Cila protagoniste e Sex and the City je?
11.08.2008 00:02 Kulture - Burimi: JETA Psikologji
I prisnim prej kohėsh dhe ja mė nė fund! Heroinat e “Sex & the City” kanė zbarkuar nė ekranin e madh pėr tė na hequr trurin sėrish me aventurat e tyre tė ēmendura. Nė program: veshje, modė, burra, biseda djallėzore... gjithēka qė na pėlqen neve! Ndaj vėshtirė tė mos identifikohemi me to dhe ta shohim veten pa pikėn e problemit sa gjerė e gjatė Manhattan-it, me taka gjilpėrė dhe kostum Chanel.
Si ndihesh: mė shumė Carrie, Charlotte, Miranda apo Samantha? Bėj menjėherė testin dhe cila “Sex & the city girl” fshihet brenda teje:
1. Pėr ty, takimi i parė ideal ėshtė:
a. Njė darkė nė njė restorant “in”: edhe nėse del njė dėshtim, tė paktėn ke ngrėnė mirė nė njė restorant luksi – 3 pikė
b. Njė drekė nė njė restorant nė qoshe tė zyrės tėnde: e thjeshtė pėr t’u kombinuar me impenjimet e tua – 2 pikė
c. Njė mbrėmje nė diskotekė: tė shohėsh se si kėrcen njė burrė ėshtė esenciale pėr tė kuptuar sex-appeal-in e tij – 4 pikė
d. Njė shėtitje nė njė vend tė bukur. Ideal pėr tė kuptuar nėse ėshtė inteligjent dhe ka shije tė mirė – 1 pikė
2. Bėre shumė mirė qė e bleve atė fustanin me dekolte tė madhe dhe qė zgjodhe atė lokalin trendy. Prova: njė alamet tipi tė ofron njė pije. Porosit:
a. Njė “Sex on the beach”, njė koktej me bazė vodke, lėng portokalli dhe manaferrash – 2 pikė
b. Njė Martini – 1 pikė
c. Njė gotė shampanjė – 3 pikė
d. Diēka tė fortė. Njė whisky on the rocks, pėr shembull – 4 pikė
3. Plateau (kėpucė me takė tė lartė dhe bazament pėrpara) janė super nė modė kėtė verė. Pėr tė dalė, do t’i vishje kėto kėpucė me:
a. Njė palė xhinse tė gjera dhe njė kėmishė hippie chic – 2 pikė
b. Njė fustan tė kuq me jakė peliēe – 4 pikė
c. Njė palė pantallona tė shkurtra, njė kanotierė dhe njė triko – 1 pikė
d. Njė fustan tė zi tė thjeshtė, me njė ēantė tė sė njėjtės ngjyrė – 3 pikė
4. Tė lumtė, i arrite objektivat e vendosur nė zyrė dhe tani tė pret njė super shpėrblim prej 5000 eurosh. Ēfarė bėn me kėto para?
a. Shopping – 1 pikė
b. Shkon me pushime – 2 pikė
c. Ble njė divan tė ri design – 3 pikė
d. Organizon mbrėmjen e vitit: 200 persona, shampanjė sipas qejfit dhe super DJ – 4 pikė
5. Martesa? Pse jo? Mė kusht qė ti tė mund:
a. Tė vazhdosh tė flasėsh me shoqet e tua, mamin dhe motrėn. Edhe nėse telefonojnė tre herė nė ditė – 3 pikė
b. Tė kesh pak kohė pėr veten tėnde – 1 pikė
c. Tė jesh e lirė tė dalėsh me kė tė duash, kur tė duash, pa i dhėnė llogari askujt – 4 pikė
d. Tė kesh llogarinė tėnde nė bankė dhe apartamentin tėnd – 2 pikė

6. Ndihesh pak si e trishtuar sot. Ēfarė ta ngre moralin?
a. Njė palė kėpucė tė reja – 1 pikė
b. Njė festė mes shoqesh – 2 pikė
c. Njė tortė me ēokollatė – 3 pikė
d. Njė natė “caliente” – 4 pikė
7. Nėse do tė merrje spunto nga look-u i Diane Kruger, do tė preferoje:
a. Ēantėn e pakohė “Chanel” – 4 pikė
b. Veshjen e kontraktuar bardhezi – 3 pikė
c. Kėpucėt e leoparduara superfemėrore – 1 pikė
d. Asgjė, ky look nuk mė pėlqen aspak – 2 pikė
8. Ēfarė mendon pėr besnikėrinė?
a. Ėshtė evidente kur je e dashuruar – 3 pikė
b. Ėshtė njė objektiv qė duhet mbajtur ndėr mend, edhe pse nuk ėshtė gjithmonė e thjeshtė – 1 pikė
c. Ėshtė njė provė respekti mes partnerėve, thelbėsore pėr njė ēift stabėl – 2 pikė
d. Nuk mendon se ėshtė e mundur tė qėndrosh gjatė – 4 pikė
9. Ka diēka qė nuk ke guxuar kurrė t’ia thuash shefit tėnde, edhe pse ke shumė dėshirė. Dhe ėshtė:
a. Ēfarė ke nė portofol, njė fermė pėr rritjen e iriqėve? – 1 pikė
b. Jam mė e mira. Jam unė qė e meritoj promocionin jo ajo idiotja, Elisabeta – 2 pikė
c. Ajo ėshtė njė e paaftė. Me kė ka shkuar nė shtrat qė ėshtė ngjitur kaq shumė nė pėrgjegjėsi? – 4 pikė
d. Duhet t’u flasėsh pak mė mirė vartėsve tė tu. Nuk ėshtė kjo mėnyra se si trajtohen njerėzit qė punojnė pėr ty – 3 pikė
1- 9 pikė
Carrie, fashion-istja e lėkundur
Ikona ime njujorkeze
Glamour, moderne, e ēmendur pas diskotekave... si Carrie, je njė “vajzė prej vėrteti”, qė pranon pa komplekse mendjelehtėsinė tėnde. Kurioze dhe gjithmonė nė modė, tė pėlqejnė diskotekat trendy, restorantet “in”, veshjet qė bien nė sy. Spontane dhe e lezetshme, je tipi i shoqes qė tė gjithė e adhurojnė.
Pikat e mia tė forta
Nėn aparencėn e vajzės sipėrfaqėsore, je nė fakt shumė inteligjente dhe pikėrisht pėr kėtė tė tjerėt tė duan. Edhe pse je brilante, nuk e merr veten kurrė shumė seriozisht. Je njė psikologe e mirė dhe ke njė ndjeshmėri dhe aftėsi tė pabesueshme pėr tė analizuar, gjė qė tė lejon t’i kuptosh shumė shpejt tė tjerėt.
Defektet e mia tė vogla
E pakėnaqur e pėrjetshme, tenton tė analizosh gjithēka e tė bėsh njėmijė pyetje. Problemi ėshtė qė, duke u pėrpjekur t’u shpėtosh risqeve, lė tė tė ikė burri i jetės tėnde.
Burri im ideal
I bukur, brilant, karizmatik. Sepse nuk do arrije tė kėnaqeshe me njė bukurosh sipėrfaqėsor pa sens humori dhe shpirt kritik. Ke nevojė pėr njė burrė tė kėndshėm si ti, qė tė kupton dhe tė stimulon intelektualisht.
Batuta historike e Carrie-t
“Betohu pėr Chanel-in!”
“Burrat janė si fjalėt e kryqėzuara tė “New York Times”: tė vėshtirė, tė dykuptimtė dhe nuk je asnjėherė e sigurt nėse ke marrė pėrgjigjen e duhur”
9 – 19 pikė
Miranda, karrieristja pragmatike
Ikona ime njujorkeze
I ngjan shumė Mirandės, avokates brilante karrieriste tė “Sex & the city”. Ambicioze si ajo, mendon pėr punėn para sė gjithash. Edhe pse nuk di tė rrish pa punuar, nuk e refuzon kurrė njė pije me shoqet e tua. Realiste dhe pragmatike, pas njė fasade cinike dhe njė sensi humorizmi goditės fsheh njė ndjeshmėri tė madhe.
Pikat e mia tė forta
E vullnetshme, e prerė, e pavarur: di se ēfarė do dhe se si ta marrėsh. Je njė luftėtare e vėrtetė, e aftė tė pėrballosh ēdo lloj sfide. Inteligjenca ėshtė njė nga pikat e tua mė tė forta.
Defektet e mia tė vogla
Tė pėlqen tė kontrollosh situatėn dhe pėr pasojė e ke tė vėshtirė ta lėsh veten tė lirė. Je shumė e arsyeshme, nuk u lė hapėsirė pasioneve tė tua dhe zgjedh gjithmonė opsionin mė tė vėshtirė. Ke tendencėn pėr tė racionalizuar gjėrat.
Burri im ideal
Ke nevojė pėr siguri. Tė pėlqejnė burrat ambiciozė, si ty, me njė situatė sociale tė stabilizuar dhe komforte. Ke nevojė tė jesh e bindur.
Batuta historike e Mirandės
“Nuk mund t’ia lejoj vetes tė kem njė fėmijė. Mezi arrita tė gjej edhe pak kohė pėr tė programuar abortin”
19 – 29 pikė
Charlotte, ėndėrruesja romantike
Ikona ime njujorkeze
Shoqet e tua tė thėrrasin “perfektja”. E qeshur, diskrete, gjithmonė e tėrhequr nga shkėlqimi, je njė vajzė pėr sė mbari. Idealiste dhe romantike, beson tek princi i kaltėr. Nė marrėdhėniet nė ēift, do qė gjithēka tė jetė absolutisht perfekte dhe je gati tė bėsh gjithēka qė tė jetė ashtu. E nėse je single, ke vetėm njė ide nė kokė: tė mos rrish ashtu.
Pikat e mia tė forta
E ėmbėl dhe e kujdesshme me tė tjetėr, je me tė vėrtetė njė vajzė shumė e mirė. Njė shpatull qė ngushėllon, mbi tė cilėn shoqet e tua e dinė se mund tė mbėshteten nė momente tė vėshtira. Tė ēmojnė pėr besnikėrinė dhe ndershmėrinė tėnde pa kompromise.
Defektet e mia tė vogla
Pėr shkak tė edukatės tėnde mjaft tradicionale, ke trashėguar disa tabu tė vėshtira pėr t’u thyer. Nė jetėn e pėrditshme, ashtu si edhe nė jetėn dashurore dhe seksuale, e ke tė vėshtirė tė jesh e ēlirėt. Mos beso nė idealizmin tėnd tė madh (qė disa e quajnė naivitet), sepse nėse zhgėnjehesh, zgjimi mund tė jetė shumė i dhimbshėm.
Burri im ideal
Potent, mbrojtės, bindės: ėshtė figura e pėrsosur. Shmang egoistėt qė pėrfitojnė nga natyra jote shumė e butė pėr tė imponuar ide. Por gjej dikė qė tė tė bėjė tė qeshėsh dhe tė tė ndihmojė qė tė ēlirohesh pak nga vetvetja.
Batuta historike e Charlotte
“Shoh burra qė kur isha 15 vjeē, jam e lodhur. Po ku ėshtė? (e ka fjalėn pėr burrin e jetės sė saj)”
29 –39 pikė
Samantha, ngrėnėsja pa komplekse e burrave
Ikona ime njujorkeze
Ashtu si Samantha, mishėron simbolin e gruas moderne, tė lirė, tė pavarur. Joshėse nė shpirt, di tė shfrytėzosh sex appeal-in tėnd. Seksi nuk tė tremb dhe besnikėria nuk ėshtė pika jote e fortė. E thėnė troē, ndonjėherė mėrzitesh dhe preferon tė ndryshosh partner herė pas here.
Pikat e mia tė forta
Guximi, besimi tek vetja, forca e karakterit. Je njė grua e fortė, njė lider. E lehtė dhe e kėndshme, ke gjithēka qė duhet pėr tė qenė shpirti i njė feste mes shoqesh, me forcė batutash dhe barsoleta pikante.
Defektet e mia tė vogla
Nėn fasadėn prej “femme fatale” fsheh njė mungesė besimi ndaj burrave. Gjė qė shpjegon se pse ti e ke tė vėshtirė tė impenjohesh me tė vėrtetė me ta. Njė pikė tjetėr e dobėt: je pak egoiste dhe mendon para sė gjithash pėr veten tėnde, pa marrė nė konsideratė ndjenjat e partnerėve tė tu.
Burri im ideal
Nuk tė pėlqejnė historitė e dashurisė tradicionale. Ke nevojė pėr njė burrė seksi – sigurisht – por edhe tė hapur e tė pavarur. Esenciale ėshtė qė tė duash veten ashtu siē je pėr tė nxjerrė nė pah aftėsitė e tua, qė i bėjnė tė tjerėt tė tė duan.
Batuta historike e Samantha-s
“Nuk besoj as nė kahun e majtė, as nė kahun e djathtė. Besoj vetėm nė qendėr... tė trupit”
lajme.parajsa.com



































