Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Arkologjia “Shteti, zero lekė pėr gėrmimet”

26.08.2008 18:05 Kulture - Burimi: Metropol Kulture

  Shpresa Gjongecaj

E quan 2008-n vitin e riorganizimit pėr Institutin e Arkeologjisė. Megjithatė, edhe mė “tė varfrin” pėr sa i pėrket investimeve nė arkeologji. Pėr drejtoreshėn e IA-sė, Shpresa Gjongecaj, kalimi i Institutit Arkeologjik nga varėsia e Akademisė sė Shkencave nė varėsi tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike solli njė lloj vėshtirėsie, “jo nė projekte, por nė pamundėsinė e pėrballimit tė tyre me njė numėr tė vogėl arkeologėsh”.

Megjithatė, kjo verė mund tė quhet tepėr e pasur pėr arkeologjinė shqiptare (jo financiarisht) nėse kemi parasysh njė sėrė gėrmimesh arkeologjike, kryesisht tė ndėrmarra nė bashkėpunim me tė huajt, tė cilat zbulojnė pjesė tė panjohura dhe interesante tė historisė dhe kulturės sonė tė hershme...

Prej disa kohėsh ėshtė bėrė e ditur struktura e re e funksionimit tė Institutit tė Arkeologjisė. Nė ē’mėnyrė po ecėn puna nė institucionin qė ju tanimė drejtoni?

Ky ėshtė viti i riorganizimit pėr Institutin e Arkeologjisė. Kalimi i Institutit Arkeologjik nga varėsia e Akademisė sė Shkencave nė varėsi tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike solli njė lloj vėshtirėsie, jo nė projektet, por nė pamundėsinė e pėrballimit tė tyre me njė numėr tė vogėl arkeologėsh. Financa s’arriti tė kalojė ende nė duart tona edhe pse na ėshtė premtuar qė do tė kalojė.

Vetėm njė ditė mė parė fola me ministrin dhe mė premtoi. Jemi nė tentativė me ministrinė pėr tė nxjerrė paratė. Megjithatė, puna vazhdon normalisht dhe arkeologėt pasionantė, tė tėrhequr pėr tė parė ēfarė ka nėn tokė janė nisur nė terren pa asnjė lek pėrveē rrogės.

Kjo do tė thotė se nė shėrbim tė ekspeditave arkeologjike shteti ka vėnė nė dispozicion zero lekė?

Situata ėshtė shumė e vėshtirė. Sivjet nuk kemi marrė asnjė lekė. Fondi i parashikuar nga Akademia e Shkencave nuk i ka kaluar Ministrisė sė Arsimit.

Shuma e kėrkuar qė po presim pėr kėto ekspedita ėshtė 14 495 000 lekė (tė reja). Deri tani shumicėn e ekspeditave e kemi realizuar me tė huajt dhe njė pjesė tė mirė tė shpenzimeve e heqin ata.

Doja tė theksoja se edhe dy revistat shkencore tė botuara prej nesh: “Iliria”, e botuar ēdo vit qė nė 2005-ėn dhe “Candavia”, revistė e departamentit tė mesjetės qė ka filluar tė botohet prej dy vjetėsh nuk po botohen mė pėr mungesė tė anės financiare.

Ekspeditat arkeologjike pavarėsisht kėtyre vazhdojnė. Mund tė thoni cilat janė ato ekspedita qė po kryhen aktualisht nė terren?

Pėr momentin janė gjashtė ekspedita nė terren: ekspedita e Sovjanit, ku do tė bėhet studimi i materialeve tė zbuluara nė kėtė qendėr unikale prehistorike; ekspedita e Lezhės-projekti Institutit dhe Institutit tė Berlinit, Lissus-Koman, si dhe po vazhdojnė gėrmimet nė Apoloni, qendrėn arkaike tė qytetit dhe nė Hadrianopolis, projekt i IA me Universitetin e Macerates. Por problem ėshtė infrastruktura, pasi ne zbulojmė qendra, qytete antike, por mungon rruga pėr tė shkuar nė Amantia, Finiq, Antigonė. Arkeologėt nuk zbulojnė pėr vete, por qė kėto qendra tė bėhen tė mundshme pėr t’u vizituar. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr njė turist tė shkojė nė Amantia, atje ku ėshtė historia e vėrtetė, atje ku ndodhen qendrat ilire. Butrinti ėshtė shumė i bukur, por ėshtė vetėm njė pjesė shumė e vogėl e historisė sonė.

Njė tjetėr formė e re “kėrkimesh arkeologjike janė edhe ekspeditat nėnujore. Ē’mund tė thoni pėr projektet e ndėrmarra nė kėtė drejtim?

Janė dy projekte tė tilla. Projekti “Liburnia” nga Universiteti i Foggias dhe Instituti i Arkeologjisė dhe njė survejim nga kepi i Sarandės nė Porto Palermo, ekspeditė nė bashkėpunim me Institutin e Arkeologjisė dhe Departamentin e Arkeologjisė nėnujore amerikane drejtuar nga dr. Jeffrey G Royal, mbėshtetur nga Fondacioni Nautical. Kėto dy ekspedita nėnujore ndėrmerren pėr herė tė parė nė vendin tonė. Tė drejtuar nga Adrian Anastasi po bėhet njė skanim i bregut tė detit. Janė gjetur dy anije tė pėrmbysura tė mbushura me amfora korintike tė shek. VI-V p.e.s. Prej tyre ėshtė hequr vetėm njėra pėr t’ju bėrė analizat. Natyrisht pėr tė dhėna mė tė shumta dhe tė sakta pritet e ardhmja. Kėto ekspedita kanė filluar tani dhe janė organizuar vetėm dy vitet e fundit. Perspektiva e kėtyre kėrkimeve ėshtė shumė interesante, por duhet qė dhe ligji tė funksionojė nė kėtė drejtim. Kėshtu ėshtė duke u pėrpunuar njė sistem ligjor qė edhe nėnuji tė jetė i mbrojtur si nėntoka. Gjithashtu synohet edhe tė ngrihet njė muze i arkeologjisė nėnujore.

Po pėr muzeun arkeologjik, deri tani nėn varėsinė tuaj, ē’mund tė thoni pasi ėshtė folur se ky muze do tė kalojė nė Muzeun Historik Kombėtar, si pjesė e pavijonit etnografik qė po ndėrtohet?

Sipas Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, muzetė arkeologjikė i kalojnė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Me kėtė rast gjithė muzetė arkeologjikė i kalojnė MTKRS-sė. Problemi ynė ėshtė qė fondet arkeologjike t’i mbeten arkeologjisė. Kėshtu, ne mbajtėm fondet, ata kanė marrė muzeun. Nėse na marrin fondet atėherė na kanė marrė shpirtin. Tani ne, (IA) kemi kėrkimin shkencor tė planifikuar dhe nuk merremi mė me Arkeologjinė e Shpėtimit, pasi kjo ėshtė njė fushė pėr tė cilėn pėrgjigjet MTKRS-ja (Agjencia e Shpėtimit Arkeologjik). Kėshtu ēfarė gjendet nė gėrmimet e planifikuara ėshtė jona, ajo ēfarė del rastėsisht nė terren i kalon ministrisė.

Muzeu Arkeologjik ėshtė njė muze profesional e didaktik. Ēdo student mėson kėtu si fillon dhe zhvillohet arkeologjia nga periudha e paleolitit deri nė shek. XIV. Sė dyti, muzeu ėshtė nė shėrbim tė arkeologėve profesionistė.

Takim ndėrkombėtar i pėrkthyesve letrarė

Takimi i 37-tė Ndėrkombėtar i Pėrkthyesve Letrarė ėshtė ēelur dje nė Lesok, fshat nė afėrsi tė Tetovės nė Maqedoni.

Rreth 50 pjesėmarrės nga Kina, Rusia, SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Spanja, Polonia, Serbia, Bullgaria, Maqedonia dhe nga Shqipėria janė pjesėmarrės nė simpoziumin dy ditor qė filloi me debatin qė kishte si temė "Qasja e pėrkthyesve letrarė karshi idiomave nė tekstin burimor".

Ky simpozium lidhet edhe me njė ngjarje tė rėndėsishme nė Maqedoni, 100-vjetorin e lindjen sė poetit tė madh maqedonas Koēo Raēin ndaj me kėtė rast pėrkthyes tė shumė gjuhėve lexuan vargje tė poezive tė tij. Takimi Ndėrkombėtar i Pėrkthyesve Letrarė ėshtė njė nga manifestimet mė tė njohura nė vend, i mbajtur menjėherė pas Netėve tė Poezisė strugane, laureatėt e tė cilės tradicionalisht marrin pjesė nė simpozium.

Gjurmė tė reja mbi qytetėrimin e Lissus-it

Gėrmimet arkeologjike nė zonėn e Lezhės kanė sjellė gjurmė tė reja mbi qytetėrimin e shekullit III –I p.e.s nė kėtė zonė. Ekspedita shqiptaro-gjermane, e cila ndodhet pėr tė tretin vit radhazi nė Lezhė ka hedhur dritė mbi njė sėrė faktesh tė reja, qė e rendisin Lissusin antik nė qytetet e para ilire, pėrkrah Durrėsit, Apolonisė, Shkodrės, Beratit, Butrintit, etj. Kėshtu arkeologėt janė nė gjurmėt e njė banese, e cila sipas parashikimeve tė para mund t’i pėrkasė periudhės sė gjysmės sė parė tė shekullit II p.e.s. Projekti ėshtė njė bashkėpunim i Institutit Gjerman dhe Institutit Arkeologjik Shqiptar dhe qėllimi ėshtė nxjerrja e tė dhėnave mbi periudhėn e shek. III-I p.e.s. Projekti i punimeve arkeologjike nė qytetin e Lezhės ka nisur nė vitin 2006, kur u zbulua njė mozaik i shek II para Krishtit, me njė mbishkrim. Sipas arkeologėve, Lezha ėshtė njė vendbanim ilir, ndėrsa zona ku po kryhen gėrmimet ngjitur me vendvarrimin e Skėnderbeut ėshtė pjesė e qytetit tė Poshtėm antik. Vetė periudha e krijimit tė qytetit tė lashtė tė Lezhės sė sotme ka tre periudha: Akropolin e Lashtė, i cili nė bazė tė gjetjeve tė mėparshme daton nė shekullin XI-IX para Krishtit; Qytetin e Mesėm, i ngritur nė shekullin e VI-V para Krishtit e mė pas qytetin e Poshtėm dhe Porti Lumor mbi tė cilin ka ende dy versione, tė cilat paraqiten nga historianėt vendas e tė huaj.

Prespė e Madhe, zbulohet vendbanimi prehistorik

Ėshtė njė vendbanim prehistorik i zbuluar nė zonėn e Prespės sė Madhe pranė fshatit Goricė. Zona e marrė nė survejim nga njė ekip arkeologėsh francezė tė Universitetit tė Parisit nė bashkėpunim me arkeologė tė prehistorisė, me nė krye arkeologun Petrika Lera, “fsheh” nė vetvete njė vendbanim prehistorik me sipėrfaqe prej 8 hektarėsh i pėrmasave tė rėndėsisė sė vendbanimeve mė tė mėdha, ndoshta nė tė gjithė Mesdheun.

“Rezultatet e survejimit shumė shpejt do tė bėhen tė ditura. Ekipi aktualisht ėshtė nė terren“, shprehet drejtoresha e IA-sė, arkeologia Shpresa Gjongecaj, e cila ka qenė e pranishme gjatė survejimit nė kėtė vendbanim dhe ka prekur me dorė objektet e gjetura.

Kėshtu janė gjetur objekte tė ndryshme tė periudhės sė neolitit tė mesėm dhe tė vonė, si: vegla pune, objekte qeramike, tė cilėt gjatė restaurimit kanė mundur tė krijojnė edhe enė tė plota. “Sasia e materialeve tė gjetur ėshtė shumė e bollshme dhe tė krijon idenė pėr njė jetė intensive nė kėtė zonė qysh nė periudhėn historike tė neolitit”, pohon Gjingecaj, ndėrsa nuk do tė flasė mė tepėr pėr kėtė zbulim interesant. Gjetjet janė tepėr me vlerė edhe pėr faktin se periudha e neolitit nuk ėshtė kaq intensive nė gjetje. Ndėrkohė qė arkeologėt duke u nisur nga kjo pasuri kanė bėrė prerje pėr tė parė deri ku shkon kjo periudhė, qė nis me neolitin e mesėm e shkon deri nė periudhėn e bronzit.

Interesante nė objektet e gjetura ėshtė guri i punuar, qė dėshmon se nė kėtė zonė mund tė ketė pasur njė atelie ose punishte tė punimit tė gurit. Sipas specialistėve, duket se kemi tė bėjmė me njė periudhė tė hershme ku nuk ka dalė metali dhe ēdo gjė ishte e lidhur me gurin.

B. G.









Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare