Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit

26.08.2008 18:07 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Marr shumė inat tek diskutojmė pėr njė pėrurim libri dhe ”autorin” nė fjalė e ngremė nė qiell (sikur pa librin e tij nuk do kishim letėrsi dhe dihet se ēfarė ndodh prapa krahėve!) Vetėm se mė theri shpirti kur njė djalė i ri, qė pėrkthen libra mė tha: ”Unė nuk lexoj letėrsi shqipe!” Pėr vete i pėrkas atij brezi, qė mė kanė detyruar ta mėsoj historinė e popullit tim nė mėnyrė tė pėrdhunshme, ne ishim ata qė duhej tė flisnim ndryshe nga sa mendonim e tė tjera. Por ndonėse ka ndodhur kėshtu ne dalngadalė po tjetėrsohemi, ndoshta kjo kėrkon edhe kohė.

Ditėt e fundit lexova romanin ”Rrjedhė” tė shkrimtarit Matish Gjeluci. Pėrshtypja ime e parė ėshtė se Shqipėria ka ende burra qė dinė ta thonė dhe ta shkruajnė tė vėrtetėn lidhur me fatin e kombit tonė. Kjo do tė thotė tė bėsh detyrėn tėnde si qytetar. Faqe pas faqeje nė kėtė ndjekim jetėn e personazheve, tė cilėt pėr ēudi pėrkojnė apo pėrgjithėsojnė jetėt e kaq shumė shqiptarėve tė tjerė: Mati Gjergji, Qamil Bleta, Mara, Lekė Gjergji, Andrea Gurabardhi, Ilir Bezaku, Atė Anton Kurbini, Ela Hojzeri, Spiro Labova, Bardh Dreni e plot tė tjerė... Ata jetojnė dhe pėrpiqen qė me mundin e djersėn e punės sė tyre tė ndershme tė mbajnė gjallė jetėn e familjeve, por mė tepėr jeta e tyre ėshtė e lidhur shumė ngushtė me hallet e Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, pėrballemi me cmirėzinjtė e katilėt, qė duan tė bėjnė vetėm keq tė vrasin e tė presin: Drago Joviē, Cuk Tharku dhe i biri Filip Tharkoviq, Ramazan Holba dhe Beshir Ballabani. Gjatė leximit pėrballemi me pėrshkrimin shumė tė qartė tė ngjarjeve historike madhore nėpėr tė cilat ka kaluar kombi ynė si lufta me Malin e Zi, rrethimi i Shkodrės, vendosja e mbretėrisė sė parė shqiptare, pushtimi i Atdheut prej italianėve, marrėveshja e Mukjes, pushtimi gjerman, lufta partizane, ēlirimi i Shqipėrisė (nė se u ēlirua atėherė nga vargonjtė e huaj), koha e tė jetuarit nėn regjimin komunist dhe deri tek rrėzimi i monumentit tė diktatorit. Romani ėshtė shkruar me njė gjuhė tė rrjedhshme, (e folmja e Shkodrės) me dialogė shumė interesantė, me pėrshkrime tė gjalla tė natyrės shqiptare dhe sidomos tė karaktereve njerėzorė. Ngjarjet e romanit janė tė vendosura nė dy qytete. Shkodra dhe Durrėsi, tė cilėt siē e dimė mirėfilli shquhen pėr kulturė tė kahershme.A nuk na kujton Mara trimėreshat shqiptare qė kur e lyp ēasti nuk ndruhet tė pėrdorė armėn, apo Ela Bezaku tė gjitha ato femra tė huaja, qė u martuan me burra shqiptarė dhe e paguan aq shtrenjtė nėn komunizėm? Prej kėtij libri mėsojmė shumė pėr luftėn partizane. Mėsojmė shumė pėr kampet e pėrqendrimit po sidomos pėr qelitė e burgjeve famėkėqinj tė Shqipėrisė. Nga faqet mė tė bukura dhe njėkohėsisht mė tė dhimbshmet janė ato ku torturohen prej komunistėve pėrfaqėsuesit e fesė: Ipeshkvi, Kryemyftiu i qytetit dhe Atė Anton Kurbini. Ata tė tre u pėrkasin feve tė ndryshme, por ndihmojnė njėri tjetrin pėr tė shėruar plagėt e shkaktuara prej kriminelėve dhe vdesin me emrin e Zotit dhe tė Shqipėrisė nė gojė. Kemi nevojė pėr libra tė tillė sidomos brezi i ri. Duke e falenderuar dhe uruar zotin Matish Gjeluci pėr punėn e tij plot vlerė mendoj se ka edhe shumė intelektualė tė tjerė tė cilėt duhet ta thonė e ta shkruajnė fjalėn e tyre pėr tė mirėn e Shqipėrisė.

Havzi Nela aty ku e sakrifikuan

Tek kjo foto Lavdie Nela i ka rrethuar qafėn me njė pėrqafim burrit tė jetės saj, poetit Havzi Nela. Po jo atij tė vėrtetit. Asaj qafe mė 10 gusht 1988 iu hodh njė litar qė i mori jetėn nė qendėr tė Kukėsit. Lavdies qė e kaloi jetėn nė internim pas ekzekutimit makabėr tė tė shoqit, dy vjet para se diktatura tė rrėzohej, i rrėshket njė buzėqeshje sa pėr tė thėnė ndėrsa i hedh krahun nė qafė bustit prej allēie, njė portret i tė shoqit qė pritet tė derdhet nė bronz. Dje nė Galerinė Kombėtare tė Arteve asaj i ėshtė treguar puna e pėrfunduar e Ilmi Hoxhės, e cila do tė vendoset nė mes tė Kukėsit, pikėrisht aty ku u ekzekutua poeti. Mėsohet se busti do tė pėrurohet nga kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Kalvari i poetit

22 maj 1967 - dėnohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim tė pasurisė, ndėrsa bashkėshortja e vet me 10 vjet tė lirisė.

8 gusht 1975 - ridėnohet me 8 vjet heqje lirie.

19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu.

12 tetor 1987 - internohet nė Arrėn.

15 qershor -arrestimi nė katundin Brekijė.

15 qershor, ora 12 e mesditės - nis procesi hetimor.

24 qershor 1988 - dėnimi i katėrt, ose dėnimi fatal.

25 qershor - bėn ankim pranė Kolegjit penal tė Gjykatės sė lartė.

16 korrik - Kėshilli gjyqėsor i Kolegjit penal tė Gjykatės sė lartė lė nė fuqi vendimin e

Gjykatės sė rrethit Kukės

2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin pėr ekzekutimin e Havzi Nelės

10 gusht 1988, ora 2 mbasmesnate – ekzekutimi me varje nė Kukės, tek stacioni i autobusėve.

10 gusht , ora 11 e paradites - trupihiqetnga vendi i ekzekutimit.

11 gusht, ora l mbasmesnate - trupi futet nė gropė



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare