Baroku madhėshtor
01.09.2008 12:02 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Prelud pėr njė shfaqje tė rrallė nė Apoloni. Njė program krejtėsisht me vepra tė stilit barok mundėm ta ndjekim nė kėtė koncert-sprovė, nė harmoninė e pėrsosur tė cembalos dhe violės da gamba tė dy muzikantėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Itali
Ditėn e premte nė hollin e Teatrit tė Operės dhe tė Baletit dy instrumentistė tė talentuar, Jusuf Beshiri (Cembalo) dhe Perikli Pite (Viola da gamba) ishin protagonistė tė veēantė tė njė programi me muzikė baroke. Muzikė qė ėshtė luajtur nga vitet 1600 deri nė fillimet e shekullit XVII. Njė melodi qė transmeton emocione tė fuqishme (trashėguar nga stilet paraardhėse muzikore) dhe me njė tingėllim madhėshtor ashtu siē e kishin gjithė artet e Rilindjes karakteristikė. Tek ne pak e njohur ėshtė njė muzikė e tillė. Vetėm nė kuadrin e programeve muzikore tė Institutit Italian tė Kulturės kemi pasur rastin tė dėgjojmė tek-tuk ndonjė vepėr tė Bach-ut. Po ashtu si dhe pjesė korale po nga ky autor interpretuar nga kori i Berlinit shoqėruar me harpė, mundėsuar nga Ambasada Gjermane pėr artdashėsit shqiptarė. Dhe vetėm kaq. Kurse njė program tė plotė e tė larmishėm, krejtėsisht me vepra tė stilit barok mundėm ta ndjekim nė kėtė koncert-sprovė, nė harmoninė e pėrsosur tė cembalos dhe violės da gamba tė dy muzikantėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Itali. Cembalo, njė instrument qė ka shėrbyer si vegėl muzikore nė Evropė nė fund tė shek. XIV dhe viola da gamba, qė nė pėrgjithėsi i ka tė ngjashme parimet e lojės si veglat e tjera me harqe, janė tė rralla pėr kohėn e sotme nė Europė, aq mė tepėr nė Shqipėri. Prandaj edhe repertori muzikor ishte i veēantė dhe i pėrzgjedhur. Sarabanda, njė nga pjesėt mė tėrheqėse tė Antoine Forqueray (1672-1745), La Vertigo dhe La marche des Scythes tė Royer (1700-1755) ishin interesante pėr emocionet qė ngjallnin te dėgjuesi. Me kureshtjen pėr tė njohur mė tepėr nga emrat e mėdhenj tė barokut u ndoqėn dy vepra tė kompozitorit gjerman Johan Sebastian Bach. Dhe veēanėrisht Sonata III in sol e Carl Philip Emmanuel Bach, klavincembalistit gjerman, djalit tė dytė dhe mė i famshmi i Bach-ut tė madh, drejtuesit tė pesė kishave tė Hamburgut. Muzikė hyjnore qė tingėlloi bukur nė hollin e thjeshtė dhe jo fort tė pėrshtatshėm tė Teatrit tė Operės. Po tė mendojmė se sa madhėshtore do tė jetė po kjo shfaqje nė qytetin antik tė Apolonisė, ku ėshtė menduar tė jepet si premierė. Pranė ndėrtesės sė manastirit tė Shėn-Mėrisė, njė sfond kishtar kaq i goditur pėr kėtė lloj muzike.
Njė gjetje dhe kombinim i veēantė jo vetėm i dy instrumenteve tė rrallė muzikorė me njė repertor interesant dhe fare pak tė njohur, por dhe nė njė ambient kaq ekzotik, siē ėshtė Apolonia, qyteti i lashtė nga mė tė tėrheqėsit nė botėn arkeologjike shqiptare. Zgjedhje mė e bukur nuk mund tė gjendej me rastin e hapjes sė njė ekspozite fotografike kushtuar Leon Rey-t, arkeologut francez, qė i pari ra nė gjurmė tė kėtij qyteti tė rėndėsishėm tė antikitetit tonė.
Nė kuadėr tė kėsaj ekspozite pėrkujtimore qė do tė zhvillohet nė datėn 5 shtator do tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė ndryshėm tė institucioneve tona shtetėrore dhe tėFrancės. Po njė mjedis mė tė zgjedhur muzikor si ai qė do tė krijojnė instrumentistėt e talentuar Beshiri dhe Pite vėshtirė se gjendet dot lehtė. Shfaqja e tyre e sė premtes nė TOB tregoi mė sė miri se ē’potencial aftėsish janė tė zotė tė shpalosin artistėt tanė. Vėrtet ata jetojnė e punojnė nė Itali, por dėshira dhe dashuria pėr tė kontribuar edhe nė vendlindje na bėn t’i ēmojmė edhe mė tepėr duke iu uruar suksese tė merituara.
lajme.parajsa.com



































