Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Festivali i Venecias nderon stilistin Valentino

Festivali i filmit ne Venecia ka nderuar stilisin e madh Italian Valentino ne pallatin e Operas “La Fenice”, duke shfaqur nje film dokumentar per jeten e legjendarit te modes. Filmi dokumentar ndjek hap pas hapi Valentinon nga qershori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2007. »»


Eliza Dushku: Seriali i FOX mbi historinė time

19.07.2008 12:01 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture

 

Eliza Dushku thyen heshtjen. Aktorja me origjinė shqiptare ka folur pėr serialin mė tė ri televiziv, qė ėshtė realizuar nė bashkėpunim me njė nga studiot e fuqishme tė Hollivudit "Fox Entertainment". "Dollhouse" ka rikthyer nė bashkėpunim Eliza Dushkun me regjisorin e njohur Joss Whedon. Qė prej fillimit tė projektit, zgjedhjes sė kastit tė aktorėve e mė pas gjatė xhirimeve, ky telefilm ėshtė diskutuar shumė nga media e huaj. Ndėrkohė qė nė forumet e internetit janė hedhur edhe imazhet e para. Trajleri i filmit ka zgjuar kureshtjen, ndėrkohė qė pritet tė jetė njė realizim i suksesshėm. Kur premiera ende nuk ėshtė pėrcaktuar saktėsisht, aktorja me origjinė shqiptare ka folur rreth idesė sė realizimit tė "Dollhouse". Eliza Dushku, producente dhe ylli i serive fantashkencore u shpreh se ideja pėr kėtė realizim ėshtė frymėzuar nga eksperienca qė ajo vet ka pėrjetuar kur ishte njė aktore e re. Nė industrinė ku ajo interpretonte, gjithkush i kėrkonte qė tė shfaqej ndryshe nga ajo qė ishte nė tė vėrtetė. "Isha vetėm 17 vjeēe kur u largova nga Los Angelos", - ka thėnė Dushku nė njė intervistė pėr Television Critics Association. "Joss Whedon dhe unė po bisedonim pėr eksperiencėn time nė industrinė e filmit, mbi atė se ē'do tė thotė qė njė vajzė e re tė bėhet pjesė e kėtij biznesi, cilat janė ndjenjat. Po shkėmbenim mendimet mbi kėtė temė universale. E di....ti zgjohesh ēdo ditė dhe ndihesh sikur tė gjithė kėrkojnė nga ty tė jesh njė tjetėr njeri. Dhe ti pėrpiqesh ta bėsh kėtė. Ėshtė gati si njė krizė identiteti", - ėshtė shprehur Eliza. Personazhi i saj nė film pasqyron pikėrisht kėtė krizė identiteti qė aktorja pak apo shumė e ka pėrjetuar sidomos nė hapat e para tė karrierės sė saj. Eliza Dushku, e cila ka njė kontratė me "Fox" pėr prodhime filmike, e ka nisur karrierėn e saj me filma tė tillė si "True Lies" (E vėrtetė e gėnjeshtėrt) apo seritė televizive tė Whedon, "Buffy the Vampire Slayer" (Buffy, vampiri vrasės) dhe "Angel" (Engjėll). Vonė, ajo luajti nė njė seri tė "Fox", tė titulluar "Tru Calling". Dushku ishte takuar me regjisorin Whedon pėr t'i kėrkuar njė kėshillė, pas dėshtimit tė njė tjetėr seriali tė titulluar "Nurses" (Infermieret). Ndėrsa po drekonte me aktoren e njohur, Whedon-it i lind ideja e menjėhershme e njė gruaje me personalitet tė shumėfishtė. Sipas tij, mbi kėtė grua mund tė ndėrtoheshin disa seri, edhe pse mė parė nuk e kishte menduar t'u kthehej sėrish serive televizive. Kėshtu nisi projekti i "Dollhouse", nė tė cilin trajtohet shfrytėzimi i personaliteteve tė njė grupi njerėzish pėr interesa tė njė organizate tė fshehtė. "Joss i njeh me tė vėrtetė femrat", - ėshtė shprehur Dushku. "Diku brenda thellė tij ndodhet njė grua. Kėshtu qė prej kėtu nisi edhe tema e diskutimit: sfidat qė ne duhet tė pėrballojmė, qė unė duhet t'i kaloj nė kulturėn e ditėve tė sotme. Me kėto mendime ai shkoi nė banjė dhe kur u kthye tha: "Filmi do tė titullohet "Dollhouse". Dhe unė isha dakord pėr kėtė. Kėshtu qė ja ku jemi kėtu", - ka theksuar Dushku. Me njė sukses ndėrkombėtar, aktorja me origjinė shqiptare ėshtė e njohur edhe pėr publikun shqiptar. Pėr herė tė parė ajo mbėrriti nė Tiranė me ftesė tė regjisores Vera Grabocka, si e ftuar speciale nė "Eurovideo Grand Prix".
Filmi
Gjatė vitit 2008 pritej qė Eliza Dushku tė shfaqej nė ekranin e vogėl me "Dollhouse". Por me sa duket, kjo do t'i takojė vitit 2009. Tė shumtė janė kuriozėt qė duan tė dinė diēka mė tepėr pėr serialin e ri televiziv, njė kontraktim me "Fox". Nuk ėshtė dhėnė njė datė e saktė se kur do tė nisė tė shfaqet seriali televiziv "Dollhouse" (Shtėpia e kukullave), por aktorja ėshtė shprehur se ėshtė e kėnaqur nga bashkėpunimi me Whedon. Komentet nga fansat nė internet janė tė shumta. Ata shprehen tė entuziazmuar pėr rikthimin e dyshes Dushku-Whedom. Fox do tė transmetojė pėr gjysmė sezoni serinė televizive me 7 episode. Pėr realizimin e saj ėshtė miratuar njė buxhet rreth 1.5-2 milionė dollarė. Historia flet pėr njė fabrikė sekrete tė teknologjisė sė lartė e quajtur "Dollhouse" ("Shtėpia e kukullave"), nė tė cilėn njerėzit mund tė riprogramohen nga fillimi. Disa prej qenieve njerėzore programohen pėr tė kryer punė specifike. Nė kėtė fabrikė fshihen tė gjitha kujtimet e tyre dhe ata kthehen sikur tė ishin sėrish fėmijė. Mė pas mendja e tyre mbushet me gjėrat qė u interesojnė "prodhuesve". Eliza Dushku, nė rolin e Echo ėshtė njė nga kėta persona qė bėjnė pjesė nė njė grupim tė titulluar "Actives" ose "Dolls" (Kukulla). Sė bashku me tė tjerė, ata i shfrytėzojnė pėr njė mision sekret. Mė pas u fshijnė gjithēka nga kujtesa. Por ajo dallon, sepse tenton me ēdo kusht tė zbulojė tė vėrtetėn pėr tė shkuarėn e saj. Do tė rifitojė kujtimet e sė shkuarės qė i janė fshirė. Protagonistė tė tjerė tė serisė janė edhe dy "kukulla" tė tjera, njė vajzė dhe njė djalė, miq tė saj. Nė histori pėrfshihet njė detektiv qė pėrpiqet tė hetojė pėr kėtė veprimtari sekrete. Vet Whedon e ka pėrshkruar kėtė serial si "suspancė-dramė-mitologji-komedi-aksion-horror-muzikal". Mbetet vetėm qė Eliza tė shfaqet nė ekranin e vogėl.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare