Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Festivali i Butrintit ecėn mbrapsht, braktiset nga i famshmi Aleksandėr Morfov

04.07.2008 00:03 Kulture - Burimi: TemA Kulture

Nga Dhurata Hamzai

Edicioni i 9-tė i Festivalit Teatror tė Butrintit qė i ėshtė dedikuar qytetit turistik tė Sarandės dhe momumentit kulturor tė teatrit antik tė Butrintit ėshtė nė prag. Po cili do tė jetė fati i kėtij edicioni, ndėrsa nga viti nė vit ky festival i ka ofruar publikut shqiptar dhe turistėve gjthmonė e mė shumė surpriza. Drejtori i kėtij festivali ka shpallur tashmė datat e zhvillimit tė njė festivali qė po vjen pėr herė tė parė i cunguar nė projektin e tij. Nga 18 deri mė 22 korrik festivali do tė ketė vetėm katėr ditė zhvillime, ndėrkohė qė gjatė tetė edicioneve tė tij kanė vijuar nė tetė ditė. Bualoti ka pohuar dje pėr gazetėn “TemA” se nė datėn 8 korrik, do tė jetė edhe njė konferencė pėr shtyp qė do tė jap konfirmimin pėrfundimtar pėr zhvillimet e kėtij festivali. Bualoti dhe organizatorėt ndėrsa kanė dorėzuar projektin qė nė muajin dhjetor nė MTKRS janė befasuar kur kanė mėsuar sidomos nė njė kohė tė pamjaftueshme, njė muaj mė parė, se Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nuk pranon tė shtojė financimin pėr Festivalin Ndėrkombėtar Teatror. Kjo ka qenė njė periudhė e vėshtirė pėr ristrukturimin e festivalit, dhe ka dėmtuar menjėherė imazhin e Shqipėrisė, sepse disa trupa prestigjioze teatrore janė tėrhequr mbrapsht dhe kanė prishur menjėherė kontratat me Festivalin Ndėrkombėtar tė Butrintit pėr arsye tė pamundėsisė pėr t’u financuar. Pas letrės sė hapur qė organizatorėt e festivalit dhe pas polemikave tė mbėshtetura nga njė grup artistėsh nė adresė tė ministrit Ylli Pango, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, pėr rritjen e fondit tė premtuar nga MTKRS, vetėm kjo e fundit u kthen njė pėrgjigje zyrtare. Nė pėrgjigjen e firmosur nga komisioni i miratimit tė projekteve shkruhej se kur u aprovua buxheti i festivalit njė nga kriteret e kėshilltarėve tė kulturės ka qenė nxitja e organizatorėve pėr tė gjetur forma alternative financimi dhe “found raising” si nga sektori privat, ashtu dhe nga institucione tė ndryshme”. Por, festivali teatror i Butrintit pėr tetė vjet me radhė ėshtė financuar nga Ministria e Kulturės me 8-10 milionė lekė tė reja nė vit, dhe papritur shuma zbret nė 6 milionė lekė. Realisht dilema mes organizatorėve dhe strukturave shtetėrore, se si duhet tė financohet ky festival, ka rėnduar mbi vetė evenimentin mė tė rėndėsishėm kulturor qė zhvillohet nė kohėn e sezonit turistik. Pėrgjigjia nga minstri i kulturės,z. Ylli Pango dhe kryeminstri i vendit, z.Sali Berisha ka qenė e prerė. Drejtori i festivalit Alfred Bualoti nė njė intervistė qė ka dhėnė dje pėr gazetėn i konsideron tė tetė edicionet me sponsor gjeneral MKTRS si njė eksperiencė me shumė vlerė pėr bashkėpunimin me partnerė prestigjozė tė teatrit mesdhetar e mė gjerė. Ai e quan tė natyrshme rritjen e pretendimeve pėr cilėsinė e kėtij evenimeti dhe mbėshtjetn fort nga shteti sepse sipas tij “kjo nuk i shėrben vetėm njohjes dhe shkėmbimit tė vlerave teatrore, por edhe turizmit kulturor”. Bualoti tha dje pėr gazetėn TemA se “tashmė Shqipėria dhe Saranda njihet pėrmes Butrintit nga shumė njerėz tė shquar e tė mėdhenj tė botės sė qytetėruar. Pra kultura dhe posaēėrisht teatri, ėshtė kthyer nė elementin tė rėndėsishėm tė integrimit tonė europian”.

Deri nė mėtimin final se kujt i mbetet faji, Bualoti pohon se ėshtė mbajtur fort pas kėtij gjysėm-projekti pėr tė mos u tėrhequr edhe mė tej. Sido qė tė flitet nė prag tė kėtij festivali ai po afron dhe, kuptohet qė edicioni i 9-tė i kėtij festivali, fatkeqėsisht po ecėn mbrapsht. Nė intervistėn e dhėnė dje drejtori i festivalit teatror tė Butrintit, z. Alfred Bualoti, ka pohuar se ministri i Kulturės ka ndalur pikėrisht atė fond qė i duhej pėr tė sjellė nė Shqipėri trupat mė tė mira teatrore. Me keqardhje tė madhe, ai ka pohuar se u kthye mbrapsht trupa e regjizorit tė famshėm Aleksandėr Morfov, sepse duheshin 22 mijė euro vetėm pėr shfaqjen e tij nė Butrint. Morfov, regjizori bullgar me famė botėrore, i cili ėshtė i ftuar nė disa teatro tė mėdhenjė tė Europės pėr tė bėrė regji, edhe nė Shqipėri e shfaqi fuqishėm gjeninė e tij me veprėn “Don Zhuan”, qė ishte njė risi e jashtėzakonshme skenike pėr festivalin e Butrintit, por edhe njė eksperiencė e rallė aktrimi.



Bualoti: Me ēfarė aktiviteti mė tė mirė do t’i “gostisė” zoti Pango turistėt qė ka ftuar nė Sarandė...?!


Dhurata Hamzai: Zoti Bualoti, pas rrudhjes sė menjėhershme tė buxhetit shtetėror pėr festivalin teatror tė Butrintit, cila janė dėshtimet mė tė “dhimbshme” tė projektit tuaj?



Alfred Bualoti: -U tėrhoq trupa teatrore e San Petėrburgut, e drejtuar nga regjizori me famė botėrore Aleksandėr Morfov. Ju e patė njė vit mė parė se ēfarė regjie madhėshtore solli nė skenėn e festivalit me komedinė Don Zhuan.



Dh.H: Sa kushtonte ardhja e kėsaj trupe nė festivalin e Butrintit?



Alfred Bualoti: -Ardhja e kėsaj trupe drejt festivalit tė Butrintit kushtonte 22 mijė euro. Bėhet fjalė pėr veprėn “Ėndrra e njė nate vere”. Por jo vetėm kaq, u largua nga festivali i Butrintit trupa rumune me veprėn “Elektra”, ardhja e sė cilės nė festivalin e Butrintit kushtonte 41 mijė euro. Po ashtu u larguan edhe trupa greke dhe ajo italiane qė kushtonin 44 mijė euro, dhe jam ēuditur se si pėr trupėn italiane vetė Instituti Italian i Kulturės nė Shqipėri nuk ndihmoi me asnjė lekė. Trupa italiane do tė sillte nė skenėn e Butrintit dramėn “Pasioni i grave trojane”



Dh.H: Pėrveē pėrgjigjes zyrtare, a patėt njė bisedė mė tė hapur me ministrin e TKRS, zotin Ylli Pango pėr shmangjen e kėtij dėshtimi, ose sė paku pėr zhdukjen e disa pasojave qė ua kthejnė traditėn e kėtij festivali mbrapsht?



Alfred Bualoti: Gjatė pėrpjekjeve tė mia pėr bisedime kuptova se ministrit tė Kulturės, zotit Ylli Pango nuk i intereson fare festivali, por nuk kam pėr ta kuptuar kurrė si ka mundėsi qė nuk i intereson..! Nuk di a ka interesa ai pėr kulturėn teatrore dhe me ēfarė aktiviteti mė tė mirė do t’i “gostisė” turistėt qė ka ftuar nė Sarandėn e bukur, por fatkeqėsisht tė dhunuar nga betonimet pa kriter. Sė paku do tė ishte mirė qė t’u flisnim atyre me gjuhėn e kulturės.

Por kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr mėnyrėn se si do tė monitorohej gjatė pikut tė turizmit siti arkeologjik i Butrintit, detyrė kjo e ministrit, por tek disa detyrime mė tė mėdha tė atij pėr kulturėn e kėtij vendi.



Dh.H. Cilat mendoni se ato janė…?


Alfred Bualoti: Le tė nisemi qė nga absurdi i trajtimit tė festivalit tė Butrintit.

Mos dini gjė, ju, qė ka festivale tė tjera teatrore tė kėtij niveli, me kėtė gjeografi, me kėtė integritet dhe me kėtė sukses. Ministri i kulturės, zoti Pango, sillet sikur ka 10 festivale tė tilla.

E kalon lehtė kėtė mangėsi duke argumentuar se Festivali Ndėrkombėtar i Butrintit qenka njė iniciativė private, po cila iniciativė teatrore shtetėrore qenka mė e rėndėsishme, dini ndonjė ju gazetarėt..?! Nėse flasim politikisht duket sikur flitet pėr delegim kopetencash, ndėrkohė qė realisht ky sllogan kthehet nė demagogji duke u vėnė nė lojė interesa shumė tė larta kulturore kombėtare nga njerėz tė papėrgjegjshėm. Ata e kthyen mbrapsht kėtė traditė tė mirė.



Dh.H: Sa kohė keni ju zoti Bualoti qė negocioni me MKTRS pėr zhvillimin e kėtij festivali?



Alfred Bualoti: Qė nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar dhe pėrgjigjen e marrim nė muajin qershor, ku na ngelet vetėm njė muaj kohė pėr tė ndrequr dėmin dhe nisur nga e para, kur gjthēka e kishim gati nga normat dhe perspektivat e njė viti mė parė.



Dh.H: Mos duhet thėnė se pėr kėtė shkak nė kėtė edicion nuk do tė kemi shumė tė reja?


Alfred Bualoti: Nuk diskutohen qė do tė ketė risi dhe cilėsi. Mė shumė se cdo herė fest Butrinti do tė ketė premiera, por mund tė shtoj se ėshtė edhe njė trup ēeke e cila e pėrfaqėson shtetin e saj pėr herė tė parė nė Butrint. Struktura e organizmit nuk do tė prishet, posterat, librat, albumet, broshurat janė bėrė gati pėr festivalin tė cilat do tė shpėrndahen nė datėn 8 korrik ku do tė mbahet edhe konferenca pėr median nė Tiranė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare