Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Ardian Kyēyku: Ateizmi i zbrazi ballkanasit nga mirėsjellja e lindur

15.11.2008 00:05 Kulture - Burimi: TemA Kulture

Nga Tema

-Iolanda Malamen nė dialog me Ardian-Christian Kyēykun. Ziua (Dita), 3 nėntor 2008, f. 17, Bukuresht


Iolanda Malamen: Ardian-Christian Kyēyku, Zoti tė ka dhuruar njė atdhe tė dytė letrar: Rumaninė. Mban, si i thonė, “peshėn e ėmbėl” tė dy gjuhėve nė tė cilat shkruan. Kjo mė duket mahnitėse.


Ardian-Christian Kyēyku: Duhet tė them se kėta dy atdhe, me kalimin e kohės, u bėnė mė fort atdhe tekstorė, sesa letrarė. Pėr mua mahnitėse mbetet dhuntia qė tė arrish tė mbash njė baraspeshė mes ėmbėlsisė sė peshės dhe peshės sė ėmbėlsisė.


Iolanda Malamen: U rishpike nė njė kulturė tjetėr. Ishte, gjithsesi, njė traumė?


Ardian-Christian Kyēyku: Mė tepėr se rishpikje ishte njėfarė ngjitjeje nė tė pėrpjetat e njė mali duke ecur sėprapthi. Para se tė shkruaja drejtpėrdrejt nė rumanisht romanin “Viti kur u shpik mjellma”, pėr shėmbull, nė vitin e bekuar 1996, nuk mė vinte tė besoja se do tė shkruaja edhe nė ndonjė gjuhė tjetėr, veē shqipes. Kjo mbase ka qėnė njė traumė pėr tė tjerėt, ndonėse sjellja ime nuk pati asnjė njollė anormaliteti. Ishte ngritja e natyrshme e njė vepre letrare nė nivelin ku mund tė bėsh letėrsi globale sa mė lokale bėhen gjuhėt nė tė cilat shkruan.


Iolanda Malamen: Sa shkrimtarė shqiptarė do tė mundnin, sipas mendimit tėnd, qė, tė pėrkrahur me menēuri, tė kenė sukses nė mbarė botėn?


Ardian-Christian Kyēyku: Ėshtė e pamundur dhe njėfarėsoj e panatyrshme tė bėsh parashikime, sidomos nė letrat shqipe qė ndryjnė energji vigane, tė pagjetshme, gjithnjė tė nėpėrkėmbura, tė sulmuara e tė pėrdhosura nga smirokracia letrare, qė rropatet ta shesė marrėzinė pėr harmoni. Ata qė kanė rrezikuar tė profetizojnė vetėm sa kanė turbulluar ujrat mė keq dhe kanė mbėshtetur, pėrmes mirėbesimit tė tyre, strategjinė e idhujtarėve. E qartė ėshtė se shkrimtarėt qė janė zgjedhur ta zhvendosin letėrsinė shqipe nga njė ateizėm i mbėshtjellė me teshat e tė ashtuquajturit progres ekumenik, nė shtratin e vet tė natyrshėm, e dinė ē’kanė pėr tė bėrė dhe do ta kryejnė pagabueshėm misionin e tyre. Nė thelb, ēėshtja e ngadhnjimeve ndėrkombėtare mė duket mistike, e ardhur si njė tundim e sprovė pėr shpirtin e secilit shkrimtar, dhe mė kujton atė ngjarjen trandėse tė murgut tė shėnjtė Pais i Atosit. I shpunė njė fėmijė qė ishte lindur i verbėr dhe, pak para se shėnjtori t’i vinte duart nė kokė e tė lutej pėr tė me lotė, e pyeti: "Mė thuaj, bir, ēfarė dėshiron tė bėjė Zoti pėr ty?" Si mendon se u pėrgjigj fėmija? Dua tė bėhem njė djalė i mbarė! E nė atė ēast i erdhi drita e syve…


Iolanda Malamen: Po tė mos qe shembur komunizmi, ēfarė shanse do tė kishe pasur si shkrimtar nė Shqipėri?


Ardian-Christian Kyēyku: Para se tė vija nė Bukuresht, vendi ku pata pandehur se jetoj mė zbuloi dhunshėm se pat ushqyer e rritur njė krejt tjetėr vend nė bark, tė them, njė vend tė ashpėr qė lėvizte nė pėrputhje me ca ligje e ėndrra kundėr letėrsisė. Asisoj mora vesh se s’kam njė vend tė tipit nėnė pėrveēse nė librat qė pata shkruar deri atėhere, tė gjithė pėr sirtarin e kyēur. Isha stėrvitur tė jetoj si mėrgimtar nė tė pėrditshmen time dhe si demiurg nė letėrsinė time. Ndjesia qė pėrjeton nė kohėra tė tilla ėshtė e papėrshkrueshme. Je gjithnjė e mė i arrirė si shkrimtar dhe gjithnjė e mė i vdekur si shtetas. E kam tė pamundur tė pėrfytyroj se ē’do tė kish ngjarė me mua nė zgripin qė ndodhej nėmes njė atdheu letrar, tė paprekshėm, por tė pabotuar, dhe njė atdheu tė pėrditshėm, tė dyndur nga tranzicioni. Ndoshta do tė kisha vazhduar tė shkruaja nė heshtje e nė vetmi tė plotė, pėr tė botuar pas kolapsit biologjik tė klaneve letrare qė ngatėrrojnė pushtetin artistik me atė politiko-ekonomik. Ėndėrroja tė jepja letėrsi nė qytetin tim tė lindjes dhe mbase do tė kisha mbijetuar, - marr tani mbi vete krejt patetizmin e krahasimit qė pason, - si bilbili i njėrit prej rrėfimeve pėr time bijė kur ishte mė e vogėl. Njė biblil qė detyrohej tė punonte me orė si qyqe prej druri, nė sahatin e ndonjė muzeu, apo tė ndonjė jete-kitsch. Pėr ca kohė, edhe nė Rumani m’u desh tė veproja kėshtu.


Iolanda Malamen: Pas 1990-ės, kthimi nė monarki do tė kish qėnė njė bast i rrezikshėm, apo, pėrkundrazi: fatsjellės?


Ardian-Christian Kyēyku: Ateizmi i detyrueshėm apo i pėrqafuar me zell mbushi me krenari tė sėmurė dhe zbrazi nga mirėsjellja stėrgjyshore masa tė gjera ballkanasish. Kthimi nė njė regjim monarkik do tė kish nėnkuptuar ringjalljen e vlerave tė pėrhershme, ēka ėshtė e mundur vetėm pėr Zotin, teksa vdekatarėt janė mėsuar t’i nėnshtrohen kujtdo, tė pėrgjėrohen e tė shkatėrrohen mesveti, tė shpresojnė dėshpėrimisht vetėm nė forcėn e politikės, pa i rėnė mė tė se mbretėria ėshtė njė ritual dhe njė prani gati-fetare, njė mėsim pėr t’u bėrė i aftė ta harmonizosh shpirtin me hierarkinė hyjnore.


Iolanda Malamen: Ke njė dashuri tė madhe pėr letėrsinė rumune. Ēfarė tė ka tėrhequr nė mėnyrė tė veēantė tek ajo?


Ardian-Christian Kyēyku: Dashuria pėr kulturėn rumune m’u pėrcoll fillimisht nga im atė qė pat studiuar nė Bukuresht gjatė viteve '60, si dhe nga fakti qė Rumania ishte njė nga tri pikat themeltare tė mėrgimit pėr bashkėqytetarėt e mi, krahas Amerikės dhe Greqisė. Shkrimtarėt e mėdhenj shqiptarė Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, gjithashtu patėn jetuar, patėn shkruar kryeveprat e tyre dhe patėn botuar sėpari nė Rumaninė e viteve '30. Do tė shtoja edhe se kisha nisur tė lexoja nga Eminesku qysh nė vitin e parė tė fakultetit, kur zgjodha qė im atė tė mė mėsonte rumanishten. Biblioteka e Fakultetit tė Filologjisė ishte mjaft e pasur dhe atje gjeta njė mburojė tė fortė ndaj shpėlarjes sė truve: lexoja nė rumanisht, sidomos gjatė orėve tė lėndėve qė quheshin: marksizėm-leninizėm, realizėm socialist, histori e Partisė sė Punės. Ishte njė rumanishte magjepsėse, gjysmė e vėrtetė, gjysmė e shartuar me shqip, me copėza iliro-trake dhe me shumė empati. Mbase do tė shkruaj dikur pėr atė pėrvojė, e cila fitoi njė tjetėr pėrmasė misteri pasi leximi i disa shkrimtarėve tė shquar rumunė nuk mė zhgėnjeu mė vonė aspak.


Iolanda Malamen: Tė ze ndonjėherė malli pėr rrėfimet e fėminisė?


Ardian-Christian Kyēyku: I kam mbyllur llogaritė me mallin klasik, si tė thuash. Nuk mė mungojnė gjėra thelbėsore, sepse kam qėnė i detyruar t’i ringjall nė libra dhe t’i pėrsos, por jo aq sa tė humb lidhjet me realitetin e epėrm. Rrėfimet e fėminisė mė sollėn njė mrekulli tjetėr kur fillova tė ndeshesha, si ēdo prind, me pagjumėsinė e fėmijės. M'u desh t’i huazoj, t'i rimarr tė gjitha rrėfenjat e bukura e tė menēme nga kujtesa e gjyshėrve, t’i sit mes kujtesės sime, t’i ritregoj nė njė rumanishte tė stėrpikur me idioma nė shqip, e ngjashme me rumanishten e fakultetit, ndėrsa mė vonė, saherė fėmija mė kėrkonte rishtaz ndonjė rrėfenjė tė pasuruar tashmė tej mase prej meje, mundohesha tė mbėrrija nė gjendjen e saj fillestare dhe i „grabisja” hollėsira kujtesės sė sime bije, qė tė ringjizja rrėfenjėn.


Iolanda Malamen: Mė lodhėn pyetjet. Nuk dėshiron tė mė pyesėsh edhe ti diēka?


Ardian-Christian Kyēyku: Po: ēfarė pamje ka letėrsia pas bisedave qė ke kryer me aq shkrimtarė?


Iolanda Malamen: Ėshtė plot grimasa, pra edhe mė reale. Do tė doja shumė qė tė ribotoje kryeveprėn tėnde “Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt” nė njė shtėpi botuese me emėr. Ėshtė ēasti qė kjo epope e jashtėzakonshme tė shohė sėrish dritėn e botimit nė njė tirazh dhe njė shpėrndarje qė i meriton.


Ardian-Christian Kyēyku: Nė gushtin e 1998-ės, pasi lexoi botimin e parė tė “Fisit…”, njė kritik i shquar rumun mė tha se, pėr nder tė njė libri tė tillė, kultura rumune do tė duhej tė shtinte me topa. Ajo zyrtarja shtiu, por topat e saj kishin heshtje nė vend tė barutit. Sigurisht, gėzimi im qė m’u dha tė shkruaj “Fisin…”, kapėrcen ndjeshėm ēdo vlerėsim, ēmim a mirėpritje kritike. Asokohe kuptova edhe thelbin e kėsaj marrėdhėnieje tė ēuditshme midis njė vlere tė caktuar letrare dhe zyrtarisė. Ėshtė diēka e tipit: mua mė ėshtė falur diamanti, ata ngurrojnė tė mė nderojnė me njė grusht qymyri. Ėshtė mė mirė tė jesh gjallė dhe i numėruar mes tė vdekurve, sesa e kundėrta.

Nga njė ēast e tutje i kėtij post vitam, fati i epopesė mė la pas, ose nė hije, por as unė nuk desha tė ndodhė ndryshe. Mjafton qė lexuesi i zgjedhur tė ndjekė nė libėr marrėdhėnien gjithnjė tė paparashikueshme tė njėsisė ballkanike me Lindjen dhe Perėndimin, lojnat e shkretėtirės si hapėsirė gjeografike e metaforike, mjetet qė ngjizin e shformojnė mite, realitetet - „mish i gjallė” nga ku mishėrohet letėrsia e lartė, parabolėn e ushtarėve tė verbuar, apo atė studim tė padukshėm tė mekanizmave qė ngrenė e shembin perandori (dhėnė me shembuj nga perandoria osmane) – dhe unė e quaj tė kryer punėn time… Nėse do tė ekzistonin edhe "vrima" tė bardha, me tė njėjtėn fuqi thithjeje si ato tė zezat, por me pjellori nė vend tė vdekjeprurjes, “Fisi… „ ėshtė njė e tillė, tė paktėn pėr mua, sepse ai mund tė lindė edhe libra tė tjerė, siē ėshtė binjaku i tij shqiptar, romani “Sy”, shkruar nė 2003-shin, i cili ka pasur deri mė tash pó tre botime… Nė periudha pėrvujtnie tė thellė, mė ndodh tė mendoj se qoftė edhe vetėm kėta dy libra janė ca si shumė pėr jetėn e njė shkrimtari. Prandaj jam detyruar tė huajsohem me kujdes tė madh prej tyre, me qėllim qė tė dyja palėt tė kemi mjaftueshėm jetė e risķ, por edhe ngaqė stėrmundimet e vetėkapėrcimit tė vazhdueshėm mė duken pėrdhosėse.


Iolanda Malamen: Pėrulem para talentit tėnd, para dinjitetit, para fuqisė pėr tė qėnė ti vetė nė njė botė tė shprishur dhe mjaft tė mjerė, ku imitimi i vlerave praktikohet si tė ishte sport...


Ardian-Christian Kyēyku: Nuk harroj pėr asnjė grimė se letėrsia nuk ėshtė avatari i Zotit, por vetėm njė vegėl e shpėtimit vetjak dhe e shpėnies sė shkallėzuar tė bashkėsisė drejt zgjimit dhe/ose lartimit. Pėrndryshe ėshtė njėlloj sikur tė besosh se gjimnastika ėshtė vetė shpirti i atij qė bėn ushtrime. Pa modesti tė shtirur, por krejt i vetėdijshėm pėr asgjėnė e vetvetes, po tė them, e dashur Jolanda, se bėhet fjalė pėr njė hir e aspak pėr dhunti vetjake. E kur duam tė flasim pėr hirin, mė e mira ėshtė tė heshtim. Ndoshta prandaj zėri gjendet edhe nė variantin e tij tė lėngėt, tė quajtur bojė shkrimi.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare