Agjenti 007, premiera e radhės
07.11.2008 06:04 Kulture - Burimi: Kosova SOT Kulture
Tė enjten ėshtė dhėnė premiera e filmit mė tė ri tė agjentit 007 Xhejms Bond. Nė njė takim me gazetarė, menaxherja e kinemasė sė vetme nė kryeqytet, Miradije Vllahiu tha se kompania pėr distribuimin dhe shfaqjen e filmave "Genci", ka sjellė nė kinemanė "ABC" premierėn botėrore tė filmitĀ "QUANTUM OF SOLACE" ("KUANTI I NGUSHĖLLIMIT") - James Bond 007, para shumė vendeve tė Evropės e Botės. Filmi do tė shfaqet pėr dy javė rresht nė kinemanė "ABC" dhe ėshtė projekt i bashkėpunimit tė kompanisė "Genci" me shtėpitė e mėdha filmike botėrore, ka thėnė ajo, Kjo premierė botėrore ka ardhur si bashkėpunim mė kompaninė "Eksluziv grup".Ā MenaxherjaĀ Vllahiu nė kėtė takimĀ tha se jo rastėsisht premierat qė shfaqen para shumė vendeve tė tjera tė Evropės dhe botės kanė numėr mė tė madh tė shikuesve si rezultat i piraterisė. Madje drejtuesve tė kinemasė u mbetet tė shpresojnė qė filmi tė mos bėhet shumė shpejt pirat.Ā "Filmi qė nuk bėhet pirat grumbullon numėr mė tė madh tė shikuesve", ka thėnė ajo. Filmi ėshtė edicioni i fundit i James Bond 007 dhe do tė vazhdojė tė shfaqetĀ nė repertorin e kinemasė pėr dy javė nė pesė termine: 14.00, 16.00, 18.00, 20.00 dhe 22.00 ku bileta kushton tri euro. Deri nė fundvit nė kėtė institucion kulturor do tė mbahen edhe shumė aktivitete, si Festivali Ndėrkombėtar i Studentėve pėr Film dhe Teatėr "Skena UP", Festivali pėr tė Drejtat e Njeriut "Njė botė", "Java e filmit francez", etj.F.A.
lajme.parajsa.com



































