Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi

Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi

TIRANE - Njihet si aktori me zerin “e kobshem” deri ne rreqethje. Jane faqe te tera te ditarit te Kafkes, te shkruara per zerin dhe mimiken e aktorit me te madh te kohes ne Gjermani dhe Evrope, shqiptarin Aleksander Moisiu. Mirepo, ne Shqiperi tinguj te zerit te tij nuk jane degjuar, pasi skenen tone ai s’e shkeli asnjehere dhe u shua me brengen se nuk qe as shtetas shqiptar. Studiuesi Sali Hidri eshte nje nder ata qe ka hulumtuar per figuren artistike te... »»


Art pa vizė

17.05.2008 11:36 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture

Nė krah tė majtė tė ambasadės gjermane, pasi kalon nė njė verandė me njė kthesė 90-gradėshe, pėrputhshmėrish me konstruktin anėsor tė godinės, futesh nė njė kthinė, e cila ėshtė njė nga hyrjet nė ambasadė, por jo ndėr kryesoret, e nė krye tė saj, aty ku kulmon njė derė, pas sė cilės vjen njė tjetėr ambient si parasallė, ngjitur me tavanin, janė montuar dy antena parabolike me kokė, ku nė sipėrfaqet e tyre tė brendshme janė pikturuar dy silueta njerėzish qė i drejtojnė njėri-tjetrit simetrikisht tutat e armėve qė mbajnė ndėr duar. Ėshtė njė ndėr veprat nė instilacion tė Ardian Isufit, pjesė e njė ekspozite tė hapur qė para dy ditėsh nė kėtė ambasadė. Punimi nė fjalė luan rolin e pėrshėndetėsit, ftuesit, por e thėnė jo kaq ėmbėlsisht, provokativit pėr tė vijuar mė tej, deri te salla e madhe, ku nėpėr muret e saj janė varur vepra tė tjera tė Isufit, tė pėrzgjedhur nga ciklet "Fjalori jeshil" dhe "Shenja njerėzore".

Ajo vepėr, pėr tė cilėn duhet tė mbash kokėn lart pėr ta zhbiriluar deri nė fund, luan me idenė e tė marrit peng... tė njėri-tjetrit nė kėtė botė tė zallamahimshme, ku robi ėshtė njė peng shumėformėsh e shumėmotivėsh. Dhe, sipas shpjegimeve tė autorit, kjo ndihet mė sė shumti nė botėn e komunikacionit, informacionit, asaj ēka japim e marrim, si lajm, ndodhi, kumt, duke mbajtur peng ndėrsjelltazi njėri-tjetrin me kėmbėngulje mizore.

9 janar 2004. Otranto gėlltit tė tjera jetė njerėzore. Nuk ka ndonjė vepėr me subjekt tė drejtpėrdrejtė nga kjo tragjedi. Por ka spunto prej saj, qė e ka detyruar Ardian Isufin tė krijojė njė vepėr me subjekt ėndrrėn e keqe, asaj ėndrre prej sė cilės njeriu bie mizorisht nga qielli nė tokė, duke u plandosur si viktimė e iluzionit. Kėtė ide pėrcjellin dy siluetat e mjera e me njė pajetėsi tė mynxyrshme, tė cilat i pėrshkojnė ca shirita nga ato qė tregojnė njė kufi qė nuk duhet ta kalosh. "Kam njė cikėl tė gjatė ku fus elementin e kufirit, njė lloj kufiri urban, rreth sė cilit enden njerėz me ankthe psikofizike, siē ėshtė ai i tė ikurit nga atdheu", shprehet Isufi gjatė shpjegimit tė veprės. E kjo ndodhet nė brendėsi tė ambasadės gjermane, aty ku dhe u ngjiz "odiseja" e ikjes me ēdo ēmim nga "Itaka", korrik 1990. Ndoshta ne nuk kemi ndryshuar. Vijojmė tė jemi ikanakė emblematikė. Ndėrsa stafi i ambasadės ka ndryshuar, jo thjesht fizikisht. Pėr herė tė parė, njė ambasadė krijon njė korridor pėr hyrjen e lirė tė njerėzve, por jo pėr ikanakė tė ligjshėm apo tė paligjshėm qofshin; hapet pėr dashamirėsit e artit, e atij viziv kryesisht, duke u shndėrruar nė njė qoshk pėr pelegrinazh kulturor nė Tiranėn e vakėt kulturalisht. Kjo faqe e re nė marrėdhėniet mes pėrfaqėsive diplomatike e shqiptarėve, ku nė mes gjithnjė ndodhet patjetėr elementi "vizė", hapet pikėrisht me ekspozitėn e Ardian Isufit. Pjesėtarė tė stafit tė ambasadės gjermane thanė se falė faktit qė ambasadori ėshtė dashamirės i artit e koleksionist afeksional gjithashtu ndaj autorėve shqiptarė e ndaj vetė stilit tė Ardian Isufit, nė tė ardhme, nė kėtė ambasadė do hapen rregullisht ekspozita pikture, duke pėrfituar dhe nga fakti i ekzistencės sė njė salle tė madhe brenda godinės, e cila shfrytėzohet edhe pėr evenimente tė tjera artistike e kulturore. Nė kėtė mėnyrė do tė plotėsohet dhe kuadri i njė institucioni atraktiv dhe kulturor i njė ambasade, qė jo vetėm pėr shkak tė pedantizmit gjerman (buruar nga shpirti prusian) pėrēon ftohtėsi dhe ankth, sidomos kur je nė pritje tė njė vize. Por shpresohet qė kėta akuj tė shkrihen qė nga e hėna e 19 majit e deri mė 12 qershor, kur ēdo qytetar, pavarėsisht moshės, profesionit e statusit shoqėror, ėshtė i lirė tė hyjė nė ambasadėn gjermane pėr tė shijuar nga afėr veprat e pėrzgjedhura tė Ardian Isufit nė njė ekspozitė tė tij personale.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare