Bashkim Ahmeti:Skėnderbeu, Zogu e Kadare tri figurat e kombit tonė
01.12.2008 12:07 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
Njė ndėr personalitetet e artit shqiptar nė disa fusha tė arteve pamore, rrėfehet pėr jetėn dhe veprėn e tij. Figura e mbretit, vendi i historisė, piktura nudo dhe vlerat qė mbart ajo.
TIRANE- Tre prej emrave mė tė njohur tė historisė dhe kulturės sonė janė disa prej figurave mė tė dashura pėr Bashkim Ahmetin. Skėnderbeu, Ahmet Zogu dhe Ismail Kadareja, njė trekėndėsh falė tė cilit jemi bėrė tė njohur, jemi bėrė shtet dhe jemi vlerėsuar nėpėr botė. Dy udhėheqės dhe njė shkrimtar, nga epoka e kohė tė ndryshme, qė falė aftėsive kanė arritur tė jenė nė piedestal. "Jam frymėzuar nga letėrsia e Kadaresė, Skėnderbeu ėshtė i pari njeri qė pati idenė gjeniale tė krijimit tė shtetit shqiptar perėndimor, ndėrsa Ahmet Zogu ėshtė njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė popullit", - me kėto fjalė shprehet ai pėr tre figurat e kombit tonė. Secili prej tyre ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar, kontribut i cili njihet mė sė miri prej Bashkimit.
Piktor, skenograf dhe kostumograf. Ku e gjen veten mė shumė Bashkim Ahmeti?
Kam punuar si skenograf nė shumė teatro dhe kohėt e fundit kam bėrė skenografi pėr spektaklet televizive, ku kam bashkėpunuar me Vera Grabockėn, pėr spektaklin "Dua mė shumė Shqipėrinė", por edhe me shfaqje tė tjera me tė. Skenografia ėshtė shoqėruar nė pjesėn mė tė madhe edhe me kostume, sidomos nė opera. Kam punuar nė Muzeun e Enver Hoxhės dhe Muzeun Historik tė Krujės. Unė asnjėherė nuk i jam ndarė pikturės, sepse ka qenė preokupimi im kryesor.
Pse titulli i ekspozitės ėshtė "Shqipėria e pėrjetshme"?
Kėshtu e kam titulluar, sepse janė frymėzimet e mia nga folklori, histori tė ndryshme, nga kėngėt e vjetra, nga historia e shkruar, nga letėrsia e Kadaresė. Tė gjitha kėto i kanė dhėnė karakterin pikturės sime. Veēanėrisht nė kėtė ekspozitė, unė kam kaluar mė sė shumti tek temat historike, siē e quajnė mendimtarėt shqiptarė, Shqipėrinė qė ka qenė pėrjetė dhe do tė jetė pėrjetė.
Ju jeni frymėzuar nga letėrsia e Kadaresė. Si janė marrėdhėniet tuaja me tė dhe si do ta cilėsonit Kadarenė sipas pikėpamjes suaj?
Unė jam pjesė e gjeneratės qė u edukua me Kadarenė. Ai hyri nė jetėn tonė si njė gjė shumė e madhe. Ai i ka dhėnė njė dimension botėror kulturės sonė. Besoj se nė formimin tim tė pėrgjithshėm teorik, kulturor dhe filozofik, kam pjesė tė ideve qė ai shtron si mendimtar.
Keni punuar nė Gjirokastėr, nė Muzeun historik tė Krujės dhe nė Muzeun e Enver Hoxhės nė Tiranė. Cilin prej personazheve qė ke "takuar", ke mė pėr zemėr?
Puna nė Muzeun Historik tė Krujės ka qenė njė punė e frymėzuar dhe me shumė pasion. Ka qenė njė periudhė e bukur e jetės sime. Muzeu historik i Krujės ishte njė ndėr punėt qė unė kam bėrė mė me shumė pasion. Figura e Skėnderbeut ėshtė njė figurė vazhdimisht frymėzuese dhe e mrekullueshme. Unė jam i dashuruar me personazhin e tij.
Sa e njihni personazhin e Skėnderbeut dhe si i shihni debatet e fundit lidhur me monografinė e botuar nga Oliver Schmitt?
Unė kam lexuar gjithēka qė ėshtė shkruar nė shqip pėr tė, kam lexuar edhe dy libra anglisht dhe besoj se e njoh mirė. E kam lexuar monografinė. Ėshtė njė studim qė e ka bėrė njė profesor nė njė aksh universitet, pėr njė arsye tė caktuar, mbase pėr punė shkencore mbase pėr diēka tjetėr. Ėshtė njė punė modeste, jashtėzakonisht modeste pėr mendimin tim, qė kėrkon tė kapėrcejė problemet duke shkaktuar provokime.
Nė librat e botuar nė gjuhėn angleze pėr Skėnderbeun, si del heroi? A ka dokumente pėr tė cilat ne nuk jemi nė dijeni?
Dokumentet pėr Skėnderbeun nuk janė botuar tė gjithė. Skėnderbeu ėshtė mjaft i njohur, por jo gjithēka ėshtė botuar, jo gjithēka ėshtė pėrmbledhur. Skėnderbeu ėshtė i pari njeri gjenial, qė pati idenė gjeniale tė cilėn e realizoi, ose pothuajse e realizoi, qė ėshtė krijimi i shtetit shqiptar perėndimor, me aleanca perėndimore dhe fizionomi tė tillė. Vetė Skėnderbeu ishte njė rilindas evropian. Rrallė gjen nė Ballkan personazhe si ai, nė mos nuk gjen fare, rilindas qė tė rrinė pėrkrah tij nė atė kohė.
Nė punimet tuaja, ju realizoni figurėn e mbretit. Bėhet fjalė pėr mbretin Zog, apo ėshtė thjesht mbreti si figurė hierarkike? Kush ėshtė mbreti i pikturės suaj?
Nuk ka tė bėjė me figurėn e mbretit Zog, por ai ėshtė mbreti, ėshtė prijėsi, ėshtė udhėheqėsi, ėshtė drama, dimensioni i mendimit dhe i ngjarjes, ėshtė tragjedia. Ky ka qenė njė personazh me kėto cilėsi. Nėse femrėn e shoh nudo, personazhin arketip me tipare shqiptare, tė marrė nga historia e shoh ndryshe, siē ėshtė piktura me Gjergj Kastriotin.
Po Skėnderbeu kush ėshtė pėr ju? A ėshtė ai mbreti?
Unė atij kam dėshirė t'i them mbreti, se njerėzit nuk janė mėsuar t'i thonė atij mbret. Ai ishte mbreti i shqiptarėve. Ai e bėri mbretėrinė edhe pse Papa pati njė aksident nė Pulia, dhe nuk arriti dot t'i vinte kurorėn, dhe nė atė mėnyrė e gjithė bota do t'i thoshte atij mbret. Por pėr mua ai ėshtė mbreti, ėshtė udhėheqėsi.
Po figurėn e mbretit Zog, si e shihni? Historia i ka hequr jo pak merita dhe ėshtė njė figurė shumė e diskutuar, edhe pse kohėt e fundit ka ndryshuar imazhi jo i mirė pėr tė.
Unė fatkeqėsisht nuk kam asnjė pikturė me Mbretin Zog, mė vjen keq pėr kėtė, sepse jam shumė i apasionuar pas figurės sė tij. Kam lexuar ē'kam mundur pėr Ahmet Zogun. Historia e ka shtrembėruar, sepse ajo kėshtu ėshtė. Ndodhi njė thyerje politike, ai u stigmatizua, por tani kohėt kanė ndryshuar dhe ai dalėngadalė po gjen vendin qė i takon nė historinė tonė. Zogu ėshtė njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė popullit shqiptar.
Nudoja ėshtė njė temė e pėrhershme e punimeve tuaja. Si e shihni nudon shqiptare dhe a ka modele qė pozojnė pėr njė vepėr nudo?
Ėshtė tema mė sublime e pikturės realiste. Pikturimi i nudos ka filluar qė para luftės dhe e kanė aplikuar pothuajse tė gjithė piktorėt, por nuk ėshtė ekspozuar pėr arsye tė kohės dhe rrethanave dhe ka qenė jashtė vėmendjes. Por pėrveē kėsaj, ka pasur njė lloj provincializmi qė ēdo vepėr e huaj ėshtė e madhe, ndėrsa veprat tona janė tė vogla.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com



































