Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Disa kėshilla pėr tė pėrvetėsuar partnerin qė doni

Tė dashurosh ėshtė proces i ndėrlikuar qė nuk kontrollohet dot. Secili mundohet tė dijė se cili ėshtė njeriu i pėrsosur, pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė e pamundur. Nuk ekziston njeriu i pėrsosur, por ne mundohemi ta gjejmė atė qė ėshtė mė afėr tė qenit "i pėrsosur". »»


Arti magjik i kėrcimit, vazhdon tė "kultivohet" nė shkollėn shqiptare

19.07.2008 12:05 Kulture - Burimi: SOT Kulture

Specialiteti i Shkollės Kombėtare tė Koreografisė, ka qenė e vazhdon tė jetė formimi nė baletin klasik, qė natyrisht nė kushtet e vendit tonė gjithnjė ėshtė ndjekur edhe nga karakteri popullor. Tashmė dihet se formimi i balerinit nis nga disiplina klasike, ku pėrvoja e kėsaj shkolle ėshtė goxha e madhe, ku nė 50 vite pune nė pėrgatitjen e edukimin teknik tė nxėnėsit, janė skalitur gjenerata tė tėra dhe nė qendėr tė vėmendjes vazhdon tė jetė baleti klasik. Por kėrkesat aktuale, sot nxjerrin nė plan tė parė edhe alternativėn e baletit neoklasik,pėr tė cilin herė pas here nė kėtė shkollė zhvillohet trajnime tė ndryshme me ish nxėnėsit e shkollės, qė sot debutojnė nė skenat mė prestigjioze tė botės. Nė njė kohė kur tė gjitha shkollat e tjera kanė mbaruar mėsimin dhe janė nė sezon pushimesh, ambientet e Shkollės Kombėtare tė Koreografisė vazhdojnė tė jenė tė mbushura me nxėnės, tė cilėt sėbashku me mėsuesit e tyre janė nė kulmin e pėrgatitjeve, pasi shumė shpejt do tė jenė nė dy veprimtari ndėrkombėtare qė do tė zhvillohen nė shtetin italian. Drejtoresha e shkollės Blerina Arbana shprehet se tashmė ėshtė krijuar njė urė lidhėse me shkollat italiane, ku pas pėrvjetorit tė pesėdhjetė tė kėsaj shkolle bashkėpunimi po bėhet gjithnjė dhe mė i frytshėm. “Sezoni veror pėr Shkollėn Kombėtare Koreografike, nuk mund tė jetė kohė pushimi. Jemi nė kulmin e pėrgatitjeve pėr tė finalizuar repertorin me valle popullore qė do tė konkurrohet nė dy veprimtari tė rangut ndėrkombėtar. Synimi im si drejtuese nė bashkėveprim tė ngushtė me stafin, ėshtė gjithėpėrfshirja e nxėnėsve nė aktivitete tė tilla, qė e lidhin drejtpėrsėdrejti me skenėn. Tashmė ėshtė krijuar njė urė lidhjeje mjaft efiēente me shkollėn Scarpetta Rossa nė Cozenza tė Italisė, qė drejtohet nga Francesca Smilari. Kėtu ndodhet edhe ish nxėnėsi i shkollės sonė Sokol Kurti, tani pedagog dhe koreograf baleti nė shkollėn e sipėrpėrmendur “Scarpetta Rossa”, pas njė bashkėpunimi tė frytshėm me rastin e pėrvjetorit tė pesėdhjetė jubilar tė shkollės sonė, po promovon mė tej lidhjet tona”, thekson drejtoresha Arbana. Artistėt e rinj shqiptarė nė kėto aktivitete do tė prezantojnė vlerat mė tė mira, qė kanė marrė gjatė studimeve nė kėtė shkollė, ku nga data 10 deri mė 20 gusht do tė zhvillohen koncerte nga nxėnėsit e kėsaj shkolle. “Nė Cozenca do tė shpėrfaqen vlerat kombėtare tė asaj ēfarė nxėnėsi merr e asimilon nė formimin specifik, qė siguron Shkolla e Kombėtare Koreografike krahas klasikes, qė pėrbėn elementin bazė. Nė tė njėjtėn kohė, do tė jetė edhe trajnimi mjaft i rėndėsishėm nė zhanrin modern-jazz, nga koreografi Sokol Kurti, i cili prej disa kohėsh bėn trajnime tė kėtij niveli tė herėpashershme me nxėnėsit tanė. Programi ynė veē debutimeve me valle popullore, pėrfshin atė ēfarė ėshtė arritur nė modern-jazz. E tėra kjo do tė klasifikohet nė disa koncerte, qė prej kohe atje po i bėhet njė publicitet e po propagandohet nga mediat. Datat 10 gusht, 13 gusht, 15, 17, 18, 19 dhe 20 janė pėrkatėsisht ditėt e koncerteve tė grupit tė shkollės sonė”, tregon drejtoresha. Por pėrgatitjet e nxėnėsve tė kėsaj shkolle nuk janė fokusuar vetėm nė kėto aktivitete, pasi njė grup nxėnėsish po pėrgatitet pėr Festivalin Folklorik, qė do tė zhvillohet nė Pozan tė Polonisė. Ky ėshtė njė festival ndėrkombėtar qė zhvillohet njė herė nė dy vite, ku nxėnėsit shqiptarė do tė debutojnė valle me motive nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė. Koncertet do tė zhvillohen nga data 10 deri nė 20 korrik. Ndėrkohė qė drejtuesit e shkollės nė vijim tė pėrgatitjes me nxėnėsit kanė menduar dhe pėr njė tjetėr veprimtari, qė do tė zhvillohet po nė shtetin italian “Kam akorduar punėt tona qė tė dy grupet, pra ai qė do tė jetė nė Itali dhe tjetri i Polonisė, tė unifikohen nė njė tjetėr veprimtari tė pėrbashkėt nė “Festival Internazionale dei Giovani” nė Piacenza tė Italisė. E veēanta e kėtij festivali, ėshtė se organizatorėt kanė ftuar tė rinj balerinė nga e gjithė bota qė nga Meksika e deri nė Kamēatka tė Siberisė. Grupet janė ndarė nė ture dhe pėr Shqipėrinė ėshtė caktuar data 26 gusht”, shprehet drejtoresha Blerina Arbana. Kėtė vit nė Shkollėn Kombėtare tė Koreografisė studiuan 215 nxėnės, tė cilėt u pėrgatitėn nga njė staf prej 47 mėsues tė brendshėm dhe 6 tė jashtėm. Shkolla Kombėtare e Koreografisė u krijua nė vitin 1957 nga njė grup artistėsh tė talentuar, qė u formuan nė Teatrin e Balshoit si Agron Aliaj, Zoica Hoxha, Melushe Bebesiqi, Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu dhe Petrit Vorpsi. Pėrvjetori jubilar i kėsaj shkollės nga ku kanė dalė breza tė tėrė artistesh tė talentuar u festua pak javė mė parė me njė mbrėmje gala nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Ky pėrvjetor nė tė cilin ishin mobilizuar tė gjithė drejtoresha, mėsuesit dhe nxėnėsit, ishte shprehja mė e mirė e baletit shqiptar, qė mbart harmoni, formė, balancė dhe ideale tė pastra, tė cilat kjo shkollė vazhdon t’i transmetojė me artin magjik tė kėrcimit, por gjithnjė nė gjurmėt e atyre qė e lanė nė lulėzim kėtė art.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare