Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Fakte tė reja nė dobi tė historiografisė

26.11.2008 06:04 Kulture - Burimi: Kosova SOT Kulture

Ka pėrfunduar punimet dyditore konferenca shkencore "Demonstratat e vitit 1968", organizuar nė 40-vjetorin e kėtyre demonstratave. Nė konferencė morėn pjesė mbi 150 studiues tė fushave tė ndryshme ngaĀ  Kosova, Maqedonia, Shqipėria, por edhe nga vendet e tjera tė Evropės, tė cilėt hodhėn dritė mbi organizmin e ilegales kosovare tė kohės, organizimin e demonstratave, organizatorėt, jehonėn qė patėn ato, etj. Historiani mr. Frashėr Demaj, sekretar i Institutit tė Historisė, tha se demonstratat e vitit 1968 bėnė njė kthesė historike dhe ngritėn vetėdijen e popullit shqiptar nė kėrkim tė realizimit tė interesave tė tij. Ai ka thėnė se historiografia shqiptare ende nuk e ka thėnė fjalėn e saj pėr kėto ngjarje tė rėndėsishme. "Duhet tė bėjmė njė analizė profesionale mbi bazėn dokumentare, mendoj se ėshtė koha tė hapen dokumente dhe tė bėhet njė hulumtim i mirėfilltė pėr demonstratat e vitit 1968", ka thėnė Demaj. Konferenca ėshtė organizuar nga Shoqata e tė burgosurve politikė tė Kosovės, Instituti i Historisė, Instituti i Albanologjisė, Muzeu i Kosovės dhe Arkivi i Kosovės.
Nė kuadėr tė manifestimeve tė 40-vjetorit tė demonstratave tė vitit 1968, nė Muzeun e Kosovės do tė hapet e ekspozita "Demonstratat e vitit 1968".
I. Vatovci


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare