Dalin nė dritė abetaret mė tė hershme tė shqipes
15.11.2008 12:05 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
TIRANE-Kapakė tė zverdhur nga koha. Fletė tė vjetra, tė destinuara tė pėrcjellin diturinė brez pas brezi. Tė duket sikur prek shekujt njė nga njė. Historinė dhe lavdinė. Gjurmėt e dijetarėve janė akoma tė prekshme. Janė shumė afėr. Botimet e tyre janė dėshmi tė pėrpjekjeve tė mėdha, pėr qėllime tė mėdha. Alfabetet, abetaret e para shqipe dhe shkrimet e para nė gjuhėn tonė. 50 dokumentet mė tė rralla, shumica tė paekspozuara mė parė, janė pjesė e ekspozitės "Udha e alfabetit shqiptar", qė do tė hapet tė dielėn nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar. Baza kryesore e ekspozitės do tė jenė 22 stenda ku vizitori do tė njihet me shkrimin shqip, dokumentet e para tė shqipes sė shkruar deri nė vitin 1908. Shtylla e dytė e ekspozitės do tė jetė pasqyrimi i abetareve, pra botimet e rralla tė abetareve shqiptare, sepse ky alfabet i shėrbeu shkrimit tė abetareve. Shtylla e tretė i ėshtė dedikuar librit tė vjetėr shqip, qė nga fillesat deri nė ditėt tona.
Abetaret e para dhe dokumente tė rralla
Tė ekspozuara nė "Udhėn e alfabetit shqiptar" do tė jenė shumė abetare qė janė hartuar prej patriotėve shqiptarė, duke filluar qė nga Naum Veqilharxhi apo Jani Vreto, Sami Frashėri, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Kostandin Kristoforidhi, Daut Boriēi, Parashqevi Qiriazi, e shumė tė tjerė. Nė kėtė ekspozitė publiku do tė mund tė shohė rreth 50 dokumente origjinale qė mbajnė vulėn e shekullit tė 19, duke filluar qė nga gjysma e parė e kėtij shekulli, deri nė fillim tė shekullit tė 20. Sotirulla Hoxha, shefe e sektorit tė Pėrmbajtjes nė Muzeun Historik Kombėtar sqaron se "tė gjitha dokumentet e ekspozuara do tė jenė tė shoqėruara me diciturat pėrkatėse, nė mėnyrė qė tė jenė tė qarta pėr tė gjitha kategoritė e vizitorėve". Nė kėtė ekspozitė dokumentet e rralla zėnė njė vend kryesor, dhe nuk janė pak. Ndėr abetaret mė tė veēanta qė ėshtė mundur tė merret prej Arkivit Qendror tė Shtetit ėshtė "Anonimi i Elbasanit". Ajo ėshtė njė nga mė tė hershmet qė disponohet. Pritet qė publikimi i kėtij dokumenti tė bėjė shumė pėrshtypje sikurse edhe origjinali i "Abetarit" tė Naum Veqilharxhit. Por, do tė mund tė shihet nga afėr edhe "Kodiku i Familjes Popa", dokumentet e marra nga fondi i Xanonit, qė kanė vlera tė mėdha pėr kėtė rast. Nė stenda do tė jetė edhe "Alfabeti i Hasan Tahsinit", ku shihet shumė qartė se ai ka qenė pėrdorur nė tė gjithė Shqipėrinė, madje edhe nė rastin kur kemi Alfabetin e Stambollit por edhe tė Gurakuqit. Thuhet "Ndė toskėrisht dhe ndė Gegėrisht", domethėnė, ai ėshtė shkruar nė tė dyja dialektet, ndaj thuhet se ėshtė hartuar pėr tė gjithė shqiptarėt.
Ekspozohen pėr herė tė parė
Alfabete me gėrma latine, apo arabe, alfabeti i Stambollit, "Shkronjat e gjuhės shqipe", nga Sami Frashėri, botuar nė vitin 1886, "Abetarja Shqipe", Kostandin Kristoforidhi, botuar nė vitin 1872, "Abetari i vogėl pėr Msoitore filltore" e vitit 1916, etj. Sipas Sotirulla Hoxhės, tė gjitha kėto ekspozohen pėr herė tė parė. "Ėshtė hera e parė qė nė njė institucion shqiptar ekspozohen kaq shumė dokumente tė kėsaj fushe, dhe po ashtu hera e parė qė ekspozohen nė kėtė mėnyrė, duke iu kushtuar pikėrisht shkrimit tė gjuhės sonė. Janė dokumente origjinale qė mund tė jenė shfrytėzuar nga studiues tė ndryshėm tė gjuhėsisė apo tė historisė, shqiptarė apo tė huaj, por asnjėherė pėr publikun", - thotė specialistja e Muzeut, Hoxha, ndėrsa shton se pėr herė tė parė vizitori shqiptar dhe i huaj mund tė shohin dhe tė njihen nga afėr me materiale qė kanė tė bėjnė me pėrpjekjet e shumta tė hartimit tė Abc-sė shqipe.
Kėrkimet dhe arkivat
Ekspozita ėshtė fryt i njė bashkėpunimi mes punonjėsve tė Muzeut Historik Kombėtar me Arkivin Qendror tė Shtetit, sepse prej tyre janė siguruar dokumente origjinale qė lidhen me ngjarjen e Kongresit tė Manastirit dhe mjaft figurave tė rėndėsishme qė kanė pasur rol kryesor nė kėtė Kongres, apo nė ēėshtjen e ABC-sė shqipe dhe tė abetareve shqipe. Nė sajė tė kėtij bashkėpunimi, ėshtė bėrė i mundur hulumtimi, kėrkimi dhe nxjerrja prej fondeve tė Arkivit tė Shtetit ABC-tė dhe pėrpjekjet e tjera tė ndryshme qė janė bėrė deri nė mbledhjen e Kongresit tė Manastirit mė 1908. Sotirulla, e cila ėshtė kujdesur pėr hapjen e kėsaj ekspozite, shprehet se nuk duhet harruar mbėshtetja dhe ndihma qė ka dhėnė edhe Instituti i Historisė, sepse prej tij janė siguruar njė pjesė e mirė e librave tė rrallė, siē janė abetaret e botuara nė fund tė shekullit tė 19 dhe fillimin e shekullit tė 20.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com



































