Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Fausti i Goethe-s

16.11.2008 12:05 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Fishta, 76 vjet mė parė, komentonte nė ”Hylli i dritės” tragjedinė, nėn titullin ”Nė 100 vjetor t’Volfgangut Goethe”. Vepra madhore paraqitet sot nė panairin e librit nė praninė e pėrkthyesit Pashk Gjeēi

Ishem nandėmdhetė vjetsh, kśr lexova sė pari Faustin, kryevepren e Wolfangut Goethe, e kaq ky poem i ēuditshem - Pjesa e Parė, mirret vesh – m’a rrėmbej me gjallnķ poezije e vezullime drite bukurije mendjen t’eme, sa qi per shum do vjet e mbajta si typin estetik mā tė perkryemin nder ato literatyra moderne, qi un aso kohe mūjshe me njoftun; e pse shī rreth asajė kohe un kishe fillue me u marrė me literatyrė t'onen kombtare, kshtū, tash e mā vonė, u vejshe me kthye shqyp prej sģ copa qi fort thekshin fantazģn t'eme, e sidomos, me natė e ditė, rrijshe tue lodhė mendjen, e si me perftue edhč un vetė nė gjūhė shqype nji veper aso dore, me nji Faust t'emin shqyptar, me nji Mefistņfeles tjetėr - herė me bryna e cub, herė me bisht e shyt - me nji Margeritė shqyptare e me nji mij tjerė djemen, shtriga e shtrigāj, e gryka ferri e "net Valpurge", e s'dij shka tjetėr, por qi tė gjitha u shprazshin - t’a merr mendja! - nper ajr, si nji kubure "kacalluke" mbushė me hī: tue kenė se magazja e trūvet te mķ ishte si nji duqan bakalli hor kundruell asajė magazes sė trūvet tė Wolfangut Goethe...

Veē shka se me gjith kta qi Fausti nder pjesė e skenė tė veēueme tė veta mė pelqete kejčt e e mbajshe model kryekrejet, prap se prap nė tansi tė veten nuk m'a vullndonte kryekput mendjen e zemren, edhč mė lźte dishką si nji gollė nė shpķrt, sa qi s'mė duel kurr me trajtue nji idé konkrete mbģ njinģ tė vepres e mbķ shka poeti kishte dashtė aty me kndue. Prandej, qatjč mā vonė - mbasi ''qeshitet" e magazes sė truve tė mi kjenė shtue nji fije mā teper - ia hina me skjyrtue pak gjā mā kthelltė natyren e tė ndertuemt e ktij poemi dramatik. [...]

Un ktū flas vetem mbi Pjesė tė Parė tė Faustit, nji heri edhč dishmoj botnisht, se ky shkrim s'mė kje dergue prej qiellet, e se prandej as vetė s'besoj, se kam kenė i pagabueshem nė ket gjykim t'emin mbi Faustin e Goethe-it.

Per me dhānė nji gjykim tė pershtatun mbķ nji ē'do veper letrare artistike, ndihmon fort, kujtoj, edhč tė njoftunt e biografis s'auktorit. Prandej nuk āsht jashta vendit, tham, qi un ktū nji herė ma para tė kallxoj, se ē'kuptim kam trajtue nė mendje t’eme prej leximit tė vepravet tė ndryshme tė Goethe-it mbķ vehtjen, cillsķt e parimet shoqnore e trashendentale tė tija.

Mā parė, pra, Goethe prej leximit tė vepravet tė tija m’āsht dukė gjithmonė nieri mendjet fort tė hollė e kthelltė - skjyrtuese, me nji kulturė tė haptė, sa me perfaqsue aj vetun tė gjith kulturen e perparimin gjytetnuer tė kohvet tė veta. Mā tepėr mė dįn sa kį pasė nji fort tė thekshme shije estetike per arte tė bukura, sa me e krahsue me klasikė ma tė mdhāj grek e latin tė kohvet tė vjetra; pse edhč kurrkush auktor tjetėr i gjūhvet tė reja nuk mė dįn se shprehė mendimin e vet mā kjarėt e me fjalė mā tė pershtatuna se ky. Per me folė pergjithsisht, nieri nuk kį shka i shton as shka i dnon elokucjonit letrar e poetik te Goethe-it; pse ato idé, ato sende e pozicjone, qi gjinden nder vepra goethjane, nuk mund tė shprehen kurrsesģ mā mirė me fjalė, se kanė kenė shprehė prej ktij auktori tė madhnueshem.

Per shka i perket besimit, Goethe, i mbushun mendjet si ishte me parime tė filozofvet encyklopedikė tė Francės e t'atyne racjonalistave t'Alemanjes, qi aso kohe bājshin bujė tė madhe neper Europė, mė duket se fjalve Hy, Zot, Perendi nuk u epte kuptimin qi u apin popujt kristjan, e se nuk kį dishmue kurrfarė besimit a fejet: se kį kenė ateist, a - sado pak - panteist e afetar nė tė gjith kuptimin e fjalės.

Posė se i pa Zot e krejt i pa fé, Goethe - pse edhč i lém deret bujare e pasanike fort - kį kenė aq madhshtuer nė mendje tė vet, sa me e mbajtė vedin gjithmonė tė shkputun shoqnijet e punėt njerzore tue mos me marrė nė konkret, por n'abstrakt, syntetikisht e nė nji mėndyre krejt olimpike. Aj s'kį pasė Atdhé, s'kį njoftė bashkgjytetas. Shī nder ato kohė tė tija Napoljoni Bonaparte kishte shkelė Alamanjen, kishte hī nė Berlin, e aj shkruete: Nuk kuptoj pse Tedeshku do te ketė nė mėni Francezin. E verteta āsht, se aj nė tė gjith vepren kolosale tė veten s'kį tér nji lode, s'kį ngushllue nji zemer; e ndersa bashkgjytetast e tij, tedeskt, disshin nder lufta per liri t'atdheut, aj - kund nė ndonji breg tė kandshem t'ltalis a tė Siciljes - pa kurrfarė kujdesit rrite tue kndue kange dashtnije.

Por, mbas verizmit mjaft tė pa ftyrė qi perdorė nder shkrime tė veta, dįn se jo veē qi s'ka kenė i perkurmė, mś, perkundra, teper i lshuem mbas epsheve tė mishit e tė shises. Medjč, kishte me thanė nieri se mā tė shumen e herės relacjonet e veta seksuale i mbante me gjind tė mā t'ultės shkallė shoqnore.

Qe nder ato vizat mā tė para tė vetat biografija e Goethe-it, ashtū si un e kam perftue nė mendje t'eme, mbasģ pata lexue disa nder vepra tė tija. Edhč kshtū po hī tash me diftue, se shka mendoj un mbķ Faustin - mbķ tė Paren Pjesė tė ksajė vepre tė famshme tė popullit gjerman.

"Faust" - Pjesa e Parė - Argumenti: Fausti, dijetar e shtrigā, merzitun kso jete e disprue, do me mbytė vedin me helm shī nji natė Pashkesh kah mjesnata. Por tė vumen qi vuni potirin me helm nė buzė, bijn kumonėt e kishvet, tue lajmue tė njallunt e Krishtit. Dishką i davaritet shpirti, edhč per nji herė e hjekė mendjen e dekės. N'e nesret del me Wagner-in nė fushė, kū kishte vojtė populli me u argtue pėr tė kremte tė Pashkvet. N'e mbramet thrret djallin - Mefistņfeles - edhč me tź lidhė ket kontratė: djalli me e pėrtrī edhč me i sjellė gjithshką mund tė dishrote ky, e ky prej anės sė vet me i falė shpirtin. Lidhin kontratė edhč dalin me gzue jeten. Mā para shkojn nė pijetore t’Auerbach nė Leipsig; mbasandej hin nė gjelltore tė njājė shtrige, e si dalin prej andej ndeshin nji vajzė - Margeriten - nė rrugė. Fausti ia ven synin, tė cilles, me ndermjetsķn e Mefistņfeles e tė nji gruje, emnit Martė, e mbasģ i mbytė t'amen e tė vllįn, Valentinin, ia hupi nderin. Mbasģ shnjerzon vajzen, Fausti zhduket prej atij vendi. Nderkaq Margerite's i lén fmija, qi ajo e mbytė, e per tė cillen punė burgoset e gjykohet per dekė. Merr vesht Fausti ket punė, edhč shkon me Mefistņfeles me e pshtue prej burgut. Margerita, gadi krejt e ēmendun prej hallit e gazepit, e njef - qatjč vonė - Faustin, por nuk i ndigjon me dalė prej burgut. Fausti e Mefistņfeles zhduken, edhč Tragjedija mbaron.

Qe skeleti i Faustit, kryevepres sė Wolfangut Goethe. Prej ktij skeleti - tue kenė se vepra kį nji emėn - kishte me thanė nieri, se vepra kį unitet nė vedvedi, e se "protagonist" i sajė āsht Fausti me Mefistņfeles, si Danti me Virgilin e Beatriēe nė Divina Commedia, a Don Quisciote me Sanēiopanēa nė vepren e Cervantes. Por, mbas mendimit t'em, as vepra s'kį njinķ organike nė vedvedi, as Fausti s'āsht protagonisti i vepres.

Nji veper letrare, sidomos dramatike, pėr me ngāllitė e njajtė e me individualitet tė vetin, duhet qi ajo tė jét zhvillimi i njajė ideje tė caktueme e qi tė gjitha pjese't e saja tė kenė nji lidhnķ organike nė vedvedi nė mėndyrė, qi pjesėt e ndryshme tė sajat tė rrjedhin domosdo njana prej tjetret; shka nuk ndollė nė Fausti-n e Goethe-it, si kį me u pį mā poshtė. Kshtū as Fausti s'mund tė thohet nė kuptimin e vertetė tė fjalės se āsht "protagonisti" i kryevepers goethjane. Por me u quejt "protagonist" nji vehtje lypet, qi kjo tė jét, si me thanė, shpirti i tė gjith zhvillimit t'akcjonit tė vepers perkatse; e qi notat typike tė sajat tė rrjedhin jo prej fjalve e pohimeve t'auktorit, por prej moventit moral e intenzitetit tė veprimit t'asaje vehtje. Prandej, pėr me mūjtė me dhanė nji farė gjykimit mbķ vleren estetike tė sė Parės Pjesė tė Fausti-t, mbķ tė cillen ekskluzivisht ktū flitet, do tė shofim nji herė se kush āsht Fausti e kush Mefistņfeles, e mbasandej se ē'lidhnķ organike kanė ndermjet vedit copat e ndryshme tė poemit.

Fausti āsht nji nieri i motnuem, qi kį zanė fiozofķ, drejtsķ, medicinė e theologjķ, prandej nji dijetįr qi mund tė dij shka don e si do tė veprojė, per me i dale nė krye qellimeve tė veta. E pse, mā teper, nuk merr nė dorė punen e shpirtit e tė jetės s'andejshme, e as ferrin e djallin nuk i dron, kshtū as mjetet nuk i mungojn, per t'i ēuem nė vend dishiret e veta. Āsht pra nji typ nieri tė fortė e per t'u drashtun, pse edhč thotė vetė: "m'a merr mendja se jam i zoti me i bā ballė shekullit, me bājtė tė gjitha gzimet e mjerimet qi vījn prej toket; me u kundershtue thellimeve e mos me vetue synin nė zhaurrime tė rrfés". Se shka lypė mandej ky nieri prej djallit nė kontratė qi ban me tź, e kallzon vetė, kur thotė: "E din mirė se un s'due veē qefe. Due me u dejė - me u ngī ne gjithshkafen; due lezete qi pertrījn trazim; mnķn qi shperthen prej dashtnijet; pengimet qi apin shkarthsķ... Due vetė, po, vetun me sprovue nė vedvedi gjithshką āsht shperndį nder tė gjith njerzit; me pershī me mendje t'eme shka āsht mā naltė e shka āsht t'ultė nė njerzim; me gzue tė gjitha tė mirat e jetės; me psue tė gjitha mjerimet e sajė; aq me u pertrī sa me permledhė un nė vedvedi njerzimin mbarė, e me tź bashkė mbasandej qafen me thye". Lypė aq sende pra, sa me qitė vetė djallin nė kujdes se mund t'u dilte nė krye.

Tash, kśr tė marrim para sysh, se ky nieri, Fausti, i pa Zot, i pa shpirt, i pa moral, i pa frigė, i pa turp, i pa zemer e i pertrim nė jetė e nė forcė, edhč ortak me nji Mefistņfeles -me nji djallė, qi, si shpķrt, kį nė vedvedi nji forcė tė jashtnatyrshme mbķ elemente e sende, duhet me thanė se ky do tė na dilte, pak me thanė, nji Tamerlan, ase nji asģ Sulltanash amshore, qi mbytshin vllazent e vet kerthīj, ngryke tė nanave tė veta: nji kolos i rrezikshem per mbarė njerzimin.

Mirė po, nė zhvillim t'akcjonit tė sė Parės Pjesė tė dramit goethjan Fausti né na del nji kurrgjāsend - nji kukull. E njimend kur, mbas gjith atyne fjalve tė mdhą, del me nji Mefis¬tņfeles me pį shekullin e madh e tė vogel, e me gzue jeten, kū shkon ma sė pari? ne nji mejhane! – ndoshta, per mos me qitė poshtė at fjalen qi italjajt thonė per tedeshk: nji tedeshk, nieri i censhem; dy tedeshk, nji birrerķ... - E aty shka bājn? tė thuesh, kurrgjā. Fausti hin mbrendė e thotė: -Mirė se u gjājm, burra! - edhč ulet e rri dikū nė nji qoshe e s'thotė mā kurrnji fjalė; veē se rri m'bankė ashtū pītas, si rri sė pari nė "Kafe" a nė "restaurant" nji ex-xhakue, kśr t'a kenė xjerrė prej Kuvendit a Seminarit tė Parėt e vet. Mefistņfeles, qi, para se me u nisė, kishte thanė per Faustin: - Tash po t'a ngrefi zharg rrugė e pa rrugė neper shtiqe tė thata tė jetės, e as po t'a ushqej me tjeter per posė se me punė tė kota e marrķ" - nji herė vźhet e kndon, e mbasandej ban do lojė mahije - giuochi di prestigio - si nji tjeter ē'do Giovanni Bosco.

Dalin andej edhč shkojn nė gjelltore tė nji shtrige. Aty shtriga i ep me pij nji ród pije - dishką si nji fare maxhuni... edhč dalin nė rrugė.

Rrugės kalon nji vajzė e popullit, skamnore - ēerekēķ -Margerita. Fausti e shef, edhč i del para. Margerita nji herė s'i ven vesh, por mbasandej rrźhet, edhč Fausti e qet me marre, e vajza mirret m'qafe, si mund tė shifet prej fjalve t'argumentit shkrue sypri.

Ēudi! Nji dijetįr, qi kį mbarue kater fakultetet e thotė, se āsht i zoti vetun me i bā ballė shekullit mbarė e se do me personifikue nė vedi krejt njerzimin, me tė gjitha tė mirat e tė kqijat qi mund tė ketė, lidhė nji kontratė me djallin edhč e nenshkruen me gjak tė vet: per shka? Per me pį nji mejhanė, me mārrė m'qafė nji cucė, nji vajzė skamnore tė shkretė; edhč per kaq e gjā ia falė shpirtin djallit, a thue se mā teper aj s'kį shka i lakmon ksajė jete! Nuk kį nieri, kujtoj un, qi prej zhvillimit t'akcjonit tė dramit goethjan mund t'a pershkruej fizjonomķn psihologjike e estetike tė Faustit. Fausti kį fizjonomķ m'vedi e āsht protagonist vetėm gjatė pźsė a gjashtė skenave tė para, se mbasandej, prej ēasit qi bashkė me Mefistņfeles len shpķn e vet e del neper shekull - prej pijetores s'Auerbach-it e mbrapa, aj per mue nuk āsht kurrgjā tjeter nė pikpamje estetike, vec nji bihude e, nė ēashtje tė Margerites, edhč delinkvent si ē'do tjeter delinkvent sokaqesh; e se prandej as drami i Goethe-it s'ka lidhnķ e unjisķ organike nė vedvedi.

E njimend: tė gjith e dijn se tragjedija e Margerites nė dramin goethjan āsht nji bukurije fort tė naltueshme, sa me u barasue me ato t'Eskilit e tė Sofokliut. Mirė po, kush āsht protagonisti i tragjedķs: Fausti? Mbas mendimit tem, jo. Thashė sypri, se un mendoj qi fizjonomķn psihologike e estetike tė vehtjevet tė nji drami i percakton moventi moral e intenziteti i veprimit tė tyne. Tash, tue kenė se per Faustin s'kį Zot, s'kį shpķrt, s'kį shoqnķ njerzore, e prandej s'kį moral as turp per tź, veprimi i tij nė tragjedķ tė Margerites āsht fjesht instiktiv e shtāsėsuer, e pse per njerz tjerė edhč moralisht i keq nė vedvedi, kshtū nder sy tė mģ Fausti āsht nji lugat - si lugatin e bjen mytologija e jonė kombtare, per shka i perket marredhānjes seksuale.

Protagonist e antago¬nist n'at tragedķ āsht vetė Margerita. Protagonisti āsht kthjellsija e jetės shpirtnore, e antagonist, ligshtija e jetės trupore tė sajė. Ligshtija e shtyn nė gabim, por, kśr e mblon halli, gazepi, vetmija, trishtimi, ajo zotnon vedin edhč s'ndigjon me ndjekė Faustin, kśr ktij dikśr i bjen nder mend me e pshtue prej burgut. Ban flije vedin, kahjeta s'i duket gjā nė sy tė pafajnķs qi kishte bjerrė. Qe moventi moral mā i thekshmi, qe mā i forti intenzitet veprimi - me iu shtrue dekės para se me bartė turpin e tė djerrunit tė pafajsķs. Edhč skena e mbrame e dramit, kū zhvillohet ky kontrast i trishtueshem, āsht nder mā tė bukurat pjese dramatike qi mė ką takue me lexue nė jetė t'eme. Fatosi prandej i dramit goethjan āsht Margerita. Fausti, si thashė, e n'at dram āsht nji faqezķ, nji gjaksė, nji trathtįr, nji monstrum - nji lugat i tmerrshem e kurrgjā tjeter. Ky turpnon Margeriten; ky shkakton dekėn e s'amės sė Margerites; ky mbytė tė vllįn, mbasķ kį marrė mė qafė vajzen, e len nė hall e nė mjerim e me mzķ i bjen mbrapa me e pshtue, kśr ndien se āsht nė burg, e gjykueme per dekė. Prandej, mbas mendimit t'em, Fausti i Goethe-it āsht nji veper dramatike sė cillės i mungon ideja e pergjithshme a se moventi moral, neper tė cillin me u mbajtė lidhnija e njinija organike e sajė, e i mungon edhč vehtja a se protagonisti qi me nji intenzitet tė jashtzakonshem e heroik t'a zhvillojė veprimin e dramit, e se per ket arsý Fausti mā fort se nji poem āsht nji antologji kangėsh dramatike.

Por me kta nuk due me thanė se Goethe nuk āsht nji poet nder mā tė mdhej poetė tė botės sė gjytetnueme. Po u analizue Fausti pjesė-pjesė, kį nė tė Parėn Pjesė copa tė nji bukurije tė bindshme. Argtimi populluer, per shembull, tė kremten e Pashkvet, e pijetorja e Auerbach jane idile qi as vetė Teokriti s'i kį mā tė bukra; djalogu i Mefistņfeles me studentin āsht pernjimend gjenial, e mbķ tė gjitha, si thashė parė, tragjedija e Margeritės, nė daē si perftim poetik, nė daē si studjim psihologjik e shprehje fjalėsh, mund tė shkojė krahas me mā tė bukrat tragjedķ tė kohvet tė vjetra e tė reja. Ndersa dy Prologet e vepres, Gjelltorja e Shtrigės, Nata e Valpurgės e Andrra e Valpurgės, per mue kanė nji vlerė mjaft relative. E mbķ tė gjitha Mefistņfeles per mue āsht typi ma i naltsuemi (sublime) qi tash sė voni kį perftue mendja e nierit. Por shkį nuk do tė kishte perftue mendja e nji Goethe, po t'ishte kenė pshtetė ky gjithmonė mbķ parime tė shndoshta filozofije, teologjije, socjologjije etj. Nji Goethe i kshtenė! Ndersa nji Goethe i pa Zot, i pa Fé, i pa Atdhé, materjalist, madhshtuer olimpik, e mā teper sensual, na kį perftue nji Faust, per tė cillin as vete aj s'kį dijtė me na thanė se shka āsht e tek āsht - nji lugat tė tmershem.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare