Dhe pak, dhe pak... tani jeni njėlloj! Cheeeze!
10.05.2008 03:12 Kulture - Burimi: JETA Art
Dhe pak, dhe pak... tani jeni njėlloj! Cheeeze!
Qėllon qė ta lidhėsh ndonjėherė shallin njėlloj me kolegen ose shikon, pasi takoheni, qė je veshur me tė njėjtėn ngjyrė me mikeshėn tėnde. Por mund tė ndodhė ama, qė qėllimisht e shpesh, si pėr koincidencė, edhe divet e kinemasė tė gjenden tė ngjashme nė ēdo detaj me njėra-tjetrėn dhe pse i ndajnė... dhjetėra vjet. Ja fotot qė na shėrbejnė si prova
Kush do ta mendonte se Elizabeth Taylor dhe latinia Jennifer Lopez, qoftė dhe disa ēaste nė jetėn e tyre, do ngjanin kaq shumė me njėra-tjetrėn? Por ja qė flokėt e mbuluar nė njėrin rast me shaminė e zbukuruar me njė bizhuteri e nė tjetrin me copėn e argjendtė tė lidhur pas kokės, vathėt dhe ajo gjysmėhapje e gojės i kanė bėrė tė duken tė ngjashme nė kėtė foto, pa harruar sytė: tė theksuar me kontur tė zi.
Rikthimi nė trend i elementeve tė modės bėn tė rikthehen dhe modelet e veshjeve tė atyre qė e lanēojnė tė parat modėn: artistet e njohura. Dhe Jane Fonda, aktorja 70 vjeēare, nė kėtė foto tė shumė viteve mė parė, ėshtė veshur me njė pardesy tė lidhur nė mes, qė shkon sipas modės dhe sot. Por edhe flokėt e valėzuar, tė ndarė me vijė nė mes dhe buzėqeshja e plotė, e bėjnė Jessica Biel tė ngjajė si motra e Fonda-s nė vite tė tjera.
Pardesy e bardhė dhe syze tė errėta dielli. Kjo ėshtė zgjedhja e Jackie O, ish-bashkėshortes sė John F. Kennedy-t, e pėrsėritur disa dhjetėvjeēarė mė vonė nga partnerja e Tom Cruise-it, Katie Holmes. Rastėsisht, dy brunet kanė arritur njė ngjashmėri identike me kontrastin e theksuar tė krijuar mes flokėve, bluzės apo kėmishės dhe pardesysė borė tė bardhė, tė lėnė zbėrthyer.
Duket sikur parukierja e Mia Farrow-t stilon ende flokėt e aktoreve, pėrderisa dhe vite mė vonė gjendet po ai model e ngjyrė flokėsh dhe te australiania Michelle Williams. Meqė jemi te ngjyrat, dallohet ngjashmėria e nuancės sė buzėkuqit dhe po ato mollėza tė theksuara dhe ai grim minimal nė sy. Si tė mos mjaftonte, dy aktoret e viteve tė ndryshme kanė njė veshje thuajse tė njėjtė pėr nga modeli dhe dizenjoja e ngarkuar.
Shihni vetullat e dy aktoreve, Audrey Hepburn dhe Natalie Portman. Kanė njė ngjashmėri deri nė pikėn qė ndonjėherė ėshtė e vėshtirė tė ngjajnė aq shumė njėra vetull me tjetrėn. Por ja qė preferenca e dy aktoreve tė brezave tė ndryshėm, ka qenė pikėrisht kjo. Flokėt e kapura, shprehja e fytyrės dhe buzėqeshja e pėrqendruar nė sy janė elementet qė plotėsojnė mozaikėt e ngjashėm tė imazhit tė tyre.
Kėto dy bionde janė pjesė e listės sė fitueseve tė ēmimeve “Oscar”: Grace Kelly nė 1954-ėn dhe Reese Witherspoon nė 2006-ėn. Plus kėsaj, kanė hyrė dhe nė historinė e tė veshurave mė bukur nė ceremonitė pėrkatėse. Por, po t’i afrosh fotot e tyre tė lavdisė, duket se ngjajnė edhe mė shumė: flokė tė kapur, vathė qė varen dhe po ai pozicion duarsh qė mban statujėn e ēmimit tė njohur.
Marilyn Monroe vazhdon tė konsiderohet e papėrsėritshme pėr njė sėrė arsyesh qė nuk qėndrojnė thjesht te imazhi i saj, i cili nė kohėrat kur bukuritė nuk janė 100 pėr qind tė lindura, ende merret si model referues. Ja dhe kėtu njė model flokėsh bionde, tė valėzuara deri nė shpatulla, qė e bėjnė njė nga ikonat e reja tė bukurisė, Scarlett Johansson, shumė tė ngjashme me Marilyn-in, bashkė me buzėkuqin e ndezur dhe dekoltenė e lakmuar po njėlloj, megjithėse dhjetėvjeēarėt ikin.lajme.parajsa.com

































