Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Dhe jetuan pėrgjithmonė...

14.11.2008 18:06 Kulture - Burimi: JETA Psikologji

Dhe jetuan pėrgjithmonė tė lumtur dhe xhelozė

Do ishte e mundur tė jesh xheloze dhe e lumtur nė tė njėjtėn kohė? Ja 7 rregullat pėr tė shndėrruar njė ndjenjė tė kategorizuar “negative” nė ēelėsin e lumturisė  

“Xhelozia bėn keq!” nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė. Ose, tė paktėn, ėshtė e mundur tė jesh edhe xheloze, edhe e lumtur. Ja njė eptalog (epta – shtatė) kėshillash si ta kthesh xhelozinė nė diēka qė, nė vend qė t’i bėj keq dashurisė, e rigjallėron dhe e ndez.

1. Prano xhelozinė tėnde nė vend qė tė mendosh: “O Zot, mos, jam xheloze!” dhe pranoje kėtė emocion si shenjė dashurie.

2. Konsidero faktin qė xhelozia shėnjon njė rrezik pėr marrėdhėnien, i cili mund tė jetė thjesht imagjinar ose i vėrtetė. Nė rastin e parė mundohu ta kontrollosh, nė tė dytin, nėse je vėrtet e sigurt, pėrballe argumentin me partnerin, pa e lėnė veten tė biesh nė panik ose inat.

3. Para se tė derdhėsh njė rrebesh sulmesh xhelozie mbi partnerin, reflekto mbi atė qė ndjen. Bėje ndėrkohė qė u pėrgjigjesh kėtyre pyetjeve: xhelozia ime ėshtė e vėrtetė apo jo? ėshtė faji i pasigurive tė mia apo e sjelljes sė tij? Ėshtė vėrtet dikush qė i vjen rrotull? Mė ka tradhtuar vėrtet apo jam unė qė e teproj?

4. Nė rast se je ti xhelozja, fol me partnerin pėr ndjenjat e tua. Por jo pėr xhelozinė: diskuto pėr ato qė ndjen, frikėrat dhe ankthet qė shpėrthejnė te ty nė disa situata dhe pėr nevojėn pėr t’u ndier e sigurt, pa e kaluar theksin pastaj te mangėsitė e tij ose tradhtitė e dyshuara.

5. Nė rast se xhelozi ėshtė ai, pėrballė njė skene xhelozie tė shfrenuar mos u pėrgatit pėr zėnkė, pra mos reago ligėsisht, po pėrpiqu ta bėsh tė reflektojė partnerin me njė sens tė shėndoshė humori (po qė nuk duhet tė jetė kurrė i tepruar) dhe pa treguar haptas atė qė ndjen. Jepi pėrshtypjen se ndjenjat e tij janė tė rėndėsishme pėr ty, po thekso fort qė ankthet dhe shqetėsimet e tij janė tė panevojshme. Ndalo te dashuria jote dhe siguria pėr kėtė qė ndjen.

6. Si nė njėrin, ashtu dhe nė rastin tjetėr, pas njė pėrballje nė tė cilėn ndjenjat e secilit janė shfaqur qartė, do kuptosh qė ndoshta prej kohėsh nuk kishe folur nė kėtė mėnyrė, qė ndonjėherė s’i ke llogaritur ndjenjat e tjetrit dhe qė vetėm ideja se mund ta humbasėsh tė ka futur nė krizė: kjo do tė thotė qė duheni.

7. Mos harro se nė ditėt tona mundėsitė pėr tė tradhtuar janė shumėfishuar, prandaj ėshtė e pamundur ta mbash partnerin tė lidhur me pranga. Strategjia e vetme e vlefshme pėr tė shmangur tradhtitė dhe xhelozinė ėshtė tė mos lejosh qė tjetri tė lodhet me ty. Pra shmang rutinėn dhe pėrdor fantazinė nė marrėdhėnien nė ēift.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare