Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Durrėsi nė pritje tė “Gladiatorit tė Artė”

19.08.2008 12:01 Kulture - Burimi: Panorama Kulture

• Durrėsi pėrgatitet pėr Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit. 

OERD ULQINI

Kėtė herė do tė kemi prodhime klasike tė kinematografisė, tė cilat vijnė nga Estonia, Ēekia, Rusia, Italia, Polonia, Turqia, madje edhe nga Iraku. Nė garė janė 16 filma, tė cilėt u pėrzgjodhėn nga 51 prodhime, tė cilat aplikuan pėr tė marrė pjesė nė festivalin e Durrėsit. Shqipėria do tė prezantohet nė konkurrim me katėr prodhimet e fundit tė saj, “Trishtimi i zonjės Shnajder”, “Mao Ce Dung”, “Sekretet” dhe “Koha e kometės”. Pėrmes njė konference pėr shtyp, kryebashkiaku i Durrėsit, Vangjush Dako tha se, “qėllimi kryesor mbetet promovimi i qytetit dhe zhvillimi i mėtejshėm i turizmit kulturor”. Nga ana e tij, aktori Xhevdet Ferri e cilėsoi kėtė aktivitet si “njė hap shumė tė guximshėm jo vetėm pėr Durrėsin, por pėr tė gjithė shkollėn shqiptare tė filmit”. Pėrshėndetjet mė tė sinqerta nė emėr tė kėtij aktiviteti kanė ardhur nga regjisori i njohur shqiptaro-amerikan Sten Dragoti, i cili do tė mungojė nė kėtė festival pėr arsye shėndetėsore. Por emra tė tjerė “Vip” do t’i bashkėngjiten jurisė ndėrkombėtare, qė nga Mikele Plaēido, Arta Dobroshi, madje edhe pėrfaqėsuesi i shkollės sė famshme tė regjisurės, sė tė ndjerit Stanley Kubrick. Duket se Durrėsi qė nė herėn e parė tė kėtij organizimi kėrkon tė bėjė pėrshtypje tė thella tek publiku. Ēmimi i madh i kėtij festivali do tė jetė “Gladiatori i artė”, njė statujė me pėrmasa 35 cm, e cila do tė jepet nė ditėn e fundit tė aktivitetit. Jo rastėsisht ėshtė zgjedhur gladiatori si simbol i kėtij festivali, pasi ai konsiderohet si shumė pėrfaqėsues pėr Durrėsin e amfiteatrit romak. Pėr Xhevdet Ferrin ideja pėr tė zhvilluar kėtė festival nė Durrės u poq me kohėn. “Para sė gjithash synojmė njė promovim nė nivel ndėrkombėtar jo vetėm tė qytetit, por tė tė gjitha punimeve kinematografike. Ato janė vėrtet shumė cilėsore, pasi i janė nėnshtruar njė procesi tė vėshtirė pėrzgjedhės”, tha Ferri. Aktiviteti do tė zhvillohet nga datat 23-31 gusht dhe ėshtė parashikuar shoqėrimi i tij me konferenca tė shpeshta pėr shtyp. Nė pėrshėndetjen e tij, Dragoti u shpreh se “falė festivalit tė Durrėsit, Shqipėria dhe Ballkani do tė njihen nė botė si njė burim i madh krijues”.  Hyrja e Irakut nė kėtė konkurrim ka bėrė qė aktiviteti i Durrėsit t’i kalojė pėrmasat kontinentale. “Synojmė njė festival nė nivel botėror. Ky ėshtė vetėm fillimi, pasi mė tej, me kalimin e viteve, kjo traditė do tė konsolidohet dhe Durrėsi do tė shndėrrohet nė njė kryeqendėr globale tė filmit klasik”, tha kryebashkiaku Dako. 



Ēmimet

 Filmi mė i mirė artistik (Gladiatori i Artė)
 Ēmimi i  Jurisė
 Filmi mė i mirė shqiptar
 Aktorja mė e mirė
 Aktori mė i mirė
 Ēmimi i karrierės


Premiera “Koha e kometės”

Njė nga premierat qė do tė pėrbėjė pikėn mė kulminante tė festivalit ėshtė edhe filmi i regjisorit Fatmir Koēi, “Koha e kometės”. Ėshtė njė film i realizuar mbi romanin e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, nė tė cilin interpretojnė aktorėt Blerim Destani, Masiela Lusha, Thomas Heinze, Luan Jaha, Genti Zenelaj, Xhevdet Jashari, Adem Karaga etj. Bėhet fjalė pėr Shqipėrinė e 1914. Princi i Gjermanisė, Wied, ėshtė caktuar Mbret i Shqipėrisė. Duke marrė njė letėr nga ekstremistėt myslimanė i kėrkohet tė bėhet synet, por ai kundėrshton. Myslimani Shestan dhe 4 miq tė tij fanatikė myslimanė kėrkojnė tė mbrojnė vendin e tyre me luftė. Shestan takon njė katolike qė ėshtė dėrguar nė Shqipėri pėr tė pėrcjellė misionin kundėr vullnetit tė saj. Dashurohen tė dy. Shestani dhe luftėtarėt e tjerė nuk luftojnė dhe ēdo gjė ndryshon. Shestani gjeti dashurinė dhe braktis luftėn, duke marrė Agnes nė shtėpi.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare