Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Bashkim Ahmeti, nga Nju-Jorku nė Tiranė

25.11.2008 12:19 Kulture - Burimi: Metropol Kulture

  Ēelet nesėr nė Galerinė Kombėtare tė Arteve ekspozita vetjake e piktorit Bashkim Ahmeti.

Piktori Bashkim Ahmeti ka dhėnė kontribut nė disa fusha tė arteve pamore. Vepra e tij krijuese rreth 40-vjeēare pėrveē pikturės shtrihet nė skenografi dhe kostumografi (teatėr, opera, spektakėl), nė mėsimdhėnie, nė drejtimin artistik dhe krijimin e pjesėve kompozicionale nė muzeume kombėtare. Ai ka krijuar vepra nė teknikėn e vajit, afreskut dhe grafikės. Ahmeti ekspozoi pėr herė tė parė nė moshėn 20-vjeēare nė ekspozitėn kombėtare nė Tiranė, ku u vlerėsua me ēmim. Prej atėherė ai ekspozon nė vazhdimėsi nė veprimtari kombėtare nė grup dhe nė ekspozita vetjake brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

Ekspozita do tė pėrbėhet nga njė grup pikturash me imazhe nga Nju-Jorku (SHBA), ku artisti jeton aktualisht, veprat e tjera i pėrkasin temės shqiptare “Shqipėria e pėrjetshme”, ku paraqitet me imazhe nga natyra shqiptare tema historike, qė pėrqendrohet rreth figurės sė mbretit. Nė njė grup tjetėr tablosh artisti pikturon “nudot”, qė janė tema e tij e pėrhershme. Sipas kuratorit tė ekspozitės Ylli Drishti, punimet e ekspozuara tė tronditin me zgjidhjet kompozicionale origjinale, freskinė koloristike tė papritur, magjinė e njė kėndvėshtrimi postmodern piktoresk tė imazheve, qė realizohen me njė talent tė jashtėzakonshėm. “Ato prezantojnė njė teknikė perfekte pikturimi si nė realizimin pastoz tė penelatave, qoftė edhe nė velaturat e pėrdorura, qė krijojnė emocione tronditėse. Asnjė detaj i pikturave tė tij nuk ėshtė lėnė jashtė vėmendjes, ēdo gjė ėshtė realizuar nė perfeksion.” Nė vazhdimėsi ai preferon tri ngjyra kryesore: okrėn e artė, blunė mesdhetare dhe tė kuqen verbuese onufriane.

Ekspozita do tė shoqėrohet nga katalogu, ku janė paraqitur 97 vepra tė realizuara gjatė viteve 2005–2008, qė janė pjesė e ekspozitės. Ekspozita me vepra tė realizuara nga artisti gjatė tre vjetve tė fundit vjen nėn kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha dhe do tė qėndrojė e hapur deri mė 12 dhjetor. Paralelisht me kėtė ekspozitė ditėn e shtunė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve vjen njė tjetėr ekspozitė, "Shqiptarėt nė shekuj", ekspozitė dokumentare gravurash me tematikė shqiptare nga autorė tė huaj e koleksionistėve Fotaq Andrea e Dritan Muka.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare