"Armik i popullit" per vjershat e Khajamit
16.05.2008 22:38 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture
E Premte, 16 Maj 2008
Rralle tek mund te gjendet ndokush te mos e dije vargun qe ka perjetesuar lirikun e paperseritshem pers, Omar Khajam. Mirepo, "Sa rron, zbraz Kupa dhe puth Cupa" eshte vetem nje nder shume vargjet qe Fan Noli i ka shqiperuar prej vitit te hershem 1942, kur Shqiperia, si e gjithe bota, ishte ne perpelitjet e Luftes se Dyte Boterore. Pjesa me e madhe e intelektualeve te kohes kishin lexuar nje pjese te "Rubairave" te Khajamit, e shume te tjera kishin mbetur prone e vetem rafteve te erreta te Bibliotekes Kombetare. Qellonte qe te ishin "molle e ndaluar" shume prej vargjeve te dashurise qe Khajami i pat shkruar shekuj shkuar, por vijojne te jene kaq prane njerezve. Pas viteve '90-te, kur "Rubairat" mund te qene ne duart e mendjet e te gjitheve, ato qe nuk munguan qene edhe rrefimet per incidente te medha qe ndodhnin viteve te diktatures.
Zylyftar Hoxha shkruan ne radhet e librit te tij "Orakuj te harruar", qe pa driten e botimit ne vitin 2007, per pasojat mund te kishte pasur ne kapercyell te viteve '90-te, vetem pse i qe qasur me shume nga te tjerat vargjeve te paperseritshme te Khajamit. A me mire, kishte ne dore gjithcka ka perkthyer Noli ne shqip nga Khajami. Histori e jashtezakonshme e nje intelektuali, i cili eshte shpallur "Armik i popullit", i eshte dashur te jete ne salle gjyqi per te dhene llogari per qasjen e tij ndaj lirikut pers, Omar Khajami. Nder radhet e librit, Hoxha shkruan: "Kur u ngula mire me pune ne Skrapar, nje miku im, qe lexonte dhe qe une ia kisha treguar historine e "Rubairave", me tha t'ia jepja t'i shtypte me makine ne kater kopje, se aq nxirrte makina e shkrimit. Kur mbaroi, nje kopje ai e mbajti vete, nje ia dhashe shokut tim, Iljaz Kapxhiut, nje tjeter nje komshiut tim, qe m'u qep shume jo per vleren, por me shume, si i thone, per kersheri, dhe kopjen e pare, kuptohet, e mbajta per vete". Nese sot ngjajne te cuditshme keto situata, pjesa me e madhe e shqiptareve i kane perjetuar dhe jane gjendur nen thundren a tutelen e frikes se madhe se mund te shkelje aty ku nuk duhej.
Pas kopjeve me shkrim dore, radhen e paten ato te shtypura e me pas fotokopjet me ate makinen e vogel cudiberese. "Bera dy kopje, vijon rrefimin Hoxha, dhe ia cova nje mikeshes time ne shtypshkronje te m'i lidhte bukur. Por sekreti zbulohet me shume nga entuziazmi. Rastesisht, nje nga "miqte" e mi te vjeter, vete kryeredaktori, me te cilin une kisha punuar gjate ne gazete, i gjen ato dy kopje ne shtypshkronje dhe pyet se kush i ka". Ketu nisin andrallat! Asokohe kishte mjeshtra per "punet e nendheshme" qe kujdeseshin te mos beheshin gabimet parimore, ideologjike. Problemi i madh dukej se ishte fakti "ka botuar". Sipas rrefimeve te Hoxhes, kjo fjale eshte theksuar disa here, duke i treguar te nenvizuar edhe ligjin e atehershem, qe te drejten e botimit e kishin vetem dy a tri shtepi botuese, edhe ato, per te tilla botime, me miratim te KQ te PPSH-se.
E ja qe edhe te lexosh "Rubairat" e Omar Khajamit duhet te paguash haracin, jo vetem te kopjimit me dore nje me nje te tyre, por edhe te ndeshesh me sallen e gjyqit, pse vija ideologjike nuk eshte ne perputhje me kumtin e tyre.
Kur "Rubairat" kopjoheshin me shkrim dore
"Nga viti 1990, kur punoja ne Komitetin e Partise te Skraparit, me ndodh nje "incident" i rende, qe desh me kushtoi shume, gati dhe jeten. Kur isha ne Tirane, ne Shkollen e Partise, meqe kisha kohe te lire, kisha marre autorizime per te shfrytezuar Arkivin e Shtetit dhe materiale te kufizuara ne Biblioteken Kombetare. Ne biblioteke, nje dite kerkova botimin e plote te "Rubairave" te Omar Khajamit, perkthimi i Nolit, botuar ne vitin 1942. I kisha lexuar "Rubairat", jo te gjitha, por disa qe kisha gjetur andej-kendej, qe i kishin shpetuar censures. Tani i gjeta te plota. Por kur gjen mjaltin, do dhe lugen. Nje shok nga Korca, me nje shkrim dore shume te mire, per dy dite e kopjoi gjithe librin. Me nje ndjenje te papershkruar gezimi, e futa bllokun e trashe ne fund te valixhes si nje margaritar te rralle. Megjithese i dija pasojat, ne biseda me shoket, kur ata permendnin ndonje liber te vjeter qe u kishte rene ne dore, une, si me mburrje, u thosha se kam te plota "Rubairat"e Nolit dhe u tregoja edhe menyren se si i kisha siguruar....
... Ato dite qe kishin mbetur deri ne ate mbledhje-gjyq, une grumbullova nje deng me libra qe flisnin per Nolin, "Rubairat" apo dhe Omar Khajamin vete. Te parin argument per te shpetuar mora vepren e Enver Hoxhes "Per Lindjen e Mesme", ku ai fliste ne nja dy vende se nga gjiri i popullit persian kishin dale njerez te shquar si Saadi Shirazi, Rumiu, Omar Khajami e shume te tjere, qe i kishin dhene kultures boterore vepra te shkelqyera. E nenvizova Omar Khajamin me pese viza te kuqe. Mora pastaj "Historine e Letersise Shqipe" qe behej ne universitet dhe pertheva tri faqet e tij, ku flitej jo vetem per bukurine e perkthimit te Nolit dhe vlerat letrare te Rubairave, por edhe per mesazhet qe percillnin per ta jetuar jeten etj. Gjeta "Albumin" e Nolit te vitit 1964, ku ishin botuar nje pjese e mire e "Rubairave". Gjithashtu, gjeta dhe nje botim te koheve te fundit per femije me pjese te zgjedhura nga Noli, ku ishin botuar rreth 15 rubai...
...Por kur marrezia perpiqet te behet serioze, del qesharake. Te nesermen e mbledhjes, me therresin te hedh firmen ne nje procesverbal, i cili edhe sot mund te gjendet ne arkiv, ku shkruhej: " Sot, me daten... ne ora 9:00, ne prezence te nje komisioni prej tre vetash (per arsye etike nuk dua t'i permend emrat, por ndermjet tyre ishte edhe emri i shokut S.) ne kaldajen e Komitetit te Partise u dogjen 2 (dy) cope libra te titulluara "Rubairat" e Omer Khajamit. Firmat. Kur librat perfunduan ne zjarr, nuk durova dot: "Kjo eshte cmenduri, thashe, a e dini kur, kush dhe ku jane djegur librat? S'ka kandar ta mbaje kete marrezi, kete turp!". Dhe dola pa e ditur se ku me cuan kembet....!
Marre nga libri "Orakuj te harruar" i Zylyftar Hoxhes
Naten kur flija me tha shpirti: Pi!
Ne gjume e ne Varr s'ka lumturi;
Ngrehu! Sa rron, zbraz Kupa dhe puth Cupa;
Ke shekuj qe te flesh ne qetesi.
lajme.parajsa.com
































