Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Enada: Karmen, ėndrra ime e realizuar

21.11.2008 06:18 Kulture - Burimi: Panorama Kulture

•  

Alma Mile

Me atė buzėqeshje tė madhe ajo ėshtė ēarmatosėse. Megjithatė nuk ishte kjo arsyeja pse koreografi Fredy Manzutti e mori nė trupėn e tij si soliste. Nga data 7-14 nėntor, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, dy solistėt e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit interpretuan nė rolet kryesore nė baletin "Karmen". Sė bashku me trupėn e Kompanisė "Balletto del sud", Enada nė rolin e Karmenit dhe Gerdi nė atė tė toreadorit Eskamilo, interpretuan nė skenat e Bolonjės, Leēes e Modenės. Tashmė janė nė Tiranė pėr tė vijuar projektet e radhės, siē ėshtė baleti "Kopelia", por nė pranverė do tė kthehen sėrish nė Itali, pėr tė vijuar turin e shfaqjeve.
Sapo jeni kthyer nga Italia, ku keni realizuar njė turne me baletin "Karmen", si lindi ky bashkėpunim?
E kisha ėndėrr prej vitesh rolin e Karmenit. Para njė muaji ishim tė ftuar nė Itali nga balerini dhe koreografi Tony Candeloro, pėr tė bėrė njė shfaqje me tė. Fare rastėsisht u takuam me koreografin Fredy Manzutti, i cili drejton njė nga kompanitė mė tė dėgjuara, "Balletto del sud". Menjėherė shfaqi dėshirėn pėr tė na parė duke kėrcyer e pėr tė na ftuar mė pas nė njė produksion tė tijin. Kjo mundėsi nuk u krijua, por sapo mbėrritėm kėtu na telefonoi dhe na ftoi pėr baletin "Karmen". Na tha se po e bėnte kėtė i shtyrė nga instikti, pasi nuk na kishte parė asnjėherė duke kėrcyer. Kur shkuam atje, gjithēka u konkretizua. Shfaqjet e prezantimit u zhvilluan nė Bolonjė, Leēe, Modena, dhe pritet qė nė muajt shkurt dhe mars tė vijojė turi nėpėr Itali.
Na tregoni pak pėr kėtė eksperiencė...
Kemi mbetur tė mahnitur nga puna qė bėhej atje. Nisnim provat nė orėn 10:00 e mbaronim nė 18:00, me pushime fare tė shkurtra. Njė punė intensive. Njė kompani shumė e mirė me balerinė nga e gjithė bota, qė punonin nė njė qetėsi absolute dhe njė disiplinė tė fortė. Kjo bėri qė edhe shfaqja tė pritej shumė mirė. Kritika pozitivisht pėr tė.
Ēdo tė thotė tė jesh "prima balerina" nė njė skenė tė huaj?
Kėtė kisha lakmuar, qė tė jepja shfaqje brenda dhe jashtė. Ka filluar tė realizohet kjo ėndėrr dhe shpresoj tė vijojė mė tej.
Pėr njė balerin ėshtė fat i madh qė tė punojė nė njė teatėr kombėtar, qoftė ky shqiptar, apo jashtė. Eksperienca e punės tė jep siguri dhe kurajo, tė bėn tė ndihesh mirė. Atje u ndjeva shumė e nderuar, si nga koreografi edhe trupa e baletit.
Ju thatė se gjetėt disiplinėn, megjithatė shkolla jonė ėshtė konsideruar dikur e "rreptė"...
Ah, ishte nė tė tjera kohė. Ne kemi balerinė shumė tė talentuar, por koreografėt e huaj qė vijnė kėtu, tė parėn gjė qė vėrejnė ėshtė mungesa e disiplinės. Kėtu nuk mund tė kuptohet puna pa zhurmė, ndėrsa atje e harrova tėrėsisht se ēdo tė thoshte njė gjė e tillė. Edhe pse puna mund tė bėhet mirė, kur ka zhurmė, kthehet nė njė stres. Atje nuk e kishe kėtė.
Kjo ngjarje pėrkon edhe me 55-vjetorin e TKOB-it, si e shihni veten nė kėtė histori?
U bėnė 13 vjet tashmė dhe nuk janė pak. Kam festuar disa pėrvjetorė nė kėtė teatėr. Kur e mendon kėtė, kur sheh se njerėzit flasin pėr ty, tė vlerėsojnė, kupton qė vlen diēka. Synimi im dhe i Gerdit ka qenė tė punojmė shumė e tė lėmė njė gjurmė, njė emėr, qė edhe kur ndoshta tė lėmė profesionin e tė vazhdojmė jetėn tonė, njerėzit tė flasin mirė pėr ne.
Si e gjen 55-vjetori trupėn e baletit?
Shfaqjet e fundit kanė qenė tė suksesshme, pavarėsisht se tek-tuk ka edhe ndonjė gjė qė nuk shkon, por kudo ka tė tilla. Them se kėtė 5-vjeēar trupa e baletit ka punuar shumė dhe ka qenė mė e mira e kohėve tė fundit.
Ju ndėrkohė keni realizuar edhe shumė koreografi, mendoni se jeni gati pėr t'ju pėrkushtuar me kohė tė plotė krijimtarisė?
E ardhmja jonė ėshtė kjo. Ofertat kanė nisur prej kohėsh, por unė dhe Gerdi e ndjejmė veten ende shumė tė rinj pėr tė lėnė skenėn.
Ju thatė se u bėnė 13 vjet nė TKOB, megjithatė duket se konkurrenca nuk ėshtė edhe aq e fortė, apo jo?
Konkurrencėn e bėj me veten time. Pėr ēdo gjė matem me veten, dhe me askėnd tjetėr. Krahas meje, tė njėjtin rol e luajnė edhe balerina tė tjera, pastaj se cili rol lė gjurmė te publiku, kjo ėshtė tjetėr gjė. Njė balerinė, nė radhė tė parė duhet tė jetė inteligjente dhe duhet tė menaxhojė mirė veten. Unė punoj shumė nė kėtė drejtim.
Sa ndihmon konkurrenca nė rritjen e njė artisti?
Sigurisht e bėn tė ecė pėrpara. Dhe jo vetėm nė fushėn tonė, por edhe nė jetėn private, duhet tė kesh ambicie qė tė realizosh gjėrat e tua. Kudo kėrkoj mė tė mirėn, sigurisht kėtė ua uroj edhe tė tjerėve.
Si e shihni brezin e ri tė balerinėve?
Do tė doja qė tė thosha gjithnjė fjalė tė mira, sepse talente ka, por e vėrteta ėshtė qė po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė pėr tė gjetur balerinė tė mirė. Ata qė e ndiejnė qė janė tė mirė, mundohen tė ikin jashtė, tė tjerėt, nuk i kuptoj se ēfarė kėrkesash kanė nė jetė. Bėjnė njė shkollė baleti dhe nuk pėrfundojnė asnjėherė balerinė. Pėr kėtė i vė faj edhe pedagogėve, ish-mėsuesve tė mi, apo nxėnėsve tė mi. Duhet tė ketė mė shumė kėrkesė llogarie. Drejtuesit e shkollės duhet tė gjejnė pedagogėt e duhur pėr tė edukuar kėtė brez.
Duket se mungon thupra e dikurshme...
Nuk ekziston mė. Nėse nuk ka disiplinė, nuk ka edukatė, nuk mund tė presėsh tė ketė balerinė tė mirė.
Si balerinė aktivė edhe nė spektakle televizive, mund tė na thoni sa ndikon ky lloj aktivizimi nė paraqitjen skenike?
Televizioni asnjėherė nuk ka qenė synim pėr mua. Jam ndodhur rastėsisht nė momentin e duhur. E gjitha bėhet pėr ēėshtje financiare, sepse artistėt vazhdojnė ende tė jetė jo aq tė paguar sa tė justifikojnė lodhjen e tyre. Por veē tė tjerash ka edhe qė e pėlqejnė ekranin. Ndėrsa synimi ynė ėshtė teatri. Edhe jashtė nuk kėrcejmė nė stadiume, apo skena tė vogla, por teatro tė vėrtetė. Dhe kjo ėshtė njė arritje e madhe pėr njė profesionist. Sa i pėrket ndikimit qė ka nė jetėn profesionale, edhe kėtu duhet tė dish tė menaxhosh veten. Ēdo kush e di se kujt duhet t'i japė prioritet, skenės, apo teatrit.


Teatri i Operės e Baletit, 55 vjeē
Nesėr, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit festohet 55-vjetori i themelimit tė kėtij institucioni. Do tė jetė njė mbrėmje Gala, ku do tė rishfaqet opera "Luēia Di Lamermur". Pėr festimin e kėtij pėrvjetori qeveria i ka akorduar TKOB-it njė fond shtesė prej 5 milionė lekėsh tė reja. Teatri i Operės dhe Baletit mori jetė nė vitin 1953, me nismėn e njė grupi muzikantėsh tė pasionuar. Veprat e para ishin pjesė nga krijimtaria botėrore, e cila mė pas me ashpėrsimin e regjimit, u ndėrprenė dhe u zėvendėsuan me vepra kombėtare. Pas viteve '90, TOB iu kthye sėrish repertorit botėror.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare