Burg tifozit, Cana akuza Prokurorisė sė Madridit
07.11.2008 06:49 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
Shfaqet nė njė rol tė ri, si qendėrmbrojtės, provon rolin e top- modelit nė njė revistė franceze dhe sė fundmi kthehet nė simbolin e tifozerisė dhe tė skuadrės sė Marsejės. Lorik Cana ka lėshuar akuza tė forta nė adresė tė Prokurorisė Spanjolle ditėn e djeshme, pėr shkak se kjo e fundit ka kėrkuar 8 vjet burg pėr njė tifoz tė Marsejės tė quajtur Santos Mirasierra. Ky i fundit ka qenė njė ndėr autorėt e trazirave tė ndodhura nė stadiumin e Atletikos sė Madridit "Vicente Calderon" mė 1 tetor, kur policia spanjolle u pėrlesh me tifozėt francezė. Santos Mirasierra akuzohet se ka bėrė rezistencė ndaj forcave tė rendit, njė sjellje e dėnueshme kjo sipas ligjit spanjoll. Dje, Prokuroria e Gjykatės Supreme tė Madridit ka kėrkuar 8 vjet burg ndaj tij, gjė qė ka shkaktuar njė reaksion tė vėrtetė nė tė gjithė Francėn. I pari qė ka folur ka qenė kapiteni i Olimpikut Lorik Cana. "Kemi mėsuar se pėr tė janė kėrkuar tetė vjet burg. Kjo ėshtė e padrejtė, ėshtė e pashpjegueshme", ka thėnė mesfushori kuqezi nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp. "Pavarėsisht rezistencės qė i ėshtė bėrė forcave tė rendit nė Spanjė, kanė qenė kėta tė fundit qė kanė shfaqur defekte nė sjelljen e tyre, duke kryer akte aspak normale", deklaroi mė tej Cana. Ēėshtja nuk duket aq e zakonshmenė njė qytet futbolldashės si Marseja. "Pavarėsisht rezultateve tė mira qė kemi marrė kohėt e fundit, nuk mund tė jemi tė qetė, pasi njė nga mbėshtetėsit tanė ėshtė nė burg", tha mė tej kapiteni i Marsejės, qė ka kėrkuar njė mobilizim tė tė gjithė opinionit publik pėr kėtė. Ndaj tifozit tė francez janė ngritur dy akuza. E para ėshtė ajo e prishjes sė rregullit dhe qetėsisė publike, pėr tė cilėn ai rrezikon 4 vjet burg. Ndėrsa tjetra ėshtė "kundėrshtim i autoriteteve", pėr tė cilėn rrezikon 4 vjet tė tjera. Ndeshja mes Atletikos sė Madridit dhe Marsejės u zhvillua mė 2 tetor nė "Vicente Kalderon" dhe pėrfundoi me fitoren 2-1 tė skuadrės vendase.
Njė lider
Marseja ka arritur dy fitore nė dy ndeshjet e fundit, mes kampionatit e Champions League, megjithatė ajo kaloi njė nga momentet e saj mė tė vėshtira nė fund tė muajit tetor. Arsyeja? Gjithēka lidhej me problemet e brendshme tė ekipit, saktėsisht njė pėrplasje mes talentit tė saj Hatem Ben Arfa dhe trajnerit Erik Gerets. Ish-lojtari i Lionit u la jashtė pėr ndeshjen kundėr Paris Sent Zhermen, qė ėshtė rivalja kryesore nė Francė. Njė vendim qė habiti tė gjithė tifozėt dhe qė ēoi nė disfatėn 2-4 tė Marsejės brenda nė "Velodrome". Lorik Cana ka qenė njeriu qė ka zgjidhur njė situatė tė tillė, e cila kishte ndikuar drejtpėrdrejt nė rezultatet e ekipit. Mesfushori shqiptar bėri qė Ben Arfa tė kėrkonte falje dhe trajneri Gerets ta ripranonte nė skuadrėn titullare. Dhe rezultatet erdhėn. Marseja barazoi me Nantėn nė transfertė, fitoi me Sente Etienin dhe PSV Eindhoven nė shtėpi.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com



































