Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Dorela Hysa - Hirushja shqiptare nė Budva

12.11.2008 18:06 Kulture - Burimi: Metropol Kulture

  Supermodel of the World

E pėrzgjedhur mes konkurrenteve tė tjera nga pėrfaqėsuesja e “Ford Agency”, Melissa Flores, Dorela Hysa do tė pėrfaqėsojė nė janar Shqipėrinė nė “Super Model of the World” nė Budva

Para se tė merrte pjesė nė konkursin “Super Model of the World –Albania”, 15-vjeēarja Dorela Hysa as qė e kishte ēuar ndėr mend se njė ditė mund tė ishte vėrtet njė supermodele. Edhe pse ishte e pasionuar pas modės dhe e krahasonte shpesh veten me vajzat qė shihte nė “Fashion TV”, nuk kishte menduar seriozisht pėr njė tė ardhme si modele. Porse kėmbėngulja e shoqes sė saj, Jonidės, do tė ishte e mjaftueshme pėr tė dyja. Shto kėtu edhe mbėshtetjen

e familjes, nurin e marrė nga e ėma dhe motra dhe Dorela do tė ishte pa shumė fjalė vajza e pėrzgjedhur pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė "Supermodel of the World", qė kėtė vit zhvendoset nga Amerika nė Budva tė Malit tė Zi.

Sa hap e mbyll sytė, bukuroshja, nxėnėse nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme “Petro Nini Luarasi”, u bė njė emėr i lakuar nė fushėn e spektaklit dhe modės, edhe pse nga organizimi i spektaklit kanė kaluar vetėm pak ditė.

Nė pamje tė parė asgjė nuk ka ndryshuar nė jetėn e 15-vjeēares. Ajo shkon nė shkollė ashtu si mė parė, ka tė njėjtat mikesha dhe vishet shumė thjesht: me atlete dhe bluzė sportive. Porse i duhet qė plus kėtyre t’u kushtojė mė shumė kohė edhe sfilatave apo ndonjė interviste.

Emocionet e fillimit duket se ia kanė lėnė vendin njė gėzimi tė natyrshėm. “Nė fillim u paraqitėn 120 vajza, prej tė cilave mė pas mbetėn 45 nė “Duke pritur supermodel”. Nė njė fazė tė mėvonshme prej tyre u pėrzgjodhėn 15 vajza nga Fadil Berisha, derisa erdhi nata finale”, - rrėfen Dorela me njė buzėqeshje tė lehtė nė fytyrė.

“Pjesėmarrjen nė ‘Supermodel’ e shoh edhe si njė kujtim qė do tė mė mbetet mė vonė nga vetja. Ashtu si ēdokush nė kėtė moshė, dėshiroj tė kontribuoj pėr t’i sjellė botės diēka tė re”, - thotė Hysa, qė shton se megjithatė angazhimin e vet nė fushėn e modės nuk e sheh thjesht si kapriēo.

Njė supermodele shqiptare. Pse vendosėt tė merrnit pjesė nė kėtė konkurs?

Kisha dėshirė tė merrja pjesė, por pata mbėshtetje nga familja dhe shoqėria, sidomos nga shoqja ime Jonida, e cila mė ka qėndruar pranė gjatė gjithė kėsaj kohe. Plus kėsaj unė shoh shumė “Fashion TV”, shihja veten dhe mė dukej se kisha shumė tė pėrbashkėta me vajzat atje, kėshtu qė plotėsova formularin dhe konkurrova.

Konkurruat dhe fituat. Mendoni se kėtu jeta juaj merr njė tjetėr kthesė? Tė ardhmen tuaj e shihni tė lidhur me modelimin?

Mė pėlqen, pa dyshim. Por kėtė pjesė e shoh edhe si njė kujtim, qė do tė mė mbetet mė vonė nga vetja. Mė vonė, ashtu si ēdokush nė kėtė moshė, dėshiroj tė kontribuoj pėr t’i sjellė botės diēka tė re. Mendoj se do tė vazhdoj studimet pėr shkenca politike.

Nė ē’mėnyrė mendoni se do tė sillni diēka tė re? Sipas jush, ēfarė duhet tė ndryshojė nė Shqipėri?

Shqipėria do mentalitet tjetėr. Duhet njė emancipim i shoqėrisė.

Duke pasur parasysh kėtė, do t’ju pėlqente tė qėndronit nė Shqipėri apo nė njė vend jashtė saj?

Tani pėr tani nė Shqipėri. Mund t’ia dalėsh edhe duke studiuar kėtu. Mjafton tė bėsh gjėrat qė do e qė duhen.

Kjo do tė thotė se studimet zėnė njė pjesė tė rėndėsishme te ju. Si rrjedh nė fakt e pėrditshmja e Dorelės?

Deri nė orėn 13:30-14:00 tė drekės jam nė shkollė. Mė pas pi njė kafe me miqtė. Mė parė, sigurisht studimet zinin njė pjesė tė madhe tė kohės. Tani duhet njė kohė mė e madhe edhe pėr sfilata dhe intervista.

Pra, jeta juaj deri diku ka ndryshuar, ashtu si dhe ėshtė shtuar rrethi i njohjeve...

Patjetėr. Kam shumė tė njohur, miq. Tani edhe mė shumė.

Ēfarė kushtesh duhet tė plotėsojė dikush pėr tė qenė miku juaj?

Marrėdhėniet duhet tė jenė tė sinqerta, bazuar nė mirėnjohje dhe thjeshtėsi e sigurisht pak naivitet, qė mosha e lejon.

Mund tė thoni tė njėjtėn gjė edhe pėr princin e ėndrrave?

Ėshtė herėt pėr tė menduar pėr tė, por njė njeri qė tė mė respektojė, kuptojė e sigurisht tė mė mbėshtesė.

Keni ndonjė model tė cilin ju pėlqen ta ndiqni nė karrierėn tuaj tė mėvonshme?

Ėshtė fat kur gjen model nė familje. Model pėr mua janė prindėrit pėr atė ēfarė mė kanė ofruar, motra pėr mbėshtetjen dhe vajza e tezes, Ira.

Nė fakt, mund tė flisni pėr njė model nė fushėn e modės?

Ėshtė mirė kur ke njė model tė ri, si tė thuash, pėr tė dalė “jashtė serie” e pėr tė krijuar kėshtu personalitetin tim.

Meqenėse po flisni pėr personalitet, si mund ta pėrshkruani veten me pak fjalė?

Pyetje e vėshtirė, megjithatė... E thjeshtė, e sinqertė. Njė 15-vjeēare normale qė jeton nė Tiranė.

Po pėr sa i pėrket Dorelės-modele?

Nuk e di. Por mė thonė se jam shumė e natyrshme para aparatit dhe se kamera mė pranon shumė lehtė.

Sa rėndėsi i kushtoni veshjes dhe kujdesit pėr look-un?

Nė tė pėrditshmen time vishem shumė sportive, shumė thjesht. Madje, e kam shumė tė vėshtirė tė eci me taka. Por nė raste tė veēanta i kushtoj rėndėsi mėnyrės sė tė veshurit. Ėshtė pėrfaqėsim i vetes ēdo dalje, ndaj dhe kujdesem.

Ju pėlqen qė nė kėto raste t’ju drejtoheni stilistėve?

Jo. Me ato qė mund tė ofrohen nė dyqane.

Cila ėshtė veshja me tė cilėn do tė dėshironit tė sfilonit, qoftė pėr njė herė tė vetme?

Tė sfiloja me njė fustan tė kuq “Armani”.

Bisedoi: Blerina Goce

Emri: Dorela Hysi

Gjatėsia: 1.79 cm

Pesha: 51 kg

Ngjyra e syve: jeshil

Ditėlindja: 13 maj 1993

Koha e lirė: Kafe me miqtė, dėgjimi i muzikės (rrymat e reja), leximi i ndonjė romani.

Libri i fundit artistik qė ka lexuar: “Djalli vishet me prada”.

Autori i preferuar: Remark

Stilisti i preferuar: Armani

Ngjyra mė e dashur: e kuqja dhe jeshilja


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare