Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


”BUKUROSHJA E FJETUR', PREZANTIM DINJITOZ

18.11.2008 06:02 Kulture - Burimi: Kosova SOT Kulture

Reshat SAHITAJ

Baleti i Kosovės, nėn pėrkujdesjen e drejtorit Ahmet Brahimaj, kėto ditė vuri nė skenė njė ndėr veprat mė prestigjioze botėrore "Bukuroshja e fjetur", e vėllezėrve Grim dhe Marius Petipa sipas inspirimit nga pėrralla e autorit tė njohur Charles Perrault. Pavarėsisht se mė kėtė pėrrallė janė marrė disa autorė, pėrmbajtja ėshtė e njėjtė. Mbretėresha dhe Mbreti tė fjetur mbijetojnė 100 vjet pėr ta pėrjetuar martesėn e bijės sė tyre Princeshės. "Bukuroshja e fjetur" pėr herė tė parė u shfaq me 1829 nė Operėn e Parisit dhe prej asaj kohe gjerė mė tani ėshtė prezantuar me qindra e mijėra herė nė salla tė ndryshme tė botės.

Rrėfimi
Kėsaj radhe edhe trupa e Baletit tė Kosovės, pėr nga interpretimi dhe lojaĀ  nuk ėshtė larg premierave botėrore, duke mėnjanuar varfėrinė skenografike pėr kushte tė dobėta materiale. Baleti e vė nė kryeqendėr konfliktin e sė Mirės (nga femra - Shtojzovallės - qė bėn magji me llojin e lules Lila) dhe sė Keqes (femra-Shtojzovallės- qė bėn magji nga Karabos). Pėrmes kėtyre dy shtojzovalleve paraqitet lajtmotivi i tėrė shfaqjes qė disa herė hyjnė nė skenė pėr tė na e pėrkujtuar dramėn e kėtij rrėfimi sa tė tmerrshėm po aq edhe romantik.
Mbreti shpall lajmin se do ta bėjė njė festė pėr lindjen e vajzės Aurora. Secila prej shtojzovalleve ftohet nė kėtė festė dhe sjellin peshqeshe pėr princeshėn: bukurinė, bujarinė, zgjuarsin딦 . Karabos, njė femėr e zemėruar, pse nuk ishte e ftuar, e lėshon njė mallkim qė Aurora posa t'i mbushė 16vjet do tė vdesė nga njė shpėrthim i gjilpėrės. Femra e magjive tė luleve, Lila nuk do mund ta zhbėjė mallkimin e femrės Karabos, por do tė bėjė qė Aurora pasi tė shpohet nga gjilpėra do bie nė gjumin njėqindvjeēar e pastaj nga puthja e njė princi do tė zgjohet.

Loja
"Bukuroshja e fjetur" i punuar nga Baleti i Kosovės, nė koreografinė e Silvia Tomova ishte njė prezantim dinjitoz qė ka shumė e shumė kohė qė baleti ynė nuk e kishte pėrjetuar. Nė kėtė prezantim u paraqitėn me lojė e lėvizje artistike tė koordinuara Luljeta Ademi nė Princeshėn Aurora, Behie Murtezi qė pėrfaqėson tė Mirėn, Bardha Neziri nė Karabos pėrfaqėsuese e sė Keqes e tė tjerė.
Balerina Behie Murtezi dukej se e kishte punuar shumė mirė rolin e saj. Kjo balerinė me vallėzimin e saj e mbante ritmin dhe shfaqjes i jepte dramatizėm. Lėvizjet e saj ishin sa elegante po aq edhe nė harmoni me partnerin dhe muzikėn. Nė anėn tjetėr, Bardha Neziri nė rolin e Karabos nuk kishte mundėsi tė jepte kreativitet nė vallėzimin e saj, sepse ajo mė shumė ishte e pėrqendruar nė gjesteĀ  dhe mimikėn, gjė qė ndikoi qė publiku lehtas ta identifikonteĀ  me tė Keqėn.Ā  Bardha Neziri tėrė punėn e vet ia kishte kushtuar mė tepėr anės shpirtėrore tė personazhit se sa lojės, gjė qė nė kėtė shfaqje ėshtė edhe e lejueshme,Ā  sepse vallėzimi ėshtė art i lėvizjeve trupore, gjesteve, mimikės, falė njė ritmi tė kompozicionit koreografik. Baleti ėshtė zhanėr dramatik, ku aksioni krijohet pėrmes pantomimės, vallėzimit, ku gjuha e tė folurit zbėrthehet pėrmes lėvizjeve trupore qė ėshtė njė komunikim jo verbal.Ā 
"Bukuroshja e fjetur " ėshtė studiuar nga shumė psikoanalistė, tė cilėt mendojnė se kjo pjesė ėshtė njė rrėfim fillestar i procesit tė zhvillimit tė njė vajze deri nė pleqėri. Ėshtė mėnyra e pėrgatitjesĀ  sė vajzės pėr ndryshime radikale gjatė jetės sė saj. Me gjithė tėrė tentativave tė prindėrve, vajza -thonė ata- ėshtė goditur qė nga lindja me mallkime qė do i fillojnė nga adoleshenca. Mallkimi i tyre fillon nga gjakderdhjet mujore. Personazhja Karabos ėshtė pėrfaqėsimi i pleqėrisė. Shfaqja e princit sharmant ėshtė vetėm njė episod i jetės sė njė vajze. Nėna e princeshės simbolizon moshėn adulte dhe pjellshmėrinė. "Bukuroshja e fjetur", nė prezantimin e trupės sė Baletit tė Kosovės, ishte njė komplicitet i lojės sė pėrbashkėt tė kėsaj trupe ku secili gjendej nė vendin e caktuar dhe me lojėn e tyre artistike, duke i koordinuar lėvizjet dhe lojėn.Ā  "Bukuroshja e fjetur" ėshtė njė shfaqje qė duhet tė shihet jo vetėm nga elita e kryeqytetit, por edhe nga publiku i zgjeruar, sepse balerinėt tanė kėsaj here treguan se ka me ēka tė mburret Kosova.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare