Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Faik Konica pėr alfabetin e gjuhės shqipe

16.11.2008 06:03 Kulture - Burimi: Kosova SOT Kulture

Faik Konica, ky personalitet i shquar i letrave shqipe, stilist i dorės sė parė, shkrimtar, kritik, studiues, ka dhėnė njė ndihmesė edhe pėr zgjidhjen e alfabetit tė njėsuar tė gjuhės shqipe. Shumė i ri, nė moshėn 22-vjeēare, botoi fletoren “Albania”, qė ishte njė tribunė e mendimit tė lirė nė vitet e fundit tė shekullit XIX dhe nė fillimet e shekullit XX, njė kryevepėr e publicistikės shqiptare, numri i parė i sė cilės qarkulloi mė 25 mars 1897, 111 vjet mė parė. Revista shquhej pėr problemet kardinale tė kulturės kombėtare qė ngrinte, duke u dalluar edhe pėr diversitetin e opinioneve pėr ēėshtje tė ndryshme.
Nga tė gjitha fushat qė ka trajtuar nė kėtė organ, njė vend i veēantė u takon edhe problemeve tė alfabetit tė gjuhės shqipe, tė cilat i ka parė nė dy rrafshe: sė pari duke shkruar dhe botuar ai dhe bashkėpunėtorėt mbi 20 shkrime me kėtė tematikė dhe sė dyti, duke hartuar edhe njė alfabet, me disa variante qė ndonjėri prej tyre afrohet me alfabetin e sotėm tė shqipes dhe sė fundmi duke propozuar rrugėt e zgjidhjes sė tij. E veēanta e kėtyre shkrimeve tė botuara nė kėtė organ ėshtė se aty pėr njė periudhė 13-vjeēare janė bėrė propozime konkrete mjaft interesante, duke miratuar ose duke kundėrshtuar shumė mendime tė shfaqura kėtu ose nė organe tė tjera.

Cilat ishin parimet e Konicės pėr hartimin e alfabetit tė shqipes?
Ai kėrkonte dhe pranonte mbėshtetje nė alfabetin latin. Gjithashtu, si parim kryesor konsideronte qė njė tingull mund tė paraqitej edhe me dyshkronjėsha, siē e kishte mė parė alfabeti i Pashko Vasės dhe mė pas alfabeti i shoqėrisė “Bashkimi”. Gati gjysmė shekulli mė vonė, profesor Selman Riza vlerėsonte grafemat dyshkronjėshe, tė cilat me tė vėrtetė, thoshte ai, zėnė vend nė tė shkruar, por “vizatohen me njė tė vetėm hov dore”, pakėsojnė shenjat e veēanta, si dhe “shquhen mė nė fund pėr bukuri”.
Duke qenė Konica njė njeri me horizont dhe kulturė, ai kėrkoi edhe ndihmėn e kualifikuar tė filologėve mė tė dėgjuar tė kohės, qė ishin marrė edhe me shqipen, si: A.Bayer L.Bonlejev, M.Breal, V.Henri, L.Legrand etj. Ai e dinte shumė mirė se mendimet e tyre nuk do tė ishin tė njėjta, megjithatė pėrgjigjet e para i botoi, pavarėsisht se i kėnaqnin apo jo dėshirat e revistės dhe tė drejtuesit tė saj, Faik Konicės. Ai dėshironte qė kjo ēėshtje tė zgjidhej si nė rrafshin teorik, ashtu edhe nė atė praktik; tė ishte njė zgjidhje sa shkencore, aq edhe racionale. Prandaj ai deklaronte: “Erdhi koha tė themi edhe pėr shkronja tė gjuhės shqipe tė vėrtetėn”.
Ai mendonte se alfabeti i tij do tė pėrhapej shpejt, mbasi kėtė sistem e vlerėsonte shumė. Qė nė vitin e parė tė qarkullimit tė revistės, ai ishte shumė optimist dhe besonte se shkronjat e fletores “Albania” “do tė pėrhapen nė pak kohė nėpėr tėrė Shqipėrinė dhe midis tė diturve tė Evropės do tė mbeten letrat e pėrgjithshme tė kombit shqiptar”. Pėr Konicėn, qė e konsideronte ēėshtjen e alfabetit si ēėshtje kombėtare dhe letrare, duhet tė merreshin nė konsideratė edhe kėta faktorė:
-Shqipes i duhej njė alfabet me tė cilin mund tė shtypej ēdo gjė.
-Tė pėrdoren shkronjat latine, si gjithė Evropa.
- Tė gjenden shkronja qė shtypen lehtė dhe me pak tė holla.

Konica kundėr alfabetit tė Stambollit
Fillimisht kritikėn e ashpėr e drejtoi kundėr alfabetit tė Stambollit. Ai pati njė mllef tė veēantė pėr kėtė sistem shkrimor, qė e shigjetoi duke pėrdorur njė arsenal tė tėrė kritikash. Pėr Konicėn, qė sapo kishte mbushur 25 vjetėt, “Letrat e Stambollit duhen harruar fare, se ato ndalonin pėrparimin e kombit shqiptar”. Dihet se ky sistem shkrimor, pa kaluar as dy dekada, filloi tė kritikohet edhe nga organe tė tjera, por nė krye gjithnjė qėndronte “Albania”, e cila nuk njihte nė asnjė shkrim pajtim, por kritikė.
Konica, pavarėsisht nga kritikat, nė nr.7 tė vitit tė parė tė revistės shpreh mendimin se “ēėshtja e shkrimit tė shqipes nuk mund tė zgjidhej veēse ditėn kur nė Shqipėri do tė ndodhė njė ndryshim politik”. Ky organ donte tė kishte marrėdhėnie tė mira me fletore tė tjera, si “Shqipėria” e Bukureshtit, qė e nxirrte Visar Dodani, me tė cilėn kėrkoi tė njėsonte alfabetin e tyre.
Por, gjithnjė e kaluara ishte e hidhur nė fushėn e alfabetit, se, siē shkruante Asdreni nė njė shkrim tė botuar te revista “Albania”, “njeriu mbetet i habitur kur ēdo shkronjėtor kishte njė abetare mė vete qė e pėrdorte”.
Konica e vlerėsoi krijimin e shoqėrisė “Bashkimi” pėr arsye se themeluesit ishin patriotė dhe alfabeti i saj ishte krijuar nga “njohės tė gjuhės sonė”. Megjithatė, ai lejoi nė kėtė organ qė tė botohen mendime pro dhe kundėr shoqėrisė “Bashkimi” dhe alfabetit tė saj. Ndonėse alfabeti i revistės
“Albania” kishte qarkulluar dy vjet para atij tė “Bashkimit”, ky i fundit e pati parasysh atė jo vetėm si sistem qė pranonte dyshkronjėshat, por edhe nė ngjashmėrinė e tyre. Pra, Konica shkoi aq pėrpara nė pėrkrahje tė kėtij sistemi, duke vlerėsuar epėrsitė e tij mbi sistemet e tjera dhe duke shprehur mendimin se ai meriton tė marrė emrin alfabeti kombėtar i qytetėruar. Sė fundmi, u njėsuan tė dyja sistemet shkrimore.

Konica pėr Kongresin e Manastirit
Ngjarja mė e madhe pėr kulturėn tone kombėtare nė fillim tė shekullit XX ishte mbledhja e Kongresit tė Manastirit, qė hapi rrugėn e kongreseve pėr ēėshtje tė tjera kulturore tė popullit tonė. Dy ēėshtje na dalin pėr kėtė problem, lidhur me Faik Konicėn: e para, pse nuk mori pjesė F. Konica nė Kongresin e Manastirit dhe e dyta, cili ishte projekti i tij pėr zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes?
Konica, qė nė fillim, me shpalljen e thirrjes sė Kongresit tė Manastirit, nuk qe dakord, pasi nuk ishte koha pėr njė mbledhje tė tillė, ide qė e kishte shprehur shumė kohė mė parė. Pėr mos pjesėmarrjen e Faik Konicės nė Kongresin e Manastirit pati polemika, pasi ai ishte njė personalitet i
shquar nė fushėn e letrave, njė kolos i kulturės shqiptare, qė ishte marrė mė se 10 vjet me diskutimin e problemit tė alfabetit tė njėsuar tė shqipes, gjithashtu kishte hartuar njė alfabet me disa variante qė e pėrdori nė organin e tij “Albania”, e qė ishte mjaft afėr me alfabetin e sotėm.
Mė i shqetėsuar pėr kėtė ēėshtje, me ato materiale qė kemi nė dorė, ka qenė patrioti Luigj Gurakuqi. Nė letėrkėmbimin e tij tė pasur me patriotė shqiptarė, ai e ngre edhe kėtė problem. Nė letrėn qė i drejtonte Fehim Zavalanit, drejtuesit tė klubit “Bashkimi” tė Manastirit, shprehte shqetėsimin pėr mosthirrjen deri nė atė kohė nė kongres tė Faik Konicės. Nė mes tė tjerash, i shkruante: “Nga Elbasani mė shkruajnė se edhe ju keni qėllim qė tė mos e ftoni nė mbledhje Faik be Konicėn. Unė nuk e zė besė kėtė punė, ju sido qė nė qoftė, ju lutem edhe njėherė qė tė thirrni tė gjithė shkronjėtorėt shqiptarė e kryetarėt e klubeve e shoqėrive kudo qė ndodhen, kėshtu qė
mbledhja e Manastirit tė dale njė mbledhje kombėtare e pėrgjithshme e qė t”i japė fund njėherė e pėrgjithmonė ēėshtjes sė alfabetit”.
Ndėrsa pak ditė para Kongresit, Gurakuqi i shkruante njė miku nė Elbasan, tė cilin e njoftonte se i kishte shkruar klubit tė Manastirit tė thėrrasin “domosdo Faik be Konicėn nė Kongres, ku kam shpresė se ke pėr tė qenė edhe ti”. Konicės iu dėrgua ftesa, ndoshta edhe nėn presionin e miqve tė tij. Megjithatė, kėtė ftesė tė vonuar ai nuk e pranoi, ndonėse aty ishte shėnuar se “kombi ynė ka nevojė pėr njerėz tė tillė si zotėria juaj”. Njė fakt tė tillė e ngre Faik Konica edhe nė njė artikull tė tij, ku shkruante: “Besoj se ėshtė e tepėrt t”ju mėsoj se nuk u ftova te ky i vetthėnė ”kongres”, pėrveēse nė orė tė fundit, me ē”qėllim e kuptoni vetė”.
Por, sipas Sh.Demirajt dhe K.Priftit, ka edhe ndonjė faktor tjetėr. Ai gjykonte se ēėshtja e alfabetit duhej shqyrtuar dhe vendosur nga njė forum i pėrbėrė nga gjuhėtarė dhe lėvrues tė gjuhės shqipe. Ai, gjithashtu, e pėrēmonte pėrbėrjen e delegatėve tė kėtij kongresi, duke mos i konsideruar tė aftė pėr ta zgjidhur kėtė problem. “Besoj, shkruante ai, se ėshtė e para here qė njė problem literature do tė zgjidhet pas parimit tė shumicės”.
Refuzimi i Konicės nuk ishte diēka e rastit, por i kushtėzuar nga kontributet e tij nė kėtė fushė pėr mė shumė se 10 vjet. Ai e vlerėsonte shumė punėn e tij dhe nė kėtė tubim ai do tė luante rolin kryesor si njė nga hartuesit e alfabetit tė shqipes, variant i cili qėndron mjaft afėr me alfabetin e miratuar nė Kongresin e Manastirit. Pėr kėtė shkruante: “Thosha qė asnjeri nė Shqipėri nuk ishte munduar aq shumė pėr tė nxjerrė alfabetin latin mundės (fitues)”.
Kėshtu, Faik Konica nuk hesht. Boton njė artikull tė rreptė kundėr Kongresit tė Manastirit, me titull “Kongresi i shqiptarėve xhonturq nė Maqedoni”, ku tonet e shkrimit ishin shumė tė ashpra dhe revoltuese.
Duke ushqyer iluzionin se kjo ēėshtje do tė diskutohej pėrsėri, ai nė artikullin e sipėrpėrmendur jepte njė variant se si mund tė zgjidhej ky problem, tė cilin e kishte njoftuar edhe kohė mė parė. Pėr Konicėn duhej:
1. Tė mblidhej njė komision pėr tė parastudiuar projektin e njė kongresi.
2. Tė lihej kohė prej njė viti nga shpallja e projektit nga komisioni. Pjesėmarrėsit i ndanė nė dy grupe, toskė: F.S.Noli, A.Z.Ēajupi, Asdreni, Z.Skiroi, M.Duēi, Dr.Haritoja, S.Peci, V.Dodoni e F.Konica dhe gegė: Sh.Gjeēovi, P.Bardhi, Gj.Fishta, Nd.Nikaj, A.Xhuvani dhe L.Gurakuqi. Gjithsej 15 vetė. Mė pas do tė zgjidheshin edhe 15 tė tjerė, siē thotė ai, “ndėr shqiptarėt me vlerė nė fushėn e gjuhės, por akoma tė pashfaqur botėrisht”. Kėta 30 pjesėmarrės do tė pėrcaktonin alfabetin, i cili do tė miratohej me njė kongres mė tė gjerė. Sheshimet e mosmarrėveshjet do t”i kryente njė albanolog, qė do tė shėrbente si gjyqtar. Skema e Konicės ėshtė kjo: komision, kongres, kongres mė i gjerė, albanolog.
Njė ide e tillė mbeti nė letėr dhe alfabeti i dalė nga Kongresi i Manastirit u bė alfabeti kombėtar i shqipes.
Ky ishte njė pėrfundim i gabuar dhe i kritikueshėm i Konicės. Pėrkundrazi, ai qe njė tubim me rrezatim tė gjerė pėr zhvillimin e kulturės sonė kombėtare, qe njė veprim dhe zgjidhje e pranueshme, gjė qė koha e vėrtetoi. Realiteti historik e tregoi se vlerėsimi i tij pėr Kongresin e Manastirit
nuk ishte i drejtė. Por, pėrpjekjet e tij pėr kėtė ēėshtje nuk duhen mohuar, pasi ai kishte luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr ēėshtjen e alfabetit tė njėsuar tė shqipes. Shoqėria shqiptare e ka ēmuar punėn e tij nė fushėn e gjuhėsisė, pėrveē studimeve tė kryera me kėtė tematikė.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare