Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


[insert caption here]

Lil Uein njė nga artistėt mė tė sukseshėm tė muzikės rep nė Amerikė  

Artisti i muzikės rep, Duein Karter, i Riu, i njohur si Lil Uein, po e kapėrcen traditėn nė industrinė e muzikės rep. Me zėrin e tij tė pazakontė, ai ndryshon mjaft nga repistėt e tjerė, qė kanė filluar tė tingėllojnė tė gjithė njė lloj. Lil Uein ėshtė cilėsuar si repisti mė i mirė sot nė botė. »»


Cun Lajci merr vleresimet e kritikeve

17.05.2008 11:49 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Diele, 18 Maj 2008

Kritiket e teatrit, qe po ndjekin nga afer edicionin e shtate te Festivalit Mbarekombetar te Aktrimit ne qytetin e Fierit, kane bere dhe vleresime per shfaqjet qe kane pare te ngjiten ne skene. Adriatik Kallulli dhe Josif Papagjoni kane shprehur qendrimet e tyre per venie regjisoriale apo per aktore te vecante. Vleresimet me te shumta i kane shkuar aktorit kosovar, Cun Lajci, i cili ka interpretuar naten e celjes se festivalit. Sipas Papagjonit: "Nga shfaqjet me mbreselenese ishte drama "Perplasja" e Ekrem Kryeziu, nen interpretimin pasional dhe brenda nje kahje te thuket psiko-sociale prej aktorit te mirenjohur, Cun Lajci. Shfaqja percolli me ndjeshmeri makthin e njeriut shqiptar nen burgjet e tmerrshme serbomadhe, tjetersimin dhe deformimin e tij, si pasoje e dhunes dhe pajtimin dhe delirin ne rrethanat cnjerezore". Ne tarracen e Rostika Kala, ai ka interpretuar Cen Berishen ne dramen "Perplasja", me autor dhe regjisor Ekrem Kryeziun. Lajci ishte nen petkat e nje te burgosuri, qe vuan vazhdimisht nga vegimet e kryen krim brenda mureve te qelise. Pjesa eshte ngritur mbi ngjarje te perjetuara nga dramaturgu ne kohen kur ishte i burgosur. Pas shfaqjes, Lajci deklaroi se nuk e ka pasur te veshtire te hyje nen lekuren e ketij roli, pasi e ka njohur ate permes rrefimeve te vazhdueshme te Kryeziut. Refleksione ka pasur edhe mbi shfaqjet "Te gjitha te njejten histori" te trupes se teatrit "Aleksander Moisiu" te Durresit, vene ne skene nga regjisorja Driada Dervishi, ka cekur disa aspekte per t'u permiresuar nga pikepamja regjisoriale.








Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare