Eric Hamp nė Prishtinė pėr problemet e gjuhės shqipe
27.08.2008 12:03 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
PRISHTINE- Nė kuadėr tė Seminarit Ndėrkombėtar tė Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės Shqiptare, nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė, u pėrurua vepra "Studime krahasuese pėr shqipen" e gjuhėtarit tė njohur amerikan Eric Hamp. I lindur nė vitin 1920, Hamp ėshtė diplomuar nė Universitetin e Harvardit nė vitet pesėdhjetė dhe qė nga ajo kohė ka punuar si profesor nė Universitetin e Ēikagos. Fushat me tė cilat ėshtė marrė ai janė gjuhėt indoevropiane, nė veēanti gjuhėt kelte dhe shqipe. Eric Hamp studimet e shqipes i kishte bėrė objekt preokupimesh tė thelluara qysh nė vitet e hershme '50-tė. Studimet indoeuropiane nė albanologji me veprėn e Eric P. Hamp-it janė ēuar pėrpara. Njohjet e tij tė thella tė problematikave keltike, balto-sllave, greke, armene, hetite, tokare, indo-iraniane, por edhe romane e ballkanistike dhe pėrgjithėsisht tė komparativistikės indoeuropiane, i kanė siguruar mundėsi pėrqasjeje qė mė parė nuk ishin theksuar. Gjithashtu Hamp i ėshtė kushtuar edhe tė folurės arbėreshe tė Vakaricės, qė mbetet edhe sot studimi mė i gjerė pėrshkrues fonetik pėr ndonjė tė folure tė shqipes qysh mė 1954. Nė studimet dialektologjike shqiptare profesor Hamp ėshtė njė nga njohėsit mė tė mirė tė tė folmeve tė ashtuquajtura tė skajeve - tė arbėreshėve tė Greqisė, tė arbėreshėve tė Italisė, tė zonave skajore gege nė Maqedoni. Ai ėshtė i njohur pėr interesin e tij nė gjuhėt e vogla indoevropiane. Ai ėshtė anėtar i Akademisė Mbretėrore Daneze dhe i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe po ashtu edhe i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, e cila edhe e ka botuar librin. Hamp ėshtė gjithashtu doktor nderi i Universitetit tė Kalabrisė.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com



































