Bashkim Ahmeti tek Artet, nen patronazhin e Berishes
26.11.2008 00:03 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture
E Merkure, 26 Nentor 2008
Piktori i njohur, qe jeton ne Amerike, ka nje korpus gati 40 vjecar pune ndersa do te kthehet ne mesjave ne G.A. me Tirane me krijimtarine e tij te tre viteve te fundit dhe nen kujdesin e kryeministrit. Vec piktures, ai ka kontribut ne mesimdhenie, ne drejtimin artistik dhe krijime te tjera
Piktori i njohur Bashkim Ahmeti rikthehet ne Galerine e Arteve ne Tirane me nje ekspozite vetjake. Qe nga 26 nentori dhe duke vazhduar deri me 12 dhjetor, ai do te ekspozoje dhjetera vepra te realizuara nga artisti gjate viteve 2005 - 2008. E vecanta e aktivitetit te tij eshte se ajo behet nen patronazhin e kryeministrit te Shqiperise, Prof. Sali Berisha. Kuptohet rendesia e kesaj ngjarje dhe impenjimi i G.A.-se, qe kete here do t'i kushtohet nje emri te tille, nje personaliteti te artit shqiptar me kontribut ne disa fusha te arteve pamore. Ekspozita ka nje linje punesh, qe jane krijime te autorit nga New Yorku (SHBA), ku artisti jeton. Nje linje tjeter i perket temes se preferuar te tij: "Shqiperia e Perjetshme", qe paraqitet me imazhe nga natyra shqiptare, tema historike qe perqendrohet rreth figures se Mbretit. Nje vend i eshte lene edhe "nudove", qe jane tema e tij e perhershme.
Vepra e tij krijuese rreth 40 vjecare, pervec piktures, shtrihet ne skenografi & kostumografi (teater, opera, spektakel), ne mesimdhenie, ne drejtimin artistik dhe krijimin e pjeseve kompozicionale ne Muzeume Kombetare. Ai ka krijuar vepra ne tekniken e vajit, afreskut dhe grafikes. Krijimtarine e ka filluar qe ne moshen 20 vjecare ne ekspoziten kombetare, ne Tirane, ku u vleresua me cmim. "Prej atehere ai ekspozon ne vazhdimesi ne veprimtari kombetare ne grup dhe ne ekspozita vetjake brenda dhe jashte Shqiperise. Punimet e ekspozuara te trondisin me zgjidhjet kompozicionale origjinale, freskine koloristike te papritur, magjine e nje kendveshtrimi postmodern piktorik te imazheve qe realizohen me nje talent te jashtezakonshem. Ato prezantojne nje teknike perfekte pikturimi si ne realizimin pastoz te penelatave qofte edhe ne velaturat e perdorura qe krijojne emocione tronditese. Asnje detaj i pikturave te tij nuk eshte lene jashte vemendjes, c'do gje eshte realizuar ne perfeksion. Ai ne vazhdimesi preferon tri ngjyra kryesore: okren e arte, blune mesdhetare dhe te kuqen verbuese Onufriane", kane thene specialistet e Galerise, qe kane shtuar se eshte pergatitur edhe katalogu ku jane paraqitur 97 vepra te realizuara gjate viteve 2005 - 2008, qe jane pjese e ekspozites
Shkurt
lajme.parajsa.com



































