Antigonea Me tė parat panele informuese
17.11.2008 00:09 Kulture - Burimi: Mapo Kulture

Antigonea Me tė parat panele informuese
Shkruan : Kristi Pinderi Shkruan Kristi Pinderi
kristipinderi@revistamapo.com
Antigonea, njė ndėr qendrat kryesore tė civilizimit antik nė luginėn e Drinosit do tė jetė i pari Park Arkeologjik nė Shqipėri, pas Butrintit qė do tė pajiset me panele informuese nė gjuhėn shqipe dhe atė angleze, tė shtrira nė tė gjithė territorin, qė do tė shėrbejnė si njė guidė e mirėfilltė pėr turistėt.
Ky ėshtė njė projekt ambicioz qė po realizohet nga Fondacioni “Albanian Heritage” nė bashkėpunim me Parkun e Antigonesė, financuar nga Packard Humanities.
7 panele tė dimensioneve 1 m x 80 cm, tė realizuara nga dy studio shqiptare do tė vendosen nė tė gjithė Antigonenė dhe do tė ndricohen edhe gjatė mbrėmjes, falė pajisjes sė kėtij parku me njė gjenerator tė fuqishėm.Kėto investime synojnė tė pėrmirėsojnė infrastrukturėn turistike nė kėtė qendėr tė rėndėsishme tė trashėgimisė kulturore shqiptare dhe do tė pasohen me projekte tė tjera qė do tė promovojnė Antigonenė dhe do ta fusin atė nė tė gjitha guidat elitare turistike. Teksti informues ėshtė realizuar edhe falė kontributit tė profesorit anglez Oliver Gilkes (University of Norwitch). Nderkohe gjithe argumentat historike dhe arkeologjike qe paraqiten ne keto panele jane kuruar nga Instituti i Arkeologjise dhe Instituti i Monumenetete te Kultures.
Paneli kryesor i kushtohet Antigonesė, ku ndėr tė tjera turistėt do tė informohen se “Antigonea ishte qendra kryesore e civilizimit antik nė kėtė zonė. Vėzhgimet e para pėr kėtė qytet, janė bėrė nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore nga arkeologu grek S. Evangelidhi dhe mė vonė, nė vitet ‘30 tė shekullit tė 20-tė, nga udhėtari dhe arkeologu anglez Prof. N. G. L Hammond. Por arkeologu shqiptar Prof. Dhimosten Budina (1930 -2004), njihet si zbuluesi, identifikuesi dhe interpretuesi i Antigonesė. Nėpėrmjet gėrmimeve sistematike tė ndėrmarra nė Antigone, qysh prej vitit 1966, profesor Budina arriti tė nxjerrė nė dritė njė material arkeologjik mjaft tė pasur, qė ndryshoi rrėnjėsisht pėrfytyrimin pėr kėtė vendbanim tė lashtė. Zbulimi i planimetrisė sė qytetit dhe vet emri i tij antik ishin meritė e tij. Pėr mė tepėr janė rezultat i punės sė tij kėrkuese tė gjitha monumentet e zbuluara deri mė sot nė Antigone si: sistemin fortifikues, agoraja, stoa, banesat, monumentet publike, bazilika, rrugėt etj.
Panelet e tjera do tė informojnė publikun nė lidhje me agoranė, me qytetin dhe jetėn publike tė tij, me shtėpitė e tij, me Lidhjen Kristiane, dhe muret fortifikuese tė qytetit.
Nė vitin 2005, Antigonea u shpall Park Arkeologjik Kombėtar nėn mbrojtjen e Ministrisė sė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve. Zyra e Parkut ndodhet nė fshatin Asim Zeneli, nė lindje tė Gjirokastrės, brenda Komunės sė sotme tė Antigonesė.
Qyteti qė e mori emrin nga dashuria dhe qė u shkatėrrua nga urrejtja
Qyteti u ndėrtua me urdhrin e Mbretit Pirro (318-272 p.Kr.), mė i madhi ndėr mbretėrit e Epirit Antik. Pirro, me njė karrierė tė jashtėzakonshme si gjeneral mercenar, ishte pėr njė kohė tė shkurtėr mbret i Maqedonisė dhe drejtoi sulmin drejt Republikės Romake nė interes tė qyteteve Greke, nė tė cilėn e ka dhe origjinėn shprehja e njohur “Fitorja e Pirros” pasi fitoret e tij ishin shumė tė kushtueshme.
Ai e emėrtoi qytetin e ri Antigone, pėr nder tė gruas sė tij, Antigonės, thjeshtra e Mbretit Ptoleme tė Egjiptit, njeri nga gjeneralėt e Aleksandrit tė Madh, tė cilėn e njohu kur ishte atje me shėrbim. Pėrpara themelimit tė qytetit nuk kishte pasur vendbanime tė mėdha tė pėrqendruara nė hapėsirėn e Drinosit por nė vend tė tyre ka pasur disa qyteza tė fortifikuara nė majat e kodrave, si Labova ose Melani, me mė shumė vendbanime tė hapura nė fund tė luginės. Antigonea, mund tė jetė ndėrtuar mbi njė qendėr mė tė hershme, por nė kėtė periudhė ajo u projektua nė modelin e stilit helenistik tė qytetit, me mure rrethuese prej guri, me akropol tė fortifikuar; dhe me njė sistem tė rregullt rrugėsh. Antigonea ishte e ndarė nė hapėsirėn publike si dhe nė lagje nė tė cilat ishte zhvilluar qyteti.
Gjatė gėrmimeve arkeologjike u gjetėn njė sėrė tessera-sh bronzi, tė vulosura me emrin ANTIGONEAN, tė cilat mendohet tė jenė pėrdorur gjatė votimeve nė kuvendin e qytetit.
Qyteti mbėshtetej nė bujqėsinė e zonės, si dhe nė tregti, rėndėsinė e sė cilės e tregojnė enėt fine me vernik tė zi tė importuara nga Greqia dhe amfora qė vinin nga shumė larg si Rodosi. Ka gjithashtu dėshmi tė endjes dhe punimit tė metaleve. Monedhat e zbuluara janė prerje nga qytetet Ilire dhe Greke pasi Antigonea ishte njė udhėkryq i rėndėsishėm midis veriut dhe jugut.
Antigonea lulėzoi pėr disa shekuj. Megjithatė, ashtu si edhe krahina pėrreth, ajo u pėrfshi nė konfliktet midis Republikės Romake dhe Mbretėrisė sė Maqedonisė. Mbreti Filipi i 5-tė, i Maqedonisė zhvilloi njė betejė nė “Portat e Antigonesė”, nė veri tė qytetit, afėr Tepelenės sė sotme. Nė vitin 167 p.Kr., konsulli Romak, Aemilius Paulus, mundi maqedonėt dhe aleatėt e tyre epirotė. Si ndėshkim, gjenerali Romak urdhėroi shkatėrrimin e rreth 70 qyteteve dhe si rrjedhojė Epiri mbeti i shkatėrruar pėr shekuj me radhė.
lajme.parajsa.com



































