Bazilika e Sarandės, restaurim shpėtues
03.09.2008 12:05 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
SARANDE- Pas fluksit tė turistėve nė pikat e pelegrinazhit turistik qė numėron Saranda dhe rajoni pėrreth, tani ėshtė radha e specialistėve. Nė njė prej tyre, nė atė qė njihet si kompleksi i sinagogės dhe bazilikės sė Sarandės, tė emėrtuar kompleksi Onhezmi, nė ditėt e para tė shtatorit kanė nisur punimet sipas njė projekti restaurues. Sinagoga dhe bazilika e Sarandės, sė bashku janė duke iu nėnshtruar punimeve restauruese dhe shpėtuese. Mozaiku ėshtė zbuluar pėr tė parė dhe vlerėsuar gjendjen e tij dhe pėr tė kryer nė tė restaurimet e nevojshme. Mozaicisti Agron Islami dhe specialisti tjetėr Zamir Marikaj, nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės udhėheqin punėt e projektit. Islami thotė se janė duke verifikuar dėmtimet e mundshme nė mozaikė dhe do tė bėhet plotėsimi e zėvendėsimi i tyre. E gjithė sipėrfaqja qė zė mozaiku ėshtė zbuluar nga shtresa mbrojtėse e rėrės dhe mbulesa e plastmasit, pėr tė evidentuar mė saktėsisht nevojat qė paraqiten. Megjithėse mozaicisti Agron Isalmi thotė se kjo ėshtė njė punė rutinė, qė bėhet njė herė nė 4-5 vjet, ky vrojtim dhe plotėsim ėshtė shpėtues pėr mozaikun dhe figurinat qė ai paraqet. Restaurimi i nisur bėhet duke pasur mbėshtetjen e drejtorisė rajonale tė kulturės kombėtare nė Sarandė. Sipas Feruz Shabanit, drejtor i kėsaj drejtorie, projekti i nisur i paraprin njė projekti edhe mė tė madh, qė parashikon njė imazh krejt tjetėr tė kompleksit tė sinagogės dhe bazilikės, qė pėrfshin rrethimin me elemente tė reja, mbulimin, ndriēimin dhe gjelbėrimin, njė projekt qė kap vleftėn e 4.5 milionė lekėve.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com



































