Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


"Besa" italiane nė Tiranė

19.11.2008 18:01 Kulture - Burimi: Observer Kulture

Nė historinė moderne tė lib
    rit shqiptar, veēanėrisht atij tė pasdiktaturės, kėto dy emra janė shfaqur me dinjitet dhe kanė shtuar lirinė tonė, e kanė bėrė atė mė tė bukur. Miku italian i shqiptarėve, Livio Muēi, ka qenė i pranishėm nė tė gjitha panairet e librit, por jo gjithnjė i ka rėnė nė sy medias dhe pėr pasojė tė njė informimi jo tė plotė, edhe opinionit tonė publik.
Shumė pak e dinė se Livio Muēi dhe shtėpia e tij botuese "Besa" ka publikuar afro pesėdhjetė libra me temė Shqipėrinė dhe rreth gjysma e tyre janė autorė shqiptarė. Konsiderohet deri tani botuesi mė i madh i librit shqiptar nė botė.
Ky ėshtė njė kontribut i vyer, kjo ėshtė njė vepėr reale e bėrė me shpirt nė dobi tė imazhit pozitiv tė kombit tonė.
Shtėpia botuese "Besa" qė nė fillimet e veta lindi me dėshirėn pėr tė pasqyruar jetėn plot trazim e mahnitje tė Ballkanit, popujve tė shumtė tė Mesdheut, mjediseve spanjishtfolėse nė Evropė dhe Amerikė. Megjithatė siē edhe e tregon me emrin qė Livio Muēi i ka vėnė asaj dhe vazhdon t'ia mbajė, vėmendja e tij kryesore ėshtė tė bėjė tė ditur nė opinionin publik dhe letrar italian kulturėn shqiptare. Informojmė se ka ndodhur shpesh qė pas botimit nė italisht libra tė dalė nga "Besa" janė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e kontinentit tonė e deri edhe nė Amerikė.
Kontribut i veēantė i Livio Muēit ėshtė edhe fakti qė ai nė mėnyrė kėmbėngulėse mjaft nga botimet e autorėve shqiptarė i ka publikuar nė libra dygjuhėsh, nė italisht dhe nė shqip. Kjo nuk ėshtė bėrė pėr komercializėm, por pėr tė ndihmuar sadopak qė bashkė me vlerat e letėrsisė dhe tė kulturės sonė bashkėkombėsit tanė tė ruajnė edhe gjuhėn amtare.
Kohėt e fundit pėr tė inkurajuar talentet mė tė spikatura si edhe autorėt qė shkruajnė drejtpėrsėdrejti nė gjuhėn italiane shtėpia botuese "Besa" dhe drejtuesi i saj Livio Muēi nisėn veprimtarinė edhe tė njė shtėpie tė dytė botuese "Le edizioni Controluce". I pari libėr i saj ka qenė vepra e Ismail Kadaresė "Eskili ky humbės i madh" ("Eschilo il gran perdente") si edhe antologjia e poetit Gezim Hajdari "Poezi tė zgjedhura 1990-2007" (Poesie scelte 1990 - 2007).
Gjithnjė, kur e pyet pėr planet e tij nė tė ardhmen, miku i mirė i shqiptarėve, Livio Muēi tė pėrgjigjet: "Do ta mbaj besėn qė i kam dhėnė Shqipėrisė".


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare