Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Festivali i Durrėsit, debati mbetet hapur

19.08.2008 12:06 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Prezantohet zyrtarisht i pari festival ndėrkombėtar veror nė Shqipėri. Kinemaja e huaj dhe ajo vendase e organizuar nė njė ngjarje me njė formulė tė diskutueshme

Prezantohet zyrtarisht i pari Festival Ndėrkombėtar Veror i Durrėsit. Ngjarja kinematografike ka angazhuar drejtpėrdrejt Bashkinė e Durrėsit dhe kryetari i saj Vangjush Dako e ka vlerėsuar dje si njė festival qė synon tė promovojė vlerat e kinemasė shqiptare si dhe tė qytetit mikpritės”. Organizatorėt e kėsaj veprimtarie qė zhvillohet pėr herė tė parė nė vendin tonė janė Bashkia e Durrėsit, Qendra Kombėtare e Kinematografisė, kompania ”ATRID Film Production-Teatri i ri” dhe sponsori kryesor ”Eurosig”.

Pak ditė na ndajnė nga hapja e festivalit, mė 23 gusht dhe qė zgjati plot njė javė, deri nė fund tė muajit. Sipas Kryebashkiakut Dako, bashkia e qytetit kontribuon pėr festivalin me 5 milionė lekė, kurse spektatorit i vė nė dispozicion mjedise tė rinovuara tė teatrit ”Aleksandėr Moisiu” sė bashku me amfiteatrin jo tė zakontė tė botės antike. Nė tė dy ambientet do tė projektohen filmat pjesėmarrės dhe konkurrues pėr ēmimin ”Gladiatori i Artė”. Janė 16 filma tė zgjedhur nga njė komitet i ngushtė kineastėsh. Bėhet fjalė pėr prodhime pas vitit 2005 qė vijnė nga Iraku, Maqedonia, Rusia, Italia, Sllovenia, Greqia, Kroacia, Serbia etj. Filmat shqiptarė pjesėmarrės janė ”Trishtimi i zonjės Shnajder” me regji tė Pirro Milkanit, ”Mao Ce Dun” i Besnik Bishės, ”Sekretet” e Spartak Pecanit dhe ”Koha e Kometės”, filmi-premierė i Fatmir Koēit.

Drejtori i QKK, Xhevdet Feri, njėherėsh njė nga njerėzit e komitetit selektiv tha dje se ”Festivali ėshtė njė mėnyrė e re pėr tė promovuar kinemanė shqiptare. Nė vendin tonė, - ka theksuar Ferri, - organizohet vetėm njė festival ndėrkombėtar i filmit tė shkurtėr dhe dokumentar, ēka e bėnte tė nevojshme institucionalizimin e njė veprimtarie tė re me pėrmasa ndėrkombėtare, qė do tė sjellė vlera dhe do tė pėrēojė filmin dhe realitetin shqiptar pėrmes pjesėmarrėsve tė tij.”

Pas 12 edicioneve tė Festivalit kombėtar tė filmit, edicioni i fundit i tė cilit u zhvillua pas njė mungese 6-vjeēare si dhe paraqitjeve thuajse personale tė autorėve nė festivalet e ndryshme ndėrkombėtare, ka ardhur koha, sipas Ferit, pėr tė gjetur alternativa tė reja qė mbėshtesin promovimin e kinemasė shqiptare si dhe tė vendit tonė nė planin ndėrkombėtar. Feri shtoi se ”debati pėr mėnyrat e organizimit tė veprimtarive tė filmit do tė vazhdojė edhe gjatė ditėve tė kėtij festivalit ndėrkombėtar, i cili vjen si bashkėpunim i frytshėm disamujor me bashkinė e qytetit tė Durrėsit”. Pra, Feri mundohet tė shfaqet optimist pėr njė ēėshtje shumė tė diskutueshme me festivalet qė organizohen nė Shqipėri. Organizatorėt privatė nė momentin qė nuk kanė gjetur mbėshtetjen e shtetit, janė dorėzuar dhe kanė pranuar dėshtimin. Nga ana tjetėr, institucionet shtetėrore qė ansjėherė nuk janė treguar largpamėse pėr ngjarje tė kėtij lloji, hė pėr hė nuk dinė ose nuk kanė treguar vullnet pėr tė thithur ide kreative dhe pėr t’i mbajtur gjallė ato.

Kėshtu edhe me Festivalin e Durrėsit nuk ėshtė e qartė kur ėshtė kreu i tij, cili ėshtė truri artistik dhe cili qeverisės. Herėt a vonė edhe ky organizim do tė pėrballet me kėtė problem.

Festivali jep disa ēmime: Filmi mė i mirė artistik (Gladiatori i Artė), ēmimi i jurisė, filmi mė i mirė shqiptar, aktorja mė e mirė, aktori mė i mirė dhe ēmimi i karrierės.

Statueta qė jepet pėr ēmimin ”Gladiatori i Artė” ėshtė realizuar nga skulptori Sadik Spahija dhe ėshtė njė nga simbolet e qytetit tė lashtė.

Ndėrkaq mėsohet se festivalit i ka mbėrritur njė letėr pėrshėndetėse e regjisorit shqiptaro-amerikan Sten Dragoti, ku thuhej: ”Shqipėria dhe Ballkani do tė njihen mė nė fund nga bashkėsia e artistėve tė kinemasė botėrore si njė burim i madh krijimtarie”. Regjisori Dragoti shkruante nga Nju Jorku pasi pėr shkak tė njė sėmundjeje tė papritur nuk do tė mund tė marrė pjesė nė kėtė Festival ku parashikohej tė kryesonte edhe jurinė ndėrkombėtare. Kjo e fundit akoma nuk ėshtė bėrė e njohur, gjė qė flet pėr mungesė serioziteti tė organizatorėve. Dita e hapjes sė festivalit ėshtė shumė afėr dhe mosshpallja e jurisė lė tė kuptohet se ka mosvarrėveshje brenda stafit tė organizimit tė ”Gladiatorit tė Artė”.

Premiera

Festivali hapet me ”Koha e Kometės”

Festivali veror i Durrėsit hapet me njė premierė. Me njė film tė shumėpritur, siē ėshtė ”Koha e Kometės” me regji dhe skenar tė Fatmir Koēit, njė prodhim i LARA Enterprises. Ngjarjet zhvillohen nė vitin 1914, kur Princ Vidi shpallet mbret i Shqipėrisė. Ngjarja fillon me luftė e pėrfundon me njė histori dashurie. Interpretojnė Blerim Destani, Masiela Lusha, Thomas Heinze, Luan Jaha, Gentian Zenelaj, Xhevdet Jashari, Adem Karaga.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare