Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Arkeologu Perna: Pse rikthehemi ne Adrianopol

19.08.2008 12:07 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Marte, 19 Gusht 2008

Gjirokaster - Misioni arkeologjik shqiptaro-italian ne rrenojat e qytetit antik te Adrianopolit, prane fshatit Sofratike ne rrethin e Gjirokastres, ka shenuar edhe fundin e tij, gjate fundjaves. Germimet arkeologjike te kesaj vere jane konsideruar te suksesshme nga ana e arkeologeve shqiptare dhe italiane nderkohe, qe vazhdon puna per vendosjen e ketij siti arkeologjik ne sherbim te zhvillimit turistik te zones se Sofratikes dhe me gjere. Ne nje interviste per gazeten "Koha jone", drejtuesi i misionit, arkeologu italian Roberto Perna ben nje prezantim te hollesishem te arritjeve te misionit dhe perspektives se kerkimeve arkeologjike ne Adrianopolin antik.

Si i konsideroni arritjet e misionit arkeologjik te radhes ne rrenojat e Adrianopolit antik ?

Persa i perket rezultateve te ketij misioni, i cili perben edhe vitin e trete te germimeve ne sitin arkeologjik te Adrianopolit mund te themi qe jane shume te mira. Une i shikoj keto arritje ne dy aspekte, ne aspektin shkencor dhe studimor si edhe ne aspektin e vendosjes se tyre ne sherbim te zhvillimit te turizmit. Persa i perket aspektit shkencor jane arritur shume rezultate ndersa persa i perket edhe aspektit te administrimit te territorit, pra te vendosjes se sitit arkeologjik ne funksion te zhvillimit te zones mund te them se kemi arritur rezultate shume te mira me misionin arkeologjik te kesaj vere.

Konkretisht cilat jane zbulimet arkeologjike me te fundit ?

Gjate kerkimeve dhe studimeve te kesaj vere ne bashkepunim me koleget shqiptare kemi bere te mundur zgjerimin e zones arkeologjike me 1200 metra te tjera, pra me zbulime te reja ku bie ne sy pjesa administrative e qytetit te Adrianopolit, ne krah te teatrit. Ketu kemi zbuluar objekte qe datojne nga shekulli i II-te deri ne shekullin e VI-te, pas Krishtit, pra kemi nje sere objektesh te pjeses administrative te qytetit, qe dolen ne drite me germimet e fundit. Mund te themi, qe ne disa zona jane bere edhe sondazhe e kerkime ne thellesi per te shtuar njohurite per fazat e ndryshme te qytetit dhe kemi arritur te studiojme deri tek origjina e fillimit te qytetit, qe i perket shekullit te II pas Krishtit. Gjate germimeve te kesaj vere kemi gjetur edhe shume qeramike, e cila i perket si botes helenistike por edhe asaj romake dhe afrikane. Kam parasysh ketu zbulimin e shume materialeve ne qeramike te llojit te amforave, te cilat tregojne per shkembimet e medha qe ka patur ky qytet ne antikitet. Gjate germimeve arkeologjike jane gjetur edhe shume fragmente arkitektonike qe tregojne evolucionin e zones gjate shekujve.

Cili do te ishte opinioni juaj per vendosjen e kesaj pasurie arkeologjike ne sherbim te zhvillimit te turizmit ?

Persa i perket aspektit te vendosjes se pasurise arkeologjike ne funksion te zhvillimit te zones mund te themi qe Adrianopoli nuk eshte me teatri, por sot kemi nje zone te tere arkeologjike qe i bashkangjitet teatrit. Ne kete drejtim doja te theksoja lajmin e fundit qe ka ardhur nga Italia, nga Rajoni i Markeve, ku eshte aprovuar nje projekt i cili do te mbeshtese financiarisht si vazhdimin e germimeve ne zonen arkeologjike te Adrianopolit, por edhe nderhyrjen per sistemimin e kesaj zone. Projekti ne fjale parashikon sistemimin e rruges hyrese ne zonen arkeologjike, vendosjen e sinjalistikes dhe sistemimin e gjithe ambjentit rreth zones arkeologjike. Ne kete projekt do te perfshihen nje sere institucionesh dhe faktoresh si nga pala italiane ashtu edhe ajo shqiptare, si universiteti dhe provinca e Macerates, Parku Arkeologjik i Urbisalies gjithashtu edhe gjithe faktoret vendas qe kane te bejne me teritorrin e Adrianopolit.

Cila eshte perspektiva e kerkimeve arkeologjike ne Adrianopolin antik?

Une e theksova edhe me lart projektin e Rajonit te Markeve i cili ne bashkepunim me partneret dhe faktoret italiane dhe shqiptare parashikon mbeshtetjen financiare per vazhdimin e germimeve ne zonen arkeologjike te Adrianopolit. Gjithashtu do te doja te theksoja qe ne kete periudhe, gjate ketij misoni, u realizua edhe nje akt ligjor shume i rendesishem. Behet fjale per firmosjen ne Tirane, te nje protokolli bashkepunimi, midis Institutit te Albanologjise, Institutit te Monumenteve te Kultures, Institutit Shqiptar te Arkeologjise, ambasades Italiane ne Tirane gjithashtu edhe Qarkut te Gjirokastres si organi administrativ i territorit ne kete zone. Marreveshja percakton per tri vitet e ardhshme gjithe fushat e bashkepunimit ne sektorin e arkeologjise dhe administrimit te territorit per zonen arkeologjike te Adrianopolit antik.

Intervistoi : Blerim Kore










Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare