Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Farsa ndėrkombėtare e festivalit tė filmit nė Durrės

29.08.2008 00:06 Kulture - Burimi: TemA Kulture

Nga Dhurata Hamzai

- Vetė kryetari i jurisė pėr ēmimin “Gladiatori i artė” tė kėtij festivali nuk paska ardhur. Nė krye tė jurisė do tė vinte nga SHBA regjizori hollivudian, me origjinė shqiptare, Sten Dragoti…

E kanė quajtur Festival Ndėrkombėtar Veror i Filmit dhe ka ditė qė ka filluar edicionin e tij tė parė, duke shfaqur filmat me metrazh tė gjatė nė qytetin bregdetar tė Durrėsit, nė Shqipėri. Ai ka arritur nė ditėn e gjashtė tė tij, pėrfundon mė 31 gusht, dhe nuk ka shėnuar ndonjė gjė interesante ndėr ngjarjet kulturore, me pėrjashtim tė faktit qė organizatorėt janė entuziastė fjalė pėr fjalė -“pėr audiencėn e lartė tė spektatorėve qė kanė ndjekur filmat e programuar nė kėtė aktivitet”.

Por, organizatorėt kanė harruar qė nė sytė e publikut mė gjerė kanė dėshtuar dhe janė bėrė tė pabesueshėm me projektin dhe synimet e kėtij festivali qė nė ditėt e para. Vetė kryetari i jurisė pėr ēmimin “Gladiatori i artė” tė kėtij festivali nuk paska ardhur.

U tha se pėr tė qenė nė krye tė jurisė (kuptohet qė juria duhet tė jetė ndėrkombėtare) do tė vinte nga SHBA (krahas anėtarėve shqiptarė tė jurisė) regjizori hollivudian, “pikėrisht” me origjinė shqiptare, Sten Dragoti. Ai nuk erdhi dhe papritmas organizatorėt thanė se ai u sėmurė. Artisti i famshėm Sten Dragoti ka pasur probleme shėndetėsore prej dy vjetėsh dhe kėto lajme kanė qarkulluar nė rubrikat e kulturės, por organizatorėt s’e kanė bėrė tė gjatė, kanė keqpėrdorur famėn e tij dhe i kanė dhėnė publikut shqiptar njė lajm tė rremė, qė ai do tė jetė kėto ditė nė Durrės.

A nuk do tė na mjaftonin tė gjitha kėto ngjarje pėr tė na bindur se emri i Sten Dragotit ėshtė pėrdorur pėr t’i dhėnė sadopak famė festivalit. Mandej, u tha se do tė ishte e pranishme aktorja kosovare Arta Dobroshi, sė cilės po i ndrit ylli nė skenat ndėrkombėtare me turin e promovimit tė filmit “Heshtja e Lornės”. Ajo nuk erdhi, sepse nuk kishte nisur dje ky promovim I saj, por organizatorėt se patėn problem tė kujtohen me vonesė dhe tė thonė se: “Dobroshi ėshtė e impenjuar me projekte tė tjera dhe nuk mundi tė vinte”. Qė Dobroshi nuk do tė vinte dihej nga publiku mė gjerė, sepse prej kohės i ka dėgjuar e lexuar lajmet e medias mbi aktivitetin dhe suksesin e saj.

Pėrsa i pėrket themelimit tė njė festivali ndėrkombėtar tė filmit organizatorėt Xhevdet Ferri dhe Anila Varfi nuk kanė shpikur ndonjė ide tė re dhe aq mė pak njė arenė tė re ndėrkombėtare pėr artin e kinematografisė. Ka disa vjet qė Shqipėria e ka ngritur skenėn e njė festivali tė tillė ndėrkombėtar, me plot kuptimin e saj gjithėpėrfshirės nė Tiranė, me festivalin e filmit TIFF dhe nuk di pse pėr filmin kėtij vendit tonė tė vogėl nuk i mjaftoka deri nė njė festival ndėrkombėtar, po u dashkan dy, tre, katėr..?!

Me festivalet e filmit shfaqet e njėjta prirje si me festivalet e tjerė: Themelohet e promovohet nė Shqipėri njė festival ndėrkombėtar teatri, si ai i Butrintit, papritmas mbijnė tre-katėr festivale tė tilla pėr teatrin qė shpėrndahen nėpėr nėpėr qytete tė Shqipėrisė, ku ftojnė ndonjė trupė nga Shkupi, Kreta, Kroacia dhe kėto festivale organizatorėt pėrkatės i quajnė edhe ndėrkombėtare. A nuk mund tė quhen dot rajonale, mbarėshqiptare, “fis-shqiptare”, “ballkanike”, “fqinjėsore” ashtu sikur se janė edhe pjesėmarrėsit e tyre. Pse duhet abuzuar me imazhin e ndėrkombėtares. Vallė pėr t’i rėnė gjoksit organizatorėt, apo mė tepėr ka tė bėjė kjo me buxhetin qė u jep vėrtetė Ministria e Turizmit dhe Kulturės, ose bashkia e qytetit pėrkatės, ose biznesmenėt karizmatikė.

Sa herė t’i teket ndonjė shoqate teatrore, kinematografike apo letrare tė formojė njė festival, e bėn kėtė gjė vetė, privatisht, pa pasur nevojė tė pyesė shtetin, por mė pas mėsohet qė ta vjelė atė, i gjen shtigjet, burimet dhe ministrave tė habitur duket sikur ua marrin ēelėsin e arkės sė shtetit nga dora. Shteti u dashka t’i mbulojė me kėste buxhetesh dhe ashtu i varfėr siē ėshtė- merr andej e hiq kėtej asnjė aktivitet i quajtur apo i vetėquajtur ndėrkombėtar nuk arrin dot deri tek kriteret ndėrkombėtarizuese, siē po ndodh aktualisht me festivalin e Filmit nė Durrės, qė po na luan farsėn me ndėrkombėtarė dhe aktorė hollivudianė. Madje organizatorėt kanė pohuar pėr median pasi janė ndjerė keq me vetėpraninė e paskrupullt shqiptare nė festival se: “Festivalit tė filmit nė Durrės i paska mbėrritur njė letėr pėrshėndetėse e regjisorit tė madh shqiptaro-amerikan Sten Dragoti, i cili pėr shkak tė njė sėmundjeje tė papritur nuk do tė mund tė marrė pjesė nė kėtė eveniment, ku parashikohej tė kryesonte edhe jurinė ndėrkombėtare, qė do tė vendosė pėr ndarjen e ēmimeve”. Njė festival ndėrkombėtar nuk ka gjasa tė bėhet me parashikime. Para se tė marrė buxhetin duhet tė jetė argumentuar ēdo cikėl e artikull i pjesėmarrjes dhe pjesėmarrėsve nė tė.



Bashkia e Durrėsit jep 50 milionė lekė, kryetari nuk e di qė ėshtė ndėrkombėtar


Tė gjitha faktet dėshmojnė se ky “ndėrkombėtari” i filmit nė Durrės nuk shoqėrohet me asnjė aktivitet mė tepėr se shfaqja e filmave, pavarėsisht se shumė pjesėmarrės, kuptohet kryesisht nga Shqipėria dhe shumė DVD tė pėrzgjedhura nga tre-katėr regjizorė tė huaj janė akomoduar mirė nė Durrės, falė njė buxheti e “njė ndihme tė jashtėzakonshme qė dha MTKRS” (u tha vetėm kaq, shifra u mbajt sekret). Shtoji kėsaj shifre sekrete dhe 50 milionė lekė, qė i ka pohuar me krenari tė madhe kryetari i Bashkisė sė Durrėsit, Vangjush Dako, qė thotė se “Bashkia e qytetit ka vėnė nė dispozicion tė festivalit njė financim prej 50 milionė lekė, sepse ky festival synon tė promovojė vlerat e filmit artistik shqiptar, si dhe tė qytetit mikpritės tė tij, Durrėsit”. Pra kryetari i Bashkisė sė Durrėsit nuk e dika fare qė festivali ėshtė ndėrkombėtar, siē pohojnė organizatorėt dhe pavarėsisht kėsaj i ka dhėnė njė buxhet tė madh festivalit. Madje edhe Drejtori i QKK-sė “Alba Film”, Xhevdet Ferri, organizator, edhe pse e shkruan nė letra kėshtu, i bie tė mos ta dijė kėtė gjė. Ai u shpreh se: “festivali i Durrėsit ėshtė njė mėnyrė e re pėr tė promovuar filmin shqiptar brenda shtėpisė sė tij”. Ku ėshtė parė e dėgjuar se ky fakt, kjo dėshirė e synim- alla Xhevdet Ferri- e bėka ndėrkombėtar njė festival. A nuk ėshtė lojė fjalėsh ideja se festivali, sipas organizatorėve, dhėnka “altenativat tė reja qė mbėshtesin promovimin e filmit shqiptar dhe tė vendit tonė nė planin ndėrkombėtar”. Po ē’ėshtė ky plani ndėrkombėtar, shko e gjeje..!

Po tė ndjekim zhvillimin e kėtij festivali, domethėnė “shikimin e filmave”, tė habit fakti qė organizatorėt besojnė vėrtetė se janė korrekt me kėtė sipėrrmarrje. Drejtori i Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė, Xhevdet Ferri, thotė se “tashmė skepticizmi qė na brente para fillimit tė veprimtarisė ka kaluar plotėsisht. Qyteti i Durrėsit ka reaguar si njė qytet i vėrtetė arti dhe ne ndjehemi tė entuziazmuar pėr audiencėn e lartė nė arenėn e amfiteatrit antik”. Pse vetėm audienca durrsake qenka tregues pėr njė organizim tė lartė ndėrkombėtar tė festivalit tė filmit?!



Filmat “ndėrkombėtarė”, me gen shqiptar!


Ja dhe filmat “ndėrkombėtarė” qė po shfaqen nė Durrės: “Koha e kometės”, filmi i regjisorit Fatmir Koēi, mbėshtetur mbi veprėn e Ismail Kadaresė, pėrfaqėson Shqipėrinė. Sipas drejtores artistike stafi prej 45 vetėsh i festivalit, qė pėrfaqėson kryekėput Shqipėrinė, ka bėrė njė punė tė mirė pėr prezantimin e filmave shqiptarė nė konkurrim dhe ka bėrė punė tė mirė me tė gjitha llojet e shėrbimeve brenda dhe jashtė mjediseve tė festivalit. Ende nuk dimė a qenka ky njė kriter ndėrkombėtar. Madje “ndėrkombėtarja” e kėtij festivali u bėka e qartė me njė nga pikėsynimet e tij, sipas oraganizatoėrve: “Organizimi i njė seksioni tė veēantė pėr filmin shqiptar, fituesi i tė cilit duhet t’i nėnshtrohet konkurrimit pėr tė qenė pjesė e garės ndėrkombėtare pėr “Gladiatorin e artė”. Ky do tė mundėsojė krijimin e hapėsirave pėr njė festival me frymėmarrje tė gjerė jo vetėm rajonale”. Sa t’i dalė fundi kėtij festivali, le tė vijomė me prezantimin “gjithmonė nė rang ndėrkombėtar” ku pėrfshihet me gjerė si konkurent pėr ēmimin “Gladiatori i artė”, filmi shqiptar “Mao Ce Dun” i regjisorit Besnik Bisha qė pėrfaqėson sėrish Shqipėrinė. Pėr pjesėmarrjen nė kėtė festival, sigurisht qė nuk kanė faj ata qė bėjnė filma dhe ata kineastė shqiptarė qė janė ftuar, por kush do ta mbajė fajin kur nuk e gjejmė konkretisht pėrfaqėsimin ndėrkombėtar nė njė festival tė vetėquajtur si tė tillė.

Nėse flasim pėr pjesėmarrjen sė paku tė njė filmi tė huaj, atij grek qė titullohet “Correction” (Gabimi) tė regjisorit Thanos Anastapoulos, i cili ėshtė ftuar sepse filmi trajton copėza dramatike nga jeta e emigrantėve shqiptarė nė Greqi (uaau...! prapė nė kontekst shqiptar qenka dhe ky film). A thua nė njė festival ndėrkombėtar qenka e gabuar qė tė jetė i ftuar njė nga filmat mė tė mirė grekė, dhe grekėt kanė vėrtetė filma tė mirė. Kush thotė se njė temė filmi me emigrantėt shqiptarė paska ende fuqinė ta bėj njė film me vlera ndėrkombėtare.

Mundet e kundėrta tė ndodhė, sepse askush nuk e pėlqen sot njė ide jo origjinale, njė ide qė e ka shpikur dikush tjetėr e ashtu gati merret nga tė tjerė. Kjo nuk pėrbėn sė paku as lajm kulturor, sikur ndodh edhe me kėto dhjetėra evenimente pseudo-ndėrkombėtare qė zhvillohen aktualisht nė Shqipėri. Shqipėria nė tė gjitha kėto pėrfaqėsi ka pjesėmarrės pothuaj tė njėjtit tė paktėt artistė. Kaq vėshtirė ėshtė qė ashtu si nisi tė bėhet me dinjitet njė festival i mirė ndėrkombėtar qė pėrfaqėson teatrin, mandej njė pėr poezinė, njė pėr filmin, etj. Dhe nėse kėto kanė mangėsitė e para tė natyrshme, a nuk ėshtė mė mire t’i kurojmė e shėndoshim kėto se sa tė lindin pjella monstra qė firojnė buxhetin e shtetit dhe tė ministrisė-caktuar pėr zhvillimin e kulturės.

Ndėrsa kėto ditė nė media flitet pėr filma qė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė Durrės tė Shqipėrisė, mes 16 filmave shqiptarė dhe tė huaj qė prezanton edicioni i parė i Festivalit tė Filmit Veror nė Durrės, deri nė datėn 31 gusht kur ky aktivitet filmė-shfaqės pėrfundon, me zor dallojmė prezantimin e filmave tė huaj, pra ndėr kombe tė tjera, siē duhet tė jetė.

As filmi italo-francez “Life sentence” i regjisorėve Daide Barleti dhe Lorenzo Conte, as filmi norvegjez “Mirush” i regjisorit Marius Holst qė trajton temėn e njė emigranti shqiptar..! nė Norvegji, as filmi maqedon “True miracle” i regjisorit Lucas Nola s’e japin kurrė tė plotė imazhin e njė festivali ndėrkombėtar, edhe pse festivalin e paskemi blerė shtrenjtė si tė tillė!



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare