Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


"E diela shqiptare", surprizat e djeshme

17.11.2008 00:39 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Hene, 17 Nentor 2008

"E diela shqiptare" ne edicionin e saj te radhes, ka treguar diten e djeshme se eshte shnderruar ne programin, qe tashme ka hyre dhe eshte mirepritur ne cdo familje shqiptare. Ne nje kohe kur rubrikat, qe linden bashke me "Te Dielen Shqiptare" jane bere tashme pjese e pandashme e saj, ne ditet ne vazhdim programi do te pasurohet me ide te tjera. Gjithcka ka ne qender publikun dhe pjesemarrjen e tij aktive ne emision. E tille do te jete edhe gara mes fiseve, qe tashme e konceptuar dhe e menduar deri ne detaje, pritet te shnderrohet ne nje prej rubrikave me te kendshme te te dieles, qe do te mbarte vec te tjerave edhe mesazhe edukuese. Familjet shqiptare, ndersa do te konkurrojne mes tyre per te treguar vlerat qe ato kane, per t'i dhene me shume ushqim konceptit te familjes ne Shqiperi, por pse jo edhe per te fituar cmimin prej 1 milion lekesh te reja. Pranimet jane ende te hapura dhe cdo familje qe ndjen se ka dicka per te treguar, qe ka vlera dhe eshte e gatshme per nje dalje skenike, mund te behet pjese e ketij formati. Sepse e diela ka vend per te gjithe. Ndertuar si nje format qe permban brenda tij gjithcka argetuese, qe mund te largoje streset dhe problemet e perditshmerise, kjo gjetje ka perfshire brenda saj thuajse te gjitha grupmoshat. Eshte ky nje fakt, qe eshte vertetuar vecanerisht permes telefonatave te drejtuara ne familjet shqiptare, ku te gjithe kane qene duke ndjekur programin, qe ashtu si cdo jave edhe kete here ka sjelle surpriza, emocione, muzike, ritem, balet, te ftuar, por edhe debat e diskutim. Gjithcka ka ardhur interesante qe ne fillim, kur ne linje telefonike ka qene futbollisti i njohur i Lazios Pandev, prania e te cilit eshte mirepritur edhe nga publiku ne salle. Me tej te ftuar interesante kane qene drejtperdrejte ne ekranin e TV Klan, ku pervec regjisoreve kosovare, Agron Vula dhe Astrit Idirizi ishte e pranishme edhe kengetarja Aurela Gace. E ardhur posacerisht nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ajo ka prezantuar ne programin "E diela shqiptare" kengen e saj te re, shoqeruar me nje videoklip profesional. "Bosh", nje kompozim i Ardit Gjebrese me tekst te Timo Fllokos dhe kompozicion te Shpetim Saracit. Rubrikat tashme te konsoliduara te programit, si "Pro dhe kunder" apo vajzat konkurrente per prezantuese, pervec showt kane bere te lindin edhe moment pikante, qe jane percjelle mes diskutimit, humorit dhe duartrokitjeve edhe nga publiku i pranishem ne salle. Programi ka shenuar nivele te larta te audiences, gje qe eshte vene re tek telefonatat qe Artenisa dhe Arditi kane realizuar ne publik dhe ku te gjithe teleshikuesit, qe ishin duke e ndjekur kane fituar cmimin prej 5 mije lekesh te reja. Por ketyre cmimeve u jane shtuar edhe dy fituesit e lojes me fotografine dhe lojes muzikore, qe tashme jane pjese e programit, qe nga fillimi i tij. E ndersa ecen nga njera puntate ne tjetren, ky superproduksion i Televizionit Kombetar Klan po formesohet gjithmone e me teper ne cdo element te tij duke na kujtuar se tashme edhe ne shqiptaret jemi ne gjendje te realizojme programe te tilla. "E diela..." vazhdon, duke pasur cdo jave protagoniste te rinj, duke sjelle ne cdo puntate, histori dhe personazhe te reja. Nderkohe, prezantuesi Ardit Gjebrea dhe "karamelja" e te dieles, Artenisa jane gjithmone aty, ndonese perhere per te thene dicka te re.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare