Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Dy shqiptarė nė Nju-Jork

13.11.2008 18:08 Kulture - Burimi: Metropol Kulture

  Nallbani dhe Mirashi

Tashmė nuk ėshtė e padėgjuar apo ndonjė lajm i ēuditshėm qė dy artistė shqiptarė tė ekspozojnė apo “rrėfehen” nė qendrat mė tė njohura botėrore, madje edhe tė jenė tė suksesshėm. Megjithatė, ėshtė kurioze dhe interesante sa herė bėhet fjalė pėr ndonjė ngjarje tė tillė.

Ekspozimi i Alfred Mirashit (Milotit) dhe Alkan Nallbanit nė Nju-Jork ėshtė njė prej tyre.

Tė ekspozuar nė tė njėjtėn kohė nė Torino, Itali, dhe nė Berlin, Gjermani, tė dy artistėt duket se po mirėpriten nė skenėn artistike evropiane e mė tepėr.

Alfred Mirashi (Miloti), i njohur nė Evropė sidomos pėr “Ēelėsi i pikturimit”, seri qė ka marrė vlerėsime tė mira. Punė nga kjo seri do tė jenė pjesė e kėsaj ekspozite. Shumė nga pikturat e tij janė vendosur nė stacionet kryesore tė tramvajeve nė Itali.

Alkan Nallbani ėshtė i rehatuar njėkohėsisht me skulpturėn dhe abstraksionin. Ndėrkohė qė punėt e tij tė hershme reflektojnė aspektin klasik tė trajtimit, pikturat dhe vizatimet e tjera zhvendosin komfortin e tij me mė shumė shprehje bashkėkohore.

Mirashi ėshtė vendosur prej vitesh nė Firence, Itali, dhe Nallbani nga ana tjetėr jeton mes Nju-Jorkut dhe Firences.

Ekspozita e hapur mė 6 nėntor do tė qėndrojė e ēelur deri mė 5 dhjetor.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare