Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Ahmeti: Mitin e Skėnderbeut e krijoi Evropa

26.11.2008 06:26 Kulture - Burimi: Panorama Kulture

•  

Alma Mile

Nuk shkėputet dot nga rrėnjėt. Aty ėshtė Shqipėria, kujtimet e fėmijėrisė, babai, ai vetė, por edhe Skėnderbeu, tė cilin e sjell nė 10 tablo. Ėshtė heroi herė tragjik, herė fitimtar, herė prind, e herė bashkėshort, por gjithsesi nė nivelet e hyjnores. Por ėshtė edhe Nju Jorku. Bashkim Ahmeti, i cili prej vitesh jeton dhe krijon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kthehet nė Tiranė me njė ekspozitė pikture. Nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, ai ekspozon sot 80 vepra tė reja, shumė nė dimensione tė mėdha, 30 prej tė cilave janė shitur tashmė. Nė njė intervistė pėr “Panorama” piktori tregon mbi laboratorin e tij krijues, motivet e vjetra e tė reja.
Riktheheni pas 4 vjetėsh me njė tjetėr ekspozitė, cili ka qenė laboratori juaj krijues gjatė kėsaj periudhe?
Gjatė kėtyre katėr viteve kam vazhduar procesin tim tė krijimtarisė, nė mėnyrė normale dhe nuk kisha bėrė asnjė plan pėr tė hapur njė ekspozitė. Kam hapur ekspozita personale e nė grup aty dhe kur u afruan ditėt nisa tė mendoja se si do ta organizoja, pėr t’i dhėnė njė fytyrė, jo tė rastėsishme. Nė krijimtarinė e njė artisti gjėrat janė tė lidhura me njėra-tjetrėn, madje po tė shohėsh njė grup punėsh nė studion e njė autori, sheh se janė po ato ide, ajo mėnyrė tė krijuari, ato shqetėsime artistike dhe estetike.
Cilat janė motivet qė pėrshkojnė kėtė ekspozitė?
Janė frymėzime nga Shqipėria, mbresat e mia, mbresa nga jeta, nga natyra, frymėzime qė marrin shkas nga njė kėngė, nga njė varg popullor, nga njė libėr, ide e shprehur diku nga njė mendimtar, njė kujtim i fėmijėrisė, raportet me njerėzit, prindėrit, familjen. Pėr t’i vėnė njė emėr, i quaj temat e “Shqipėrisė sė pėrjetshme”, ku mblidhen bashkė tė gjitha frymėzimet e jetės, vegjėlisė, historisė, njerėzve tė shquar, apo tė imagjinuar.
Njė grup pikturash vėrtiten rreth figurės sė Skėnderbeut. Janė mjaft, janė 10 tablo, disa janė tė dimensioneve tė mėdha. Edhe mė parė kam trajtuar figurėn e njė heroi qė ėshtė herė fitimtar e humbės, herė poetiko-romantik, herė tragjik. Kėtė radhė puna mė ēoi drejt tij.
Ēfarė ju ndolli drejt figurės sė Skėnderbeut?
As unė nuk e di. Nė pikturė kam personazh qė herė ėshtė me krahė e herė me xhufka, herė ėshtė babai im, herė jam unė qė vihem nė vendin e tij, apo dikush qė vjen nga njė kėngė. Shpesh herė e kam quajtur “Mbreti”, “Mbretit i dhemb koka”, “Mbreti kuq e zi”, si herėn e shkuar. Por dalėngadalė bėra njė portret tė tij dhe nuk e di pse mė vonė i vura pranė Donikėn, siē mė ka ndodhur dhe herėt e tjera, qė ku ėshtė njė hero ėshtė edhe njė femėr pranė tij, ndaj erdhi dhe Donika. Njėra punė solli tjetrėn. Kėshtu erdha tek figura e Skėnderbeut, i pari qė pati idenė gjeniale tė krijimit tė shtetit tė shqiptarit, me aleanca perėndimore, larg lidhjeve tė Bizantit. Mė ka frymėzuar kjo figurė.
Pak kohė mė parė, ju hapėt njė ekspozitė nė vendlindjen tuaj, si ju priti Gjirokastra?
Ekspozitėn e fundit nė Gjirokastėr e hapa nė vitin 1985. Ishte hapi im mė i suksesshėm si piktor i ri atėherė. Ishin piktura pėr Gjirokastrėn, mė tej erdhėn edhe nė Tiranė, nė Muzeun Kombėtar. Qė atėherė nuk hapa mė njė ekspozitė nė Gjirokastėr. Kur hapa ekspozitė kėtu tė gjithė erdhėn pėr ta parė qė andej, ndaj kėsaj here vendosa tė vete unė atje. Nuk ishte e lehtė tė bėje njė ekspozitė me 60-70 punė. Realizuam njė mbrėmje shumė tė kėndshme, pikturat u pritėn me dashuri dhe mirėkuptim. Kėshtu qė u ndava i lumtur me Gjirokastrėn. Mė erdhi mirė qė njerėzit ishin tė interesuar pėr tė blerė dhe pėr tė ndėrtuar koleksionet e tyre. Kjo ishte diēka e re pėr mua.


Ekspozitė me piktura tė shitura

Mes 80 pikturave qė ekspozohen sot, mėsojmė se 30 janė tė shitura e ndoshta shumė shpejt do tė shiten edhe tė tjerat, ashtu si ndodhi katėr vjet mė parė. “Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse ky ėshtė profesioni im dhe unė nuk bėj punė tjetėr. Studioja ka nevojė tė mbahet. Ka nevojė tė prodhosh, tė ekspozosh dhe punėt tė shkojnė tek njerėzit... Pėr mua kjo ėshtė njė kėnaqėsi shumė e madhe, ėshtė tregues i suksesit”, thotė piktori Bashkim Ahmeti. Edhe pse nuk mund ta pėrmbledhė me njė fjalė arsyen pse njerėzit e pėlqejnė pikturėn e tij, Ahmeti thotė se ka rėndėsi qė piktura tė jetė e bukur. “Ky ėshtė ligji i pikturės. Edhe kur pikturon vdekjen, tradhtinė, frikėn, apo diēka tjetėr, duhet tė jetė e bukur”.

I frymėzuar nga Skėnderbeu

Nė kohėn kur dalin lloj–lloj tezash mbi figurėn e Skėnderbeut, piktori Bashkim Ahmeti, frymėzohet dhe mes njė larmi punėsh na sjell dhe 10 vepra pėr heroin. “Edhe Skėnderbeu im ėshtė i “ēmitizuar” sepse ai ėshtė bashkėshort, ka njė grua ambicioze dhe ėndėrrimtare, herė ėshtė ai vetė ėndėrrimtar pėr t’u bėrė mbret, pastaj babai qė shpreson qė i biri tė jetė trashėgimtari. Nuk ėshtė heroi i shablloneve, por kjo e bėn edhe mė hyjnor, por njėkohėsisht edhe mė i prekshėm. Kėto pėrrallat e ēmitizimeve ndodhin gjithnjė me personazhet e mėdhenj”, thotė Ahmeti, sipas tė cilit ai nuk mund tė ēmitizohet me 10 apo 100 libra, sepse pėr tė janė bėrė me mijėra tė tillė, qė para Barletit, pėr tė vijuar me burra tė shquar tė Rilindjes Evropiane, deri tek Noli. “Mitin e Skėnderbeut nuk e ngritėm ne, por Evropa, ai ishte njė nga personazhet mė frymėzuese pėr tė gjithė. Ai ishte mit nė periudhėn kur shqiptarėt patėn nevojė pėr t’u frymėzuar. Nė njė kohė kur kishin ardhur nė zgrip tė zhdukjes, shqiptarėt e gjetėn tė gatshėm. Popuj tė tjerė kanė dashur ta pėrvetėsojnė, por ai ishte shqiptar”, thekson Ahmeti, teksa shton se pavarėsisht se kėto gjėra nuk lidhen direkt me pikturėn, vėrtiten nė vetėdijen e piktorit dhe gjejnė shteg pėr tė dalė nė vepėr.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare