
Lascia o raddoppia? simbas shumicės sė njerėzve ka qenė suksesi mė i madh i televizionit nė Itali. Mendim tė cilin unė e kundėrshtoj, sepse them se programi mė i bukur dhe i suksesit mė tė madh ėshtė Rischiatutto.
Sido qė tė jetė, Lascia o raddoppia? ėshtė shndėrruar nė mit, nė legjendė. Ekziston ende njė klub i paprekshėm fansash qė e konsideron si programin kult tė historisė sė Televizionit tonė.
Njė ditė, nė fillim tė vjeshtės sė vitit 55, u thirra prej Sergio Pugliese-s, drejtor i programacionit, i cili mė thotė: Mike, ti ke pasė dhe vazhdon tė kesh njė sukses tė dukshėm me radion. A e di se ke pesė milionė dėgjues tė martėn nė mbrėmbje? Nuk ka pra arėsye qė tė mos arrijmė te njė sukses edhe mė i madh me televizionin! Kemi absolutisht nevojė sepse industritė italiane janė duke filluar prodhimin e aparateve tė parė televizivė tė paracaktuar tė futen nė tė gjitha shtėpitė e Italisė. Pėrveē kėsaj, nėse nuk lėvizim shpejt, industritė e mėdha tė televizioneve amerikane, do ta pushtojnė Italinė.
Industritė amerikane tashmā kishin treguar se po bėnin shumė pėr pėrhapjen e televizionit nė Itali. Pak kohė mbas fillimit tė programit tim, ata do tė organizonin nė Milano njė ceremoni gjatė sė cilės njė pėrfaqėsues i shoqatės sė tregtarėve amerikanė mė dorėzoi njė trofe me njė statujėz qė nėnkuptonte Oscar-in amerikan, me ndryshimin se personazhi nė vend tė shpatės klasike, mbante nė duar njė valixhe udhėtari. Nė te qe shkruar: Distinguished Salesmans Award Mike Bongiorno-s pėr shitjen e televizionit italianėve. E gjitha ishte pėrkthimi i letrės sė njė fraze qė megjithate tingėllonte saktėsisht mė mirė nė anglisht: To Mike, who sold television to Italians. Nė anglisht fjala sold ka njė kuptim tė ndryshėm nga ajo qė ka nė Itali, Pėr ata nėnkuptonte se i kishte bindur italianėt tė blejnė televizorin.
Drejtor, iu pėrgjigja Pugliese-s, nė Amerikė ka disa kohė qė ėshtė duke pasur njė sukses tė madh tė papamė, deri nė pesėdhjetė milionė spektatorė! Quhet The 64.000 USD Question, qė e pėrkthyer do tė thotė Pyetja pėr 64.000 dollarė. Dhe po vazhdon gjithnjė me sukses nė CBS. Mekanizmi i lojės ėshtė krejt i thjeshtė, fillon me njė shifėr dy dollarėsh, dhe dyfishohet duke mbėrritur deri nė 64.000 dollarė.
Kjo pėrbėnte njė shifėr shumė tė lartė pėr atė kohė. Pėrse nuk bėjmė diēka tė ngjashme edhe nė Itali?, vazhdova unė. Jo, jo Mike! Nuk ėshtė e mundur kjo, duket se ende nuk e njeh mirė kėte vend. Mbi tė gjitha, nuk kemi ku i gjejmė ēmime tė tilla, dhe nuk besoj se drejtimi i ndėrmarrjes do ta lejojė. Mandej, njerėzit do tė kujtojnė se gjithēka ėshtė e sajuar prej nesh pėr tė krijuar personazhe rreth tė cilėve tė bėhet zhurmė..
Drejtor, mė dėgjo!, i thoja unė duke u treguar shumė kėmbėngulės. Nėse nuk mė beson shko nė SHBA dhe shih njė puntatė. Do tė shohėsh se ke pėr tė ndėrruar menjėherė mendim.
Arrita ta bindja Pugliese-n qė tė nisej pėr nė SHBA pėr tė verifikuar me sytė e tij, dhe ata shkuan sė bashku me drejtorin e atėhershėm tė RAI tė Milanos, Alberto Passante. Mbas njė jave vėzhgim, ata u kthyen tė bindur dhe entuziastė.
Mike, mė thotė Pugliese, ke patur plotėsisht tė drejtė, njė gjė tė tillė nuk e kemi parė kurrnjiherė nė Itali. Duhet megjithate, tė bėjmė njė diēka tė zgjuar nė mėnyrė qė tia pėrshtatim programin shijes sė italianėve.
Dhe kėshtu, vjen 19 nėntori 1955. Njė datė historike pėr televizionin italian. Prej njė teatri tė posaēėm tė pėrshtatun nė Panairin e Milanos, unė iu paraqita drejtpėrdrejt publikut televiziv, i cili ende nuk dinte asgjė prej tė jashtėzakonshmes qė ne po fusnim nė valė.
Kishim njoftuar pėrmes gazetave se ėshtė nė rrugė njė nismė e paracaktuar pėr tė tėrhequr tejet vėmendjen e gjithė vendit. Ishte periudha ku shtypi italian nuk kishte marrėdhėnie tė mira me televizionin, dhe pavarėsisht ftesave qė kishim bėrė, unė u gjenda krejtėsisht i vetėm nė studio pėr tė spjeguar se si do tė funksiononte Lascia o raddoppia?.
Dola nga teatri i zhgėnjyer sepse mė dukej se gjeta njė mungesė tė plotė interesi. Duke menduar kėshtu ecja nėpėr Milano pėr tė shkuar nė Hotel Cavalieri ku qėndroja, dhe njihesha mirė nė bar midis grupeve njerėzish tė cilėt bisedonin. Ndėrkaq, i dėgjova tek flisnin pėr paraqitjen e programit tim, qė sapo e kishin pa, dhe natyrisht kishte tėrhequr interesin e tyre. Ideja e telequiz-it, dėgjova tė thonin ata, iu dukej diēka e re dhe me tė vėrtetė e madhe.
Gazetat, duke iu pėrgjigjur interesit tė njerėzve, e kuptuan menjėherė gabimin qė kishin bėrė. Dhe tė gjithė do ti suleshin RAI-t pėr njė ftesė pėr tė qenė tė pranishėm javėn e ardhshme nė puntatėn e parė zyrtare, atė tė 26 nėntorit. Kaq tė shumta ishin kėrkesat sa qė na u desht tė vendosnim njė tribunė pėr tė pritur gjithė gazetarėt e akredituar. I njėjti problem edhe pėr fotografėt. Duhej tė krijonim njė hapėsirė pėrballė skenės pėr ti pritur edhe ta.
Pėr tė treguar se po i bėnim gjėrat me seriozitetin mė tė madh, vendosėm mbi skenė njė tryezė rreth sė cilės qėndronin funksionarė tė RAI-t, si dhe noteri i pari nė historinė e televizionit tonė. Ishte Dr. Niccolo Livreri, i cili mbas 44 puntatave kishte pėr tė dhėnė dorėheqjen pėr shkak tė akuzės se kishte ndihmuar njė pjesėmarrės dhe qė u zėvendėsua prej noterit Carlo Marchetti. Episodi nė vetvete qe tejet zhurmėmadh dhe qe pėrshkruar prej gazetave, ēka shkaktoi lindjen e njė mėdyshjeje dhe gjithmonė mund tė kishte njė gabim, sigurisht i bėrė pa dashtė.
Dihej qė nė Amerikė, nė fund tė viteve pesėdhjetė, ndodhėn skandale tė mėdha tė lidhura me fitime tė pilotuara nga televizionet, por mund tė them faktin se nė pesėdhjetė vjet tė karrierės njė gjė e tillė nė programet e mia, nuk ka ndodhur asnjėherė, kjo ndoshta edhe falė rreptėsisė sime nė studio. Kjo ėshtė njė gjė pėr tė cilėn jam sulmuar dhe tallė madje, por duhet tė them se pėr mua ėshtė njė krenari, kur dihet se sa here qė janė nė valle ēmime me miliona, tė dalėsh prej kufirit legal, ėshtė njė rrezik shumė i rėndė, qė sjell pasoja edhe mė tė rėnda.
Noteri i ri, Marchetti, u bė kėshtu popullor jo vetėm pėr kontrollet e tij tė drejta tė pyetjeve qė bėja, deri aty sa qe detyruar ta zgjerojė tejet veprimtarinė e zyrės sė tij, sepse tė gjithė pėr ēėshtjet e tyre donin tė kishin njė noter si ai i Lascia o raddoppia?, i cili ishte garancia e njė ndershmėrie absolute. Edhe pse dukej shumė i idhėt, nė tė vėrtetė, ai kishte njė mirėsi tė pafund, tė njė njeriu me tė vėrtetė tė durueshėm. Pėr fat tė mirė apo tė keq, noterėt duhet tė mbajnė njė qėndrim tė tillė pėr tė respektuar rregullat. Edhe Ludovico Peregrini, Zotnia Jo, bashkėpunėtori im historik prej gati dyzet vjetėsh, pėr shembull, ėshtė njė njeri shumė i durueshėm edhe pse pėr ata qė e njohin vetėm prej televizionit, nuk duket aspak i tillė.
Ndodhi kėshtu pėr herė tė parė nė Itali qė duke luajtur pėr dyfishimin, tė fillonin tė delnin para publikut tė kombit, personazhe tė pabesueshėm, tė zbuluar prej njė Italie qė deri nė kėte kohė kishte mbetė thuajse si e fshehur.
Ishin njerėz me tė dhėna tė mėdha tė kulturės, dhe mbi tė gjitha tė njė kujtese tė pazakontė. Pėr ti tėrhequr njerėzit qė tė merrnin pjesė kishim vendosė edhe ēmime inkurajuese pėr ata tė cilėt kishin frikė se mos gabonin dhe nė njė ēast tė caktuar thonin: E lė me kaq!, nė vend qė tė dyfishonin.
Kush shkonte deri nė fund mund tė ēonte nė shtėpi 5 milionė e 120 mijė. Njė shifėr qė sot mund tė duket qesharake, por qė pėrkundrazi, asokohe ishte e mjaftueshme pėr tė blerė njė apartament ose madje pėr tė ndėrtuar njė vilė tė vogėl nė fshat. Pėrveē tė tjerave, nė fillim, shteti nuk ndėrhyri pėr tė taksuar fitimet. Kėte e bėri mė mbas, dhe atėherė mjaft pjesėmarrės tė cilėt kishin fituar shuma dhe qė i kishin investuar duke menduar se nuk i detyroheshin asgjė shtetit, pėr fat u detyruan mandej qė tė rishitnin ate qė kishin fituar.
Unė ndikoja shumė nė zgjedhjen e pjesėmarrėsve sepse, i fortė nė pėrvojat e mia amerikane, e dija se ishte e nevojshme tė pėrzgjidhja njerėz tė cilėt mund tė bėheshin personazhe, dhe rreth tė cilėve mund tė krijohej njė histori. Pėrzgjedhja ishte shumė e lehtė, sepse pėr herė tė parė paraqitej rasti tė vihej nė pah hobi dhe kultura e pėrpunuar si tė thuash, nė mėnyrė sekrete, tek shumė njerėz, tė cilėt edhe sepse nuk kishin njė diplomė ose njė titull tė lartė shkolle, zotėronin njė bagazh njohurish tė tilla, tejet mė tė larta se shumė prej atyre tė cilėt kishin pasė fatin tė vazhdonin shkollat.
Nė katėr vjet qė vazhdoi Lascia o raddoppia? u bėnė 400.000 pyetje pjesėmarrjeje. Dhe duhet thėnė se niveli i lojės ishte shumė i lartė dhe pjesėmarrėsi luante pėr tiu pėrgjigjur saktė njė pyetjeje tė vetme, nė ndryshim nga quiz-et e tjerė qė sapo kishin nisė tė dukeshin pėrditė, ku pjesėmarrėsit i jipej mundėsia tė zgjidhte midis tri apo mė shumė pėrgjigjeve tė lehta tė shkruara.
Futbolli, siē ėshtė edhe sot, mbetej sporti qė i tėrhiqte mė fort italianėt, por konsiderohej pak a shumė si njė fushė qė tėrhiqte mė tepėr burrat. Duke bėrė disa kėrkime gjetėm njė vajzė e cila quhej Paola Bolognani. Ajo dinte gjithēka rreth futbollit dhe tregonte me njė lehtėsi marramendėse rezultatet dhe formacionet e gjithė kampionateve qė zhvilloheshin, si dhe tė mėparshmėve. Ajo pati njė sukses tė jashtėzakonshėm. Nė pak ditė tė gjitha gazetat nisėn tė merreshin me te, me jetėn e saj dhe tė familjes sė saj. Nė mėnyrė tė veēantė gazetat e skandaleve, dėfreheshin duke shpikur gjithēka, deri dhe njė flirt tė saj me mua. Sepse, pėrveē tė tjerave, ajo ishte edhe njė vajzė e bukur dhe shumė inteligjente. Mė vonė arriti tė bėhej kryetare bashkie. Luanesha e Pordenone-s kėshtu e thirrėn fitoi ēmimin pėrfundimtar duke kujtuar emrat e tė gjithė gjysmėmbrojtėsave tė Bologna-s.
I paharrueshėm ishte ndėrkaq, skeēi qė bėmė me Ugo Tognazzi-n, i cili imitonte Bolognani-n, dhe me Raimondo Vianello-n i cili mė imitonte mua. Duke ndėrtuar njė pyetje/pėrgjigje tipike tė programit, Tognazzi dhe Vianello jepnin pa ndalesė deri nė pambarim, dhjetra e dhjetra emra, pa asnjė rregull dhe pa e ndalur asnjeri tjetrin.
Njė tjetėr personazh femėror qė e bėri gjithė Italinė qė tė merrej me te, ishte Maria Luisa Garoppo, e cila u paraqit si njohėse e tragjedive greke. Ishte e pajisur me njė kulturė tė lartė, por publikun televiziv, ajo qė e tėrhiqte mė fort ishte mbi tė gjitha, gjoksi i jashtėzakonshėm i madh i saj, ēka nuk ishte parė deri atėherė! Ishte kaq i madh saqė pėr ta inkuadruar pėrmes kameras, regjizori Romolo Siena, duhej tė lodhej sė gjeturi largėsinė pėr ta pėrfshirė tė gjithin nė ekran. Gjatė pjesėmarrjes sė saj, njė grup gazetarėsh lojcakė e bėnė qė ti pozonte mbi tryezė gjinjtė e saj; poshtė tyre vendosėn njė fletė tė madhe letre mbi tė cilėn shkruan me laps masat. Erdhėn mandej nė dhomzėn time, duke mė kėrkuar qė ta transmetoja. Por asokohe RAI ishet tejet i moralshėm, dhe nuk mund tė lejonte kurrnjiherė gjėra tė tilla. Mė vonė Garoppo hyri nė politikė, duke zėnė madje edhe njė vend tė rėndėsishėm nė partinė e saj.
Personazhi i parė mashkull, i cili krijoj njė revolucion tė vėrtetė tė vet nė Itali si midis dėgjuesve ashtu dhe midis kritikėve televizivė ishte Luigi Marianini. Ai ishte njė njeri me kulturė tė rrallė, kishte katėr diploma dhe fliste nė njė mėnyrė veēanėrisht elegante. Vinte gjithmonė me njė kostum tė shndritshėm: xhaketė, jelek, kėmishė, kravata qė deri atėherė nuk i kishte veshė askush. Mė quante inkuizitori im i pamshirshėm, dhe ende sot, herė mbas here, televizioni transmeton puntata tė pjesėmarrjeve tė tij nė Lascia o raddoppia?. Veshja e tij e asokohe sot nuk krijon sensacion kur sheh veshjen e rinisė sė tashme, por inteligjenca e tij nuk ėshtė kaluar asnjėherė prej askuj. Ai kishte njė eksentricitet tė pabesueshėm, ndonjėherė vinte i veshur si prift dhe kalonte nėn portalet e rrugės Roma ose Torino, duke kėmbėngulur se qe thirrė prej Zotit.
Shumė emocione krijoj pjesėmarrėsi qė quhej Felice Mannarelli, origjinar i njė fshati tė humbur nė Abruzzo, Montenero Val Cocchiera. Erdhi nė Lascia o raddoppia? pėr tė paguar studimet. Ishte kaq i varfėr aq sa na befasoi tė gjithėve kur e pamė duke mėsuar nėn tė vetmen llampė tė rrugės sė fshatit tė tij. Pjesėmarrja e tij ishte kaq emocionuese sa qė nga ēdo pjesė e Italisė mbėrrinin pėr te ndihma tė llojeve tė ndryshme. Mannarelli arriti deri te pyetja pesėmilionėshe dhe vendosi ta dyfishonte duke krijuar njė emocion tė papamė nė publik pėr guximin e tij. Nėse fitoj kėte shumė qė kam fituar deri tani unė mund ti vazhdoj studimet e mia, tha, por mė duhet tė ndihmoj edhe familjen time. Kur doli nga kabina ne u trembėm, sepse ai ishte zverdhur dhe tė dukej se po mbaronte, por unė dhe Edy Campagnoli, shoqėruesja ime e programit, iu gjendėm menjėherė pranė, tė lumtur dhe tė gėzuar qė kishim mundur tė kontribuonim nė zgjidhjen e problemeve tė tij. Nė kėte ēast mua mė rodhėn lotėt.
Pėrsa i pėrket ndihmave tė nevojtarėve, pėr publikun ngjalli njė emocion shumė tė fuqishėm rasti i pjesėmarrėses shumė tė bukur nga Toscana, e cila quhej Marisa Zocchi nga Pratolino. Familja e saj kishte njė bar, dhe ajo kishte mėsuar gjithēka nga ēiklizmi sepse bari ndodhej pėrbri njė rruge ku stėrviteshin ēiklistėt e mėdhenj. Nuk thoshte kurr pse merrte pjesė, por mė mbas zbuluam se dėshironte tė ndihmonte nėnėn e saj shumė tė sėmurė. Prej frikės sė humbjes, mbasi fitoi dy milionė e gjysėm, njoftoi se nuk dėshironte ta dyfishonte shumėn, sepse pėr te kaq mjaftonin. Nė kėte ēast, duke pa se publiku ishte bėrė tejet i ndjeshėm pėr kėte ngjarje, ndėrhyn nga shtėpia e tij Mbreti Faruk, i cili jetonte nė Itali nė emigracion, duke deklaruar se ishte emocionuar kaq fort sa qė kishte vendosė tė jipte ai dy milionė e gjysėm pėr tė mbėrritur ēmimin e lartė pėrfundimtar
E pėrktheu: Besnik Dizdari
lajme.parajsa.com



































