Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Elinėn e josh legjenda

04.09.2008 12:08 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Kėngėtarja Elina Duni ka nisur njė turne koncertesh nė Zvicėr e Gjermani, ku prezanton ndėr tė tjera krijimin e saj mė tė ri ”Konstandini dhe Doruntina- njė legjendė shqiptare”

Pėrjetėsi ballkanike. Eufori e pėrzier me melankoli. E lė pėr pak, tė patrazuar bareshėn e joshet pas legjendės. E famshmja legjendė e besės, e cila nė variante tė ndryshme gjallon e kalon gojė mė gojė nė gjithė rajonin e Ballkanit, e ka tėrhequr pėrherė kėngėtaren. Qysh fėmijė kur mahnitej me historinė e vėllait qė ngrihej nga varri pėr tė mbajtur fjalėn e dhėnė, e deri sa u rrit dhe legjenda mori tė tjera ngjyrime. Prej datės 30 gusht, kėngėtarja Elina Duni ka nisur njė turne koncertesh nė Zvicėr e Gjermani. Nuk ka pak kohė qė emri i saj u lakua pėr mirė, pėr albumin e saj tė parė ”Baresha”, njė gjetje interesante, sipas sė cilės muzika popullore tradicionale shqiptare, por edhe vende tė tjera tė Ballkanit, pėrzihej me tingujt e muzikės xhaz. Shija e njė rajoni jo shumė tė njohur, deri diku me nota ekzotike, muzika e gėzuar shqiptare e veshur me tisin melankolik tė xhazit, duket se u pėlqye nga publiku. E ndėrsa komentet pėr ”Bareshėn” vijojnė, Elina vazhdon kėrkimet e saj. I rikthehet sėrish traditės, por kėtė herė futet edhe mė thellė. Gjurmon legjendėn. Merr motivin e Kostandinit dhe Doruntinės dhe e rishkruan sipas mėnyrės sė saj. Kėtė herė muzikalisht. Turin e koncerteve e ka nisur pikėrisht me kėtė krijim tė ri qė nuk ėshtė thjesht njė trill fiction i Dunit, por ka edhe karakter studimor, pasi me tė, do tė mbrojė diplomėn, duke mbyllur kėshtu studimet nė Akademinė e Arteve nė Bernė. ”Konstantin & Doruntina, an Albanian Legend” (”Konstandini dhe Doruntina- njė legjendė shqiptare”) titullohet vepra dhe koncerti qė kėngėtarja dha nė datat 30 gusht dhe 1 shtator e do tė vijojė edhe mė 9 shtator nė Bernė. Nė pozicionin e kompozitores dhe kėngėtares Elina shoqėrohet nga muzikantėt Andreas Schärer gjithashtu vokalist, Benedikt Reising, Marc Stucki, Patrick Schnyder, Colin Vallon, Marco Müller e Rico Baumann, nė instrumente. Ky kompozim i ri i saj ėshtė konsideruar si njė amalgamė e ”ēuditshme” e koloritit ballkanas me muzikėn xhaz dhe nė veēanti tingujt e pianos, qė tregojnė pėr legjendėn e kalorėsit shqiptar, tė cilin nuk mund ta pengojė as vdekja pėr tė mbajtur fjalėn e dhėnė. Turi i saj vijon i shoqėruar nga Kuarteti (Colin Vallon nė piano, Bänz Oester nė kontrabas dhe Norbert Pfammatter nė bateri) me tė cilin interpreton edhe kėngė tė shkėputura nga albumi ”Baresha”. Por pėrpara se tė ndjekė udhėtimin nėpėr Zvicėr e Gjermani, Elina bėn njė ”ndalesė” poetike. Mė 10 shtator, ajo nuk do tė jetė protagonistja, por shoqėruesja e njė njeriu tė dashur. Do tė jetė sfondi ėndėrrimtar i nėnės sė saj, teksa lexon romanin e fundit nė Bibliotekėn e qendrės kulturore Kornhaus nė Bernė. E ėma, Besa Myftiu, do tė lexojė pjesė tė shkėputura nga romani ”Confessions des lieux disparus” (”Rrėfime nga vende tė zhdukura”). Pėrmes kėtyre rrėfimeve Myftiu rikthen fėmijėrinė e saj. Kujtimet e treguara nga kėndvėshtrimi i njė fėmije, vajzės sė njė intelektuali tė dėnuar nga regjimi komunist. Njė vėshtrim i konsideruar sa poetik, aq dhe me humor mbi njė vend tė vulosur pėr 50 vjet nga totalitarizmi dhe patriarkalizmi.

E lindur nė Tiranė, Besa Myftiu jeton nė Gjenevė prej vitit 1992. Gjuha e saj e tė shkruarit ėshtė frėngjishtja dhe njė pjesė e veprave nė poezi e prozė, qė ka shkruar ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn gjermane. Leximet nga romani do tė jenė nė dy gjuhė, nė frėngjishte dhe gjermanisht dhe pėr sfond do tė kenė kėngėt tradicionale shqiptare, kombinuar me xhazin bashkėkohor, tė kėnduara nga e bija dhe pianisti Colin Vallon. Kjo mbrėmje organizohet nga Shoqata kulturore zvicerane ”Artlink”, e cila promovon jo vetėm kulturėn vendase, por edhe tė artistėve qė vijnė nga Afrika, Azia, Amerika Latine dhe Evropa Lindore.

Mė tej Elina vijon me turneun i cili ėshtė planifikuar edhe pėr gjatė muajit nėntor.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare