Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Amaneti

20.08.2008 14:03 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture

Tė vėrtetat mund t‘i gjesh nė rreshtat e fundit. Nė orėt qė duken se ikin aq shpejt, dhe ti vetėm me fjalė mund t‘i ndalėsh. Teodor Keko besoi te fjalėt. I rritur me to, ai e dinte se ato do tė jetonin pėrgjithmonė dhe atėherė kur ai tė kish ikur diku larg. Por, a mjaftonin ca muaj pėr t‘i thėnė tė gjitha?

Nėse lexon librat e lėnė pas nga Keko, kupton se ai ka jetuar mė shumė se vitet qė jetoi. Ka jetuar aq sa pėr tė lėnė tė plotė njė kolazh stinėsh nė njė letėrsi qė vazhdon tė jetojė dhe pas tij. Sot mbushen gjashtė vjet nga ndarja e tij nga jeta. Njė ikje qė u ka dhembur jo vetėm miqve dhe tė afėrme tė tij, por dhe mijėra lexuesve qė gjithnjė rendin nė librari pėr tė lexuar librat e rinj tė Kekos.

Kėtė vit, shkrimtari do tė kujtohet jo vetėm sot, nė kėtė ditė qė tė kujton lajmin e trishtė tė ndarjes sė tij nga jeta, por dhe mė 2 shtator nė ditėn e lindjes sė tij. Kėtė fillim shtatori Teodor Keko mbush 50 vjeē. Miqtė e tij do tė mblidhen nė "Piazza" pėr tė kujtuar kohėt kur Dori ishte mes tyre. Por, nuk do tė jenė vetėm bisedat me copėza kujtimesh nga fjalė tė mbetura thellė nė kujtesė nga kohėt me Dorin, por dhe njė kujtim mes librash. Shtėpia botuese "Toena" do tė hedhė nė treg mė 2 shtator tre libra tė rinj tė shkrimtarit. Njė pėrmbledhje me poezi tė zgjedhura, tė quajtur "Kryqėzim", njė pėrmbledhje me tregime me titull "Curriculum vitae" dhe njė libėr me 12 tregime tė pabotuara ndonjėherė, me titull "Amaneti". Kėto tregime janė shkruar nė periudhėn prill-korrik 2001, para se ai t‘i nėnshtrohej terapisė. Ato janė lėnė nė dorėshkrim nga shkrimtari me amanetin pėr t‘u redaktuar nga miku i tij, Andi Bejtja. Gjashtė vjet mė vonė, nė kėtė fillim shtatori, kur Keko mbush 50 vjeē, Bejtja i sjell kėto tregime pėr lexuesin, duke pėrmbushur kėshtu dhe amanetin e Kekos. Kopertina e kėtij libri ėshtė ideuar nga njė tjetėr mik i Kekos, artisti Vladimir Myrtezai.

Por ēfarė kanė nė thelb kėto 12 tregime? Ja si shkruan nė esenė e tij nė fund tė librit Andi Bejtja." ”¦Kur mora nė dorė kėto dymbėdhjetė tregime, disa mund tė quhen pa frikė dhe tregimthe, vura re se shumica e tyre, si titull provizor, nuk e di tė vėnė nga Dori apo nga dikush tjetėr, kishin kryesisht emra femrash. Dhe nė fakt, pavarėsisht nga ngjarjet dhe nga peizazhi social i tranzicionit, shumica e kėtyre tregimeve nė qendėr kanė tė skalitur portretin e njė femre, femra tė cilat janė shumė tė ngjashme me njėra-tjetrėn dhe qė, nė fund tė fundit, mund tė thuhet me plot gojėn se ato janė portreti mė i gjallė i femrės shqiptare tė viteve ‘80-‘90. Kjo femėr lėviz nė njė peizazh tė egėr tranzicioni, mes meshkujsh apo zyrtarėsh epshorė, me dilemėn e madhe pėr tė qėndruar apo ikur nga Shqipėria, herė-herė e pėrulur pėrpara kėsaj bote tė egėr, duke pėrfunduar me vetėdije, por pa dėshirė, nė ndonjė motel nė periferi tė Tiranės dhe, herė-herė, arrogante dhe rebele, por gjithsesi pa rezultat...

”¦Kjo ishte njė botė qė Dori jo vetėm e njihte mirė, por, ndryshe nga shumė shkrimtarė (tė ashtuquajtur shkrimtarė tė viteve ‘80), e pėrshkruante pa stisje, pa artifice, aq drejt dhe thjesht, saqė vetėm njė fije e hollė e ndan atė nga naivizmi. Letėrsia shqiptare ka njė boshllėk tė madh nė trajtimin e temave e personazheve tė viteve 1980-2000, ndaj dhe vepra e Teodor Kekos ėshtė njė gur me peshė nė gjithė kėtė boshllėk”¦".

Ashtu siē shprehej vetė Keko, me kėto tregime ai donte tė mbyllte tė ashtuquajturin cikėl i tranzicionit. Dhe librat e lėna pas nga ai tregojnė se Keko ia doli pėr tė rrėfyer jetėn me njė stil tjetėr, nga ai qė ishim mėsuar tė lexonim deri nė vitet ‘90-tė. Nė librat e Kekos historitė duken se rrėfehen aq thjesht, duke vėrtetuar thėniet e vjetra nė letėrsi se tė shkruash thjesht ėshtė mė vėshtirė. Por, pėr Kekon, tė shkruarit ishte gjėja qė deshi mė shumė.

12 tregimet e fundit, tė shkruara prej tij, janė dhe njė mėnyrė pėr tė depėrtuar thellė brenda Kekos, nė njė moment jo tė mirė tė jetės sė tij, qė si njė shkrimtar i vėrtetė diti ta ndante jetėn nga letėrsia.

Teodor Keko u lind mė 2 shtator 1958, nė njė familje kineastėsh. Qysh nė fėmijėri, ai shquhej pėr humorin e hollė dhe shpirtin rebel, cilėsi kėto qė do tė ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Nė vitin 1979, nė moshėn 19-vjeēare, boton poezitė e para nė gazetėn letrare tė kohės "Drita". Pas mbarimit tė studimeve pėr Gjuhė e Letėrsi, punon nė organet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, fillimisht nė gazetėn "Drita" e mė pas nė revistėn "Nėntori". Gjatė kėtyre viteve, ai mbetet njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė shtypit tė kohės, veēanėrisht revistės "Hosteni" dhe gazetės "Zėri i Rinisė", ku pėrmes penės sė tij tė hollė trajtoi probleme tė mprehta tė politikės kulturore dhe tema "tabu" pėr kohėn. Nė korrik tė vitit 1990, thirret nė takimin e ish-presidentit Ramiz Alia me intelektualėt e vendit. Po atij viti, nė tetor, thirret nė Konferencėn e Talenteve tė Reja nė Korēė, ku shquhet edhe antikonformizmi i tij nė diskutimin qė mė pas tėrhoqi vėmendjen e qarqeve zyrtare. Nė dhjetor bashkohet me Lėvizjen Demokratike.

Nė vitin 1991 zgjidhet anėtar i kėshillit botues tė sė parės gazetė opozitare nė Shqipėri, gazetės "Rilindja Demokratike" dhe nė tė njėjtėn kohė deputet i Partisė Demokratike. Shkrimet e tij tė shumta gjatė kėtyre viteve nė gazetat "Rilindja Demokratike", "Koha Jonė", "Aleanca Demokratike", "Poli i Qendrės", "AKS", "Albania" e "Korrieri" apo revistat "Spektėr" e "XXL", si dhe fjalimet e mbajtura nė parlamentin shqiptar gjatė dy legjislaturave qė ai ishte deputet, shkrime e fjalime qė kishin postulat kredon e tij. "Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratė, apo nuk ka ardhur ende demokracia pėr ne demokratėt"..., mbeten edhe sot modele tė publicistikės dhe oratorisė si pėr guximin qytetar, thellėsinė e mendimit, ashtu dhe pėr forcėn e fjalės.

Nė vitin 1996, i zhgėnjyer largohet pėrfundimisht nga politika e drejtpėrdrejtė dhe vendos tė kontribuojė si intelektual, pėrmes fjalės nė shtypin e shkruar. Nė 1999 thirret nga Kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, pėr tė punuar si kėshilltar pranė tij, detyrė qė vazhdon ta ushtrojė dhe mė pas nė kohėn e kryeministrave Pandeli Majko e Fatos Nano. Angazhimet si qytetar, intelektual e publicist, nuk do ta shkėpusin nga letėrsia, pasioni i vjetėr. Pas botimit tė vėllimit tė parė me poezi nė vitin 1983, "Pas provimeve", nė harkun kohor tė 19 viteve, Teodor Keko do tė botojė 13 libra. Nė vitin 1987 boton vėllimin poetik "Fjala fishkėllen", nė 1990 poezitė "Zemra nuk ėshtė kėmishė" dhe romanin "Loja". Njė vit mė pas, vėllimin me tregime e novela "Lajmėtarja e vdekjeve", nė 1994 romanin "Pretenca", nė 1995 romanin "Shėnimet e njė gruaje", nė 1996 vėllimin poetik "Unė tė kam dashur, por...", nė 1997 poemėn satirike "E tė tjera, e tė tjera..." dhe vėllimet me tregime e novela "Prostituta" e "12 shenjtore, njė profet dhe disa njerėz", nė 1998 tregimet dhe novelat "Made in Albania" dhe nė 2002, po njė vėllim tė tillė tė quajtur "Hollėsira fatale".

Mė 20 gusht 2002, ndahet nga jeta pas njė sėmundjeje tė rėndė nė moshėn 44-vjeēare. Deri nė fund tė jetės, ai mbeti njė antikonformist, njė intelektual me kontribut tė veēantė nė proceset demokratike tė vendit dhe njė bohem i papėrsėritshėm.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare