Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Alketa, heroina e Shėn Bartolomeut

16.08.2008 12:02 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Thuajse e panjohur nė Shqipėri, sopranoja Alketa Ēela, ėshtė njė nga zėrat operistikė tė njohur nė Francė. Interpretimi i saj tek ”Hugenotėt” ėshtė i preferuar nga dėgjuesit nė internet

Njė zė i qartė, me timbėr tė veēantė, qė garanton sukses. Gati e panjohur nė vendin e vet, zėri i saj dėgjohet e ridėgjohet nė internet. Nė disa nga faqet mė tė vizituara nė internet, ku shkarkohen video nga mė tė ndryshmet, mjaft e klikuar rezulton tė jetė edhe opera ”Les Huguenots” (”Hugenotėt”). Mbi 5 mijė adhurues tė muzikės operistike kanė dėgjuar ariet mė tė famshme tė operės, sė interpretuar nga tenori amerikan Rockėell Blake dhe sopranoja shqiptare Alketa Ēela, duke i dhėnė njė vlerėsim prej 5 yjesh. Duket se Ēela ka mbetur larg vėmendjes sė publikut shqiptar, por rezulton tė jetė e njohur nė Francė dhe konkurset operistike qė organizohen aty e rendisin nė historikun e tyre si njė nga talentet pjesėmarrėse e qė ia kanė dalė mbanė nė skenat franceze. Edhe pse gjatė viteve tė karrierės sė saj ka realizuar disa figura tė arrira, ajo e heroinės Valentinė, tek ”Hugenotėt” mbahet si mė e mira. ”Heroina e ditės quhet Alketa Ēela”, - do tė shkruanin pas premierės nė skenėn operistike tė Metz-it, kritikėt francezė. Madje ndonjė syresh do tė guxonte tė thoshte se regjistri i saj prej sopranoje dramatike merrte njė ngjyrim grykor tė ngjashėm me atė tė sopranos tė madhe Maria Callas, ”Valentina sublime e Saint Bris, nė sakrificėn e saj tė fundit. ”Les Huguenots” ėshtė njė opera franceze nga Giacomo Meyerbeer, njė nga shembujt mė popullorė dhe spektakolarė tė operės sė ”madhe”. Libreti ėshtė shkruar nga Eugčne Scribe dhe Émile Deschamps. Njė ndėrthurje e historisė me fantazinė.

Opera kulmon me njė ngjarje tė njohur historike tė vitit 1572, masakrėn e natės sė Shėn Bartolomeut, ku mijėra protestantė francezė u vranė nga katolikėt nė tentativėn pėr tė ”ēliruar” Francėn nga influenca protestante. Njė ngjarje e quajtur ndryshe edhe si Lufta fetare franceze. Gjatė masakrės zė fill edhe njė histori dashurie mes katolikes Valentine dhe protestantit Raoul, sigurisht njė krijim i libretistit.

”Les Huguenots” pati premierėn nė Operėn e Parisit nė 29 shkurt tė vitit 1836, ku njohu njė sukses tė menjėhershėm. Kritika e asaj kohe vlerėsoi krijimin dhe interpretimin e kėngėtarėve. ”Hugenotėt” ėshtė njė nga operat mė tė shfaqura nė skenat franceze e botėrore. Shfaqjen e saj tė 1000-tė e pati nė 16 maj tė vitit 1906. Madje ajo konsiderohet si opera mė e suksesshme e shk. XIX.

E duket se kjo vepėr i ka ”falur” ca nga suksesi i vet edhe sopranos shqiptare. Alketa Ēela nisi studimet muzikore dhe operistike nė Akademinė e Arteve nė Tiranė, nė vendlindjen e saj. Pasi fitoi konkursin ”Riacciarelli”, ajo perfeksionoi njohuritė e saj nė Akademinė e sopranos italiane Katia Ricciarelli nė Mantova. Arriti deri nė finale mė konkursin ”Toti Dalmonte” nė vitin 1994 dhe fiton ēmimin e tretė nė konkursin e organizuar me rastin e rikonstruksionit tė Teatrit ”Fenice”(Feniksi) nė Venecia. Pas studimeve nė Shqipėri e Itali, Alketa vendos tė vijojė trajnimin e saj nė Francė. Nė vitin 1998, ish- drejtori i Operės sė Lionit, Jean-Pierre Brossmann e fton atė nė kompaninė e Lionit. Duke vlerėsuar muzikalitetin e zėrit tė saj, drejtuesit e Operės Kombėtare tė Lionit i besojnė asaj rolin e Paminės tek ”Flauti magjik”, L’Amour tek ”Orfeu dhe Euridiēia”, etj. Ajo gjithashtu dha edhe njė koncert me krijimtari italiane nė Amfiteatrin e Operės sė Lionit. Rolin e Paminės e interpretoi edhe nė teatrin e Trevisos e mė pas rolin e Aurorės tek opera ”Orioni” nė Teatrin ”Fenie” nė Venecia nė vitin 1998. Mė tej rolet do tė ndiqnin njėri-tjetrin nga njėra skenė nė tjetrėn nė Francė e Itali me interpretime nė vepra edhe mė tė rėndėsishme, si ”Don Giovanni”, ”Cosi fan tutte”, ”La Traviata”, ”Turandot”, ”Tosca”, ”Pagliaci”, ”La boheme”, ”Les Huguenots”, etj. Gjithashtu fitoi disa ēmime tė para nė konkurse tė rėndėsishme operistike nė Francė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare