Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Aurora Velaj: “Ringjallet” Tefik Sfiri

05.12.2008 00:01 Kulture - Burimi: TemA Kulture

Nga Dhurata Hamzai

“Rigjallet” njė nacionalist pėr tė na treguar qė historia qė dimė pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė Shqipėri nuk ėshtė jo ajo qė ka ndodhur nė tė vėrtetė. Aurora Velaj, sjell nė tregun e librit, botimin e saj tė fundit “Ringjallja e Gjyshit”. Ai ėshtė Tefik Sfiri, njė figurė nacionaliste shqiptare qė ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė luftė kundėr armikut nė zonėn Mallakastėr-Fier-Lushnje gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Sfiri ėshtė fshirė pothuajse fare nga kujtesa historike dhe ėshtė denigruar nga regjimi komunist, por ai vjen nė kėtė biografi me dinjitetin dhe vlerat e tij tė vėrteta. “Tefik Sfiri nė kujtesėn kolektive dhe nė memorjen historike, thekson Velaj nė kėtė intervistė, duhet tė mbahet mend sė pari si njė shqiptar, i cili pjesėn mė tė madhe tė viteve tė jetės sė tij ia kushtoi atdheut dhe ēėshtjes kombėtare dhe ēka ėshtė e rėndėsishme, ai dha jetėn pėr Shqipėrinė.” Shumė luftra e beteja, mundime e sakrifica, kanė pėrshkruar rrugėn e luftės sė Tefik Sfirit, por fati e deshi qė ai tė ekzekutohej pas luftės nga Partia Komuniste, dhe tė quhej “Armik i popullit”. Nė kėtė intervistė Aurora Velaj shpjegon ngjarje, data e personazhe tė rėndėsishėm tė luftės tė cilat kanė pasur lidhje direkte me Tefik Sfirin dhe organizatėn e Ballit Kombėtar nė atė zonė. Kėto fakte hedhin poshtė pėrgėnjeshtrimet e 50 viteve histori mashtruese, e cila pėr fat tė keq po vazhdon tė besohet edhe sot e kėsaj dite. Gjithashtu nė kėtė intervistė do tė mėsoni ngjaje tė rėndėsishme tė luftės tė pabotuara ndonjėherė mė parė si pėrshembull “Kur ėshtė krijuar ēeta e parė shqiptare nė Luftėn e Dytė Botėrore? Cilat kanė qenė marrėdhėniet e vėrteta mes Ballit Kombėtar dhe Partisė Komuniste? Bashkėpunimet, mbledhjet, takimet dhe luftrat e pėrbashkėta mes Ballit Kombėtar dhe Partisė Komuniste. “Ringjallja e gjyshit” ėshtė njė botim i vėrtetė historik, pasi aty pasqyrohen dhjetra dokumente zyratare tė marra nga arkivat nė Shqipėri e Gjermani, si dhe dorėshkrime autobiografike; intervista; fotografi e rrėfime nga personazhė tė vėrtetė tė luftės.

Njė promovim dinjitoz iu bė kėtij libri mė 17 Nėntor 2008, nė Pallatin e Kongreseve brenda hapėsirave tė panairit tė librit 2008. Shumė intelektualė, historianė, familjarė e tė apasionuar tė librit morėn pjesė nė kėtė ceremoni. Disa media e ndoqėn nga afėr kėtė aktivitet, por pothuajse asnjėra prej tyre nuk transmetoi si lajm. Pse ndodhi njė gjė e tillė? Kjo gjė ndodhi pėr arsyen e thjeshtė, tė cilėn vetė autorja e kėsaj vepre e servir nė fund tė librit tė saj: “Nė tė vėrtetė kohėrat nuk kanė ndryshuar” nė Shqipėri.


Pėrse ėshtė e rėndėsishme pėr lexuesin biografia e Tefik Sfirit?


Nė historinė e njė populli, biografia e njė udhėheqėsi, e njė figure politike e ushtarake, ėshtė po aq e rėndėsishme sa ē’ėshtė nė historinė ndėrkombėtare, historia e njė kombi. Po tė mos e pėrfshish njė komb nė tėrėsinė e historisė sė kombeve ėshtė njėsoj sikur ta zhdukėsh nga harta e globit, por njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Pėr rrethana tė caktuara, mund tė ndodhė qė tė mos shkruhet pėr ca kohė, tė transformohet, por jo qė tė mos eksiztojė. Kjo ėshtė e pamundur! Ashtu ndodh edhe me figurėn e Tefik Sfirit. Rrjedhja e ngjarjeve historike deshi qė Tefik Sfiri tė ekzekutohej nga forcat e regjimit komunist, dhe si rrjedhojė tė fshihej nga historia e Shqipėrisė e gjithė veprimtaria e tij patriotike. Pėr fat tė keq pėrgjatė lulėzimit komunist Tefik Sfiri ėshtė cilėsuar si armik i popullit, por kjo nuk ka lidhje fare me tė vėrtetėn historike. Historia e njė kombi, e aq mė tepėr ajo e popullit shqiptar qė ėshtė njė ndėr kombet mė tė vjetėr nė botė, nuk mund tė pėrfaqėsohet nga interpretimi historik qė ėshtė bėrė nga njė regjim 50 vjeēar, e as nga ideologjia qė mbretėroi pėrgjatė atyre viteve. Historia i kapėrcen kufinjtė e ēdo epoke a regjimi, ajo qėndron sipėr tyre. E njėjta gjė ndodh edhe me figurat historike tė kombit, e njėjta gjė ndodh dhe me Tefik Sfirin. Interpretimi historik i ngjarjeve ėshtė gjykimi dhe vlerėsimi i asaj ēka ka ndodhur nė tė vėrtetė, pa i vėnė ngjyrime ideologjike e partiake. Nėse ndodh e kundėra atėherė kemi tė bėjmė me ēfarėdolloj gjėje tjetėr qė mund tė ketė njė emėr, por vetėm histori nuk mund ta quajmė. Biografia e Tefik Sfirit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pasqyrim i fakteve, dokumenteve, ngjarjeve, dėshmive tė njerėzve qė kanė jetuar dhe kanė luftuar me Tefik Sfirin. Kjo biografi ėshtė njė pėrpjekje pėr tė treguar lexuesve se kush ishte me tė vėrtetė Tefik Sfiri.


DH.H: Kush ėshtė nė tė vėrtetė Tefik Sfiri?


A.V: -Tefik Sfiri nė kujtesėn kolektive dhe nė memorjen historike duhet tė mbahet mend sė pari si njė shqiptar, i cili pjesėn mė tė madhe tė viteve tė jetės sė tij ia kushtoi atdheut dhe ēėshtjes kombėtare dhe ēka ėshtė e rėndėsishme, ai dha jetėn pėr Shqipėrinė. Sė dyti, ai duhet tė kujtohet si njė udhėheqės dhe komandant i forcave tė armatosura shqiptare qė ka vepruar kryesisht nė zonėn Mallakastėr-Fier-Lushnje, qė ka dhėnė njė kontribut tė shkėlqyer nė frontin e luftės. Tefik Sfiri ka qėnė njė nga ata patriotė, i cili ka marrė pushkėn nė krah dhe ka luftuar heroikisht qė ditėn kur Italia pushtoi vendin tonė, e deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Luftrat e bėra prej tij janė tė shumta: Lufta e Ruzhdijes 11-13 mars 1943; Lufta e Luarit, 18 qershor 1943; Lufta e Drenjies, 25 qershor 1943; Lufta e Gjinoqarit, Lufta e Qafės sė Sfirit, Lufta e Graēanit, e shumė beteja tė tjera tė botuara nė biografinė kushtuar tij. Pjesa mė e madhe e kėtyre betejave as qė nuk dihen e as qė janė shkruar ndonjėherė. Ndėrsa ato pak tė pėrmendurat janė trasformuar krejtėsisht, ku natyrisht Tefik Sfiri ėshtė denigruar dhe siē ka ndodhur rėndom nė historinė komuniste, ėshtė spekulluar e janė mbivlerėsuar arritjet e komunistėve. Sė treti, Tefik Sfiri ka luftuar me tė gjitha fuqitė e tij njerėzore pėr njė front tė pėrbashkėt shqiptar nė luftė kundėr armikut. Ai ishte njė nacionalist dhe ballist i vendosur, por nga ana tjetėr, ai ishte njė tipik shqiptar qė e karakterizonte toleranca dhe mirėkuptimi. Prandaj, shokėt e tjerė tė luftės, tė cilėt nuk ishin nacionalistė, ai i vlerėsonte dhe i kishte po aq tė dashur sa ata shokė me tė cilėt ndante ideologji tė njėjtė. Pėr Tefik Sfirin, ideologjia nė pėrgjigjėsi, e sidomos nė ato momente tė vėshtira qė gjendej Shqipėria, nuk pėrbėnte problemin. Ai mendonte qė tė gjithė shqiptarėt (pa dallim feje, krahine a ideje) tė bashkuar nė njė front do t’i sillnin ēlirimin Shqipėrisė. Por realiteti nuk ndodhi ashtu, pasi e dimė qė Partia Komuniste nėn udhėzimet e misionarėve jugosllavė vepruan nė kundėrshtim tė dėshirės sė Tefik Sfirit, dhe tė miliona shqiptarėveqė dėshironin bashkim. Ata luftuan egėrsish tė gjitha partitė e organizatat e tjera dhe kryesisht Ballin Kombėtar qė ishte i fuqishėm dhe kishte tė gjitha gjasat tė dilte fitimtar pas luftės. Sfiri dhe tė gjithė nacionalist e tjerė tė Ballit Kombėtar donin bashkim e jo pėrēarje. Ēdo pėrpjekje e tij pėr kėtė qėllim ėshtė e dokumentuar nė libėr. Ėshtė e pamundur tė pėrmend tė gjitha pėrpjekjet nė hapėsirat e kėsaj interviste, por po kujtoj disa prej tyre: Gjatė vitit 1939 -1942, Tefik Sfiri ka qenė themelues i grupit tė rezistencės nė zonėn Mallakastėr-Fier, dhe ky grup rezistence u krijua nga Sfiri, Abaz Omari e Veli Frashėri dhe tė gjithė pjesėmarrėsit ishin nacionalistė. Nė kėtė grup rezistence ata me vetėdije tė plotė kanė pėrfshirė edhe ata pak elementė komunistė si Myzafer Trebeshinėn e Hasan Deshnicėn. Nė pranverėn e vitit 1940, Tefik Sfiri ka qenė njė ndėr organizatorėt kryesorė tė ēetės sė parė shqiptare nė Luftėn e Dytė Botėrore, komandant i sė cilės u caktua Mestan Ujaniku. (Krijimi i kėsaj ēete ėshtė njė fakt i pabotuar mė parė. Nė historinė e Shqipėrisė zyrtarisht si ēeta e parė e krijuar nė Shqipėri njihet ēeta e Myslym Pezės, e cila ėshtė formuar gati njė vit mė pas, mė 13 mars 1941)… Mė 1942, Tefik Sfiri ėshtė themelues dhe komandant i ēetės sė Graēanit, ku merrnin pjesė elementė komunistė si Sokrat Bufi etj. Mė 20 qershor 1942, ėshtė krijuar Kėshilli i Pėrbashkėt Nacionalisto-Komunist nė Mallakastėr dhe hapja e diskutimeve pėr organizimin e njė ēete tė pėrbashkėt me komandant Tefik Sfirin e komisar Mehmet Shehun. 28 nėntor 1942: nė mbledhjen e quajtur “Beslidhja e Hekalit”, populli miratoi kijimin e ēetės sė pėrbashkėt me Sfirin e Shehun si komandant e komisar. Dhe kėshtu vazhdon zinxhiri i pėrpjekjeve tė tij deri nė fund tė luftės. Besoj se me aq sa pėrmenda, lexuesi do fillojė tė ēuditet, por ju siguroj qė kjo ėshtė ēka ka ndodhur nė tė vėrtetė nė atė kohė nė Mallakastėr e nė pėrgjithėsi nė Shqipėri.


DH.H: Nė librin tuaj keni pėrmendur shpesh figurėn e Mehmet Shehun, madje bėni njė krahasim tė vazhdueshėm mes figurės sė kėtij tė fundit me atė tė Tefik Sfirit. Pse e bėni njė gjė tė tillė?


A.V: -Nuk jam unė qė po vendos kėto figura ballė pėr ballė, nė tė vėrtetė Tefik Sfirit dhe Mehmet Shehut kanė qėndruar ballė pėr ballė njėri-tjetrit nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė luftės dhe kjo ėshtė shpjeguar me detaje nė libėr. Sfiri e Shehu nė fillim u duk se do luftonin krah pėr krah dhe kėtė e dėshmon edhe ēeta e pėrbashkėt qė u miratua nė mbledhjen e 20 qershorit 1942 dhe mė pas mė 28 nėntor 1942 nė “Mbledhjen e Hekalit”, ku komanant u caktua Tefik Sfriri e komisar Mehmet Shehu. Nėse do kishte eksiztuar kjo ēetė, atėherė neve tani nuk do tė diskutonim pėr ekzekutimin e Tefik Sfirit dhe padrejtėsitė qė i janė atij dhe gjithė figurave nacionaliste nė pėrgjithėsi nga komunistėt. Por, nė histori nuk ekziston fjala nėse. Fakti tregoi qė Mehmet Shehu, i udhėhequr nga Dushan Mugosha, krijoi nė befasi ēetėn komuniste mė 4 shkurt. Me njė llogjikė tė thjeshtė kjo tregon qė krijimi i kėsaj ēete me ideologji komuniste dhe krijuesit e saj, Mehmet Shehu e Dushan Mugosha nuk kishin si qėllim kryesor luftėn kundėr armikut, por luftėn ideologjike (e cila do tė shfaqej mė pas shumė hapur nga ana e komunistėve) dhe qėllimi i dytė qė nė fakt ėshtė kryesori ishte fuqizimi politik dhe fitimi i pushtetit. Jo vetėm Tefik Sfiri, por tė gjithė patriotėt dhe populli i Mallakastrės u ndien tė tradhėtuar nga komisari i ēetės qė kishin miratuar unanimisht. E megjithatė lufta duhej vazhduar, prandaj dhe Tefik Sfiri sė bashku me shumė nacionalistė intelektualė e luftėtarė patriotė krijuan mė 19 shkurt ēetėn nacionaliste tė Mallakastrės, e cila kishte si qėllim tė vetėm luftėn kundėr okupatorit. Qė nga ky moment, Sfiri e Shehu do tė qėndrojnė ballė pėr ballė njėri tjetrit si njė duet i shpallur, por i pashkrepur pėrgjatė gjithė luftės e deri nė pėrfundim tė saj.


DH.H: Si mund tė pėrkufizosh luftėn e bėrė nė Mallakstėr gjatė asaj periudhe?


A.V: -Shqipėria nė ato kohėra tė nxehta lufte po ziente nga tė gjitha anėt, i gjithė populli shqiptar i ngritur nė kėmbė po luftonte heroikisht armikun. Mallakastra nė kėtė luftė tė madhe ka dhėnė njė kontribut tė shkėlqyer. Ky libėr mund tė quhet edhe biografia e Mallakastrės, sepse nė brendėsi tė faqeve tė tij ju do tė lexoni jo vetėm se cili ka qenė Tefik Sfiri, por edhe se ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė nė Mallakastėr gjatė asaj periudhe, dhe se cila ka qėnė lufta e vėrtetė mė tė gjitha ngjyrat e saj. Aty gjithashtu jepen me detaje shumė luftėra dhe mbledhje e takime qė Balli Kombėtar ka bėrė gjatė asaj periudhe nė Mallakstėr. Mė kujtohet, njė nga njerėzit e parė qė i ka rėnė nė dorė “Ringjallja e Gjyshit”. Takohemi njė ditė pasi e kishte lexuar librin dhe mė pyet me mosbesim: “Pse vetėm Mallakstra paska luftuar sipas teje? Tė tjerėt nuk kanė luftuar fare? Kėshtu siē e ke paraqitur ti luftėn nė Mallakstėr i bie qė vetėm aty ėshtė luftuar.” Unė i buzėqesha dhe ju pėrgjigja: “Nėse historianėt do tė shkruajnė luftėn e vėrtetė qė kanė bėrė shqiptarėt nė tė gjitha krahinat e saj gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ashtu siē ėshtė pasqyruar lufta qė ėshtė bėrė nė Mallakastėr nė kėtė libėr, atėherė Shqipėria ėshtė njė Mallakastėr e madhe.” Ky ėshtė i vetmi pėrkufizim qė mund t’i bėj luftės sė Mallakastrės.


DH.H: Nė librit tuaj, por edhe gjatė kėsaj interviste juve nuk e keni pėrkufizuar luftėn e bėrė gjatė asaj periudhe me termin zyrtar “Lufta Nacional Ēlirimtare”, por e quani Lufta e Dytė Dotėrore nė Shqipėri. Pse e keni bėrė kėtė ndryshim? Mos ėshtė i qėllimshėm?


Kėsaj pse-je interesante mund t’i pėrgjigjem vetėm me njė PO me gėrma kapitale. Po ėshtė e vėrtetė qė ky ndryshim terminologjik ėshtė i qėllimshėm. Arėsyeja se pse e kam bėrė kėtė shjegohet anembanė biografisė qė kam shkruar. Edhe sikur ende tė mos jetė shkruar e vėrteta e Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri, ky term ėshtė krejtėsisht i gabuar dhe kyekėput ideologjik, qė tegon hapur se asgjė nuk ka ndryshuar qė nga koha e regjimit komunist, megjithėse kanė kaluar gati dy dekada nga rėnia tij. Tė pėrkufizosh luftėn e njė populli me njė term ideologjik, cilado qoftė kjo ideologji, nuk ėshtė aspak seriose dhe aspak e menēur, aq mė tepėr qė shqiptarėt tani po jetojnė nė njė regjim jo totalitar. A ėshtė e mundur qė njė popull tė jetė komunist a fashist a ēfarėdo lloj ideologjie tjetėr? Kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr asnjė popull nė botė, ashtu sikurse nuk ėshtė e vėrtetė edhe pėr popullin shqiptar. Por, nga ana tjetėr ngjajet dhe dokumentet asaj periudhe tregojnė se luftėn nė Shqipėri nuk e kanė bėrė komunistėt, por e kanė bėrė shqiptarėt e tė gjitha rrymave e partive ideologjike qė kanė ekzistuar nė atė kohė duke pėrfshirė kėtu Ballin Kombėtar, Partinė Komuniste, Partinė e Legalitetit, Partinė Social-Demokrate, e shumė parti e organizata tė tjera qė mund tė mos ishin aq tė pushtetshme sa kėto tė latpėrmendurat, por qė tė gjitha sė bashku kanė vepruar kush mė shumė kush mė pak nė qėllimin e ēlirimit tė vendit nga okupatori. Nė fillim tė luftės sė Dytė Botėrore, shqiptarėt e tė gjitha ideologjive ishin tė bashkuar, por mė pas me agresivitetin pėr pushtet dhe politikėn antikombėtare tė Partisė Komuniste, marrėdhėniet ndryshuan si rrjedhojė ndodhi ndarja mes ideologjive, e cila mė pas u pasua me njė luftė tė vėrtetė civile.


DH.H: Ēfarė mund tė thoni pėr Ballit Kombėtar dhe politikėn e kėsaj organizate?


A.V: -Balli Kombėtar ishte njė organizatė mbarėshqiptare qė u formua nga intelektualė tė shquar tė Shqipėrisė. Me krijimin e kėsaj organizate kėta njerėz tė menēur dhe patriotė kishin si qėllim kryesor mobilizimin e popullin shqiptar nė njė front tė vetėm pėr ēlirimin e atdheut. Por jo vetėm kaq, ata donin gjithashtu tė luftonin pėr bashkimin e trojeve shqiptare (Kosovė e Ēamėri) tė shkėputura padrejtėsėsht nga Shqipėria, duke krijuar kėshtu njė imazh tė njė Shqipėrie demokratike nė tė ardhmen. Me njė politikė tė tillė, cili ishte ai shqiptar qė nuk do e mbėshteste kėtė organizatė? Dhe e vėrteta ėshtė qė Balli Kombėtar, ndryshe nga ē’ėshtė pėrrallisur deri me tani nė historinė gėnjeshtėr tė Shqipėrisė, ka qenė organizata mė e fuqishme, dhe ka qėndruar e tillė deri nė fund tė luftės, por ngjajet politike tė brendėshme (dihet qė komunistėt i kishin shpallur luftė tė hapur) dhe politika ndėrkombėtare (e cila nuk e mbėshteti nacionalizmėn shqiptare) solli si pasojė “humbjen” e pushtetit, po jo luftėn. Balli Kombėtar ishte fitimtar nė luftėn kundėr armikut, por humbi pushtetin sepse kėtė pushtet e morėn me tė gjitha mėnyrat komunistėt. Me humbjej e Ballit Kombėtar humbi i gjithė populli shqiptar dhe pasojat i dimė tė gjithė sepse i kemi hequr mbi kurriz.. Tė ishin bėrė vėrtet realitet dhjetė pikat e paraqitura nė Dekalogun e Ballit Kombėtar, Shqipėria do tė kishte tjetėr imazh, dhe shqiptarėt nuk do tė kishin pėrjetuar diktaturėn komuniste. Pra, Balli Kombėtar kishte njė vision politik shumė tė pėrparuar pėr kohėn, sepse tė tillė ishin edhe njerėzit qė e krijuan kėtė organizatė. Por cili ėshtė imazhi i Ballit Kombėtar nė ditėt qė po jetojmė? Balli Kombėtar shikohet dhe vlerėsohet nga njerėzit me po atė gjykim qė i ėshtė bėrė nga mashtruesit e historisė komuniste gjatė 50 viteve tė diktaturės. Gjatė kėtij gjysėm shekulli nuk ėshtė bėrė gjė tjetėr vetėm I ėshtė hedhur hi nė sytė e shqipatarėve qė tė mos shokin ēka ka ndodhur nė tė vėrtetė gjatė luftės. Nė Shqipėri ende nuk po bėhet punė serioze pėr tė servirur tė vėrtetėn mbi Ballin Kombėtar dhe nė pėrgjithėsi mbi luftėn qė ėshtė bėrė nga kjo organizatė. Si pasojė njerėzit do tė vazhdojnė tė jetojnė e tė mendojnė nė mėnyrė tė gabuar pėr kėtė organizatė dhe figurat e ndritura qė kanė pėrfaqėsuar kėtė organizatė deri sa tė fillojnė tė dėgjojnė ose lexojnė ndryshe.


Ēfarė tė shtyu tė shkruaje njė libėr pėr Tefik Sfirin?


Historia e kėtij libri i ka fillesat shumė herėt, qė me fėmijėrinė time. Atėherė mund tė kemė qenė 9 ose 10 vjeē. Nuk mė kujtohet data e saktė, por e di qė si ngjarje ka ndodhur pikėrisht nė periudhėn kur Enver Hoxha botoi librin “Rreziku Anglo- Amerikan nė Shqipėri” Nė atė kohė ne si famije jetonim nė Shėnkoll tė Lezhės, pikėrisht aty ku po vuanim persekutimin nga rregjimi komunist. Prindėrit e mi janė munduar gjithmonė tė tregohen tė kujdesshėm me ne fėmijėt, qė tė mos reflektonin asnjėherė ēfarė nė tė vėrtetė vuanin ditė e natė. Dhe ashtu ka ndodhur vėrtetet, pėrveēse asaj mbasditeje qė nuk do e harroj kurrė. Atė mbasdite, prindėrit e mi ishin ulur pėrballė njėri-tjetrit nė dhomėn e ndenjes dhe po bisedonin mbi gjėra qė nuk i kisha dėgjuar mė parė. Sė bashku me motrėn timė tė madhe Ledėn filluam tė afroheshim e tė dėgjonim mė nga afėr, por pa u futur nė dhomė. Ata po pėrmendnin emra si: Enver Hoxha, gjenerali amerikan…pastaj emrin e gjyshit Tefik Sfirit… U futa nė dhomė. Nuk i kisha parė asnjėherė mė parė prindėrit e mi kaq tė shqetėsuar. Shikonin njėri-tjetrin sikur shikonin vdekjen me sy, dhe mbi tavolinė qėndronte njė libėr. Kur mė panė filluan tė buzėqeshnin. Ju afrova tavolinės dhe mora librin nė dorė. Lexova nė fillim autorin: Enver Hoxha. U ēudita se si ka mundėsi qė nė shtėpinė tonė paskemi njė vepėr tė Enver Hoxhės. Duke lexuar emrin e Enver Hoxhės nė fillim thashė me vete: “Ja edhe ne do kemi veprat e Enverit si gjithė tė tjerėt dhe mu kujtuan shtėpitė e shokėve e shoqeve tė mija, tė cilėt kishin tė gjithė veprat e tij. Pastaj pata njė moment shtangje. Diēka kuptova qė po ndodh, por nuk dija se ēfarė. Mė pas lexova titullin “Rreziku anglo-amerikan”. Pastaj u largova dhe ndėrkohė prindėrit e mi e vazhduan bisedėn. Unė me motrėn po dėgjonim gjithēka. Pėr herė tė parė po kuptoja se ēfarė po ndodhte. (Sikurse e kam shpjeguar edhe nė brendėsi tė biografisė sė T. Sfirit, nė kėtė libėr, Enver Hoxha gjatė njė bisede qė ka pasur me Shefin e Misionit Anglez, z. Filip Lik (Philip Leake) nė maj tė 1944. Ky i fundit i ka kėrkuar E. Hoxhės tė takohet me Tefik Sfirin, pasi donte tė raportonte qeverisė sė tij tė vėrtetėn mbi Ballin Kombėtar. Enver Hoxha sipas asaj qė ka botuar nė librin e tij i ėshtė pėrgjigjur se Tefik Sfiri ėshtė armik i popullit shqiptar). Pas njė heshtje tė gjatė sikur tė kishin rėnė bombat, babi e pyeti mamin: “Si do vejė halli? Unė kam hallin e fėmijėve!” Tė shtangura u larguam nga dera e dhomės dhe tė dyja motrat shumė tė shqetėsuara nuk dinim ētė bėnim qė tė mund tė ndihmonim prindėrit tanė. Pas asaj dite shumė gjėra tronditėse i ndodhėn familjes sonė, ndėrsa ai libėr ka qėndruar pėr ca kohė nė biblotekėn e shtėpisė. Pasi kuptova situatėn dhe po pėrjetoja vetė se ēfarė pasojash na solli ai libėr nė shtėpinė tonė, unė disa ditė mė vonė e mora nga bibloteka, dhe kam lexuar me kujdes vetėm nėnshkrimet qė kishin bėrė prindėrit e mi nė faqet ku pėrmendej gjyshi. Duke mos pasur asnjė mundėsi tė ndihmoj prindėrit e mi tė ndodhur nė atė situatė aq tė vėshtirė dhe duke ditur prej tyre qė gjyshi im kishte bėrė njė vepėr tė mirė, e jo tė keqe siē shkruhej nė ato rreshta, e mbylla librin dhe i bėra vetes njė betim qė kur tė rritem do tė shkruaj njė libėr pėr gjyshin. Qė nga ajo ditė ai libėr ėshtė futur nė kutinė e gjėrave tė mija personale dhe ka qėndruar atje derisa vendosa tė shkruaj librin pėr gjyshin tim.


DH.H: Ju tani jetoni nė Vankuver tė Kandasė. Me ēfarė po merreni konkretisht atje?


A.V: -Krahas shkollės qė po vazhdoj dhe pėrgjegjėsive familjare, unė jam e angazhuar dhe me “Shoqėrinė Shqiptare tė British Kolumbias”, si anėtare e Kėshillit Drejtues dhe si pėrfaqėsuese e marrėdhėnieve me shtypin. Kjo shoqėri ėshtė krijuar qė prej dy vjetėsh dhe pėrbėhet nga kryetari, Estref Resuli, nėnkryetari, Edison Heba dhe shtatė anėtarė tė tjerė qė pėrbėjnė Kėshillin Drejtues. Tė gjithė kėta punojnė nė mėnyrė vullnetare, megjithatė nė aktivitetet e shoqėrisė sonė japin kotribut shembullor nė organizimin me sukse tė aktiteteve edhe anėtarė tė thjeshtė tė shoqėrisė. Misioni i shoqėrisė ėshtė organizimi, bashkimi dhe forcimi i frymės vllazėrore midis anėtarėve tė komunitetit shqiptar qė jeton dhe punon nė B.C. Ruatja e traditave kombėtare, kulturore. Kultivimi dhe forcimi i marrėdhėniėve miqėsore tė ndihmės dhe bashkėpunimit midis popullit shqiptar dhe atij kanadez, ndihma dhe pėrkrahja e emigrantėve tė rinj nė B.C. Me pėrkushtimin e devotshmėrinė e treguar nga tė gjithė shqiptarėt e British Kolumbias, kryesisht tė Vakuverit dhe Vankuver Mainland, kjo shoqėri po forcohet gjithmonė e mė shumė duke dhėnė kėshtu njė imazh tė mirė tė shqiptarėve nė komunitetin e madh multietnik tė British Kolumbias.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare