Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Festivali i Filmit ne pritje te emrave te medhenj

26.08.2008 00:31 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Marte, 26 Gusht 2008

Durres - Jane emrat e medhenj te kinemase, ata qe tashme po mbajne te mberthyer vemendjen e publikut shqiptar, gjate diteve te zhvillimit te Festivalit Nderkombetar te Filmit. Bashke me Harlan, i cili tashme eshte ne Durres, ku ka dale edhe ne te paren konference per shtyp, pritet edhe aktori i njohur Mikele Placido, zv/presidentja e "Trieste Film Festival", Elena Giuffrida dhe regjisori cek Jiri Menzel. Pas prezantimit te suksesshem te premieres "Koha e kometes", qe ka hapur festivalin dhe filmit serb "Kuajt e zinj", dita e djeshme iu eshte dedikuar kryesisht filmave jashte konkurrimit. Ne qender te vemendjes se ketyre diteve ka qene kinemaja shqiptare, qe ka rikthyer tek shikuesit nostalgjine e filmit tone, me produksione te tilla si "Gjeneral Gramafoni" dhe "Ne fillim te veres", te projektuara ne sallen e teatrit "Aleksander Moisiu". Nderkohe po gjate paradites ka patur nje interes disi te larte edhe per filmat e huaj te projektuar gjithashtu jashte konkurrimit, te cilet kane krijuar atmosfere dhe harmoni subjektesh. Behet fjale per "Eyes Wide Shut" dhe "Life in Picture". Filmi i regjisorit Stanley Kubrick, nen interpretimin e Tom Cruise dhe Nicole Kidman duket se ne fakt nuk ka gjetur interesin e menduar tek publiku i qytetit. Nderkohe edhe mbremja ka sjelle shfaqje te reja, te cilat kane ngjallur interesin e pushuesve dhe spektatoreve. Teper i vecante ka qene edhe filmi italo-francez "Life Sentence", prodhim i vitit 2008, nje bashkepunim i regjisoreve Davide Barleti e Lorenzo Conte. Filmi trajton perpjekjet e nje grupi mafioz te ri, qe perpiqet te vendoset ne nje zone te varfer dhe te fshehte te Italise. Konfliktet mund te mos zgjasnin per shume vite, por keto kohe te tmerrshme gjakderdhjeje, vrasjesh, kaosi shkaktuan shume te vdekur dhe dhimbje. Me kete grup kriminelesh ne Salenton e viteve '80, do te bashkohet edhe nje njeri i shtreses mesatare te shoqerise, qe do te fundoset ne ferrin e heroines, bixhozit dhe krimit te organizuar. Ky bashkepunim italo-francez ia ka lene vendin nje tjeter produksioni shqiptar te viteve te fundit. "Mao Ce Dun" dhe regjisori Besnik Bisha jane ne listen e filmave konkurrente per trofeun "Gladiatori i arte". Fadil Hasa, Miola Sitaj, Ola Sadiku, Marko Bitraku, Vangjel Toce, Zeraudin Dokle, Mina Koxhaku, Sadush Ylli, Genc Fuga, etj., jane disa nga aktoret qe luajne ne kete film trondites. Ai shpalos realitetin ne nje vend komunist ne vitet '70, permes syve dhe veprimeve te zgjuara te nje cigani te zakonshem. Ngjarja zhvillohet ne nje qytet te vogel ne Shqiperi ku pervec jeteses civile te mireorganizuar te banoreve ndeshemi edhe me nje komunitet te vogel ciganesh. Rrjedha e qete e jetes se tyre trazohet nga lindja e nje femije. Djali i nente i familjes cigane do te gezoje jo vetem familjen e tij, por te tere komunitetin rom. Ne fakt, lindja dhe mireqenia e tij do te jene ne krye te axhendes se marredhenieve zyrtare shqiptaro-kineze. E cfare mund ta trondiste pushtetin e forte komunist te kohes? Epo, lindi nje femije.. dhe jo nje femije si gjithe te tjeret. Emri i tij eshte Mao Ce Dun. Nje Mao Ce Dun cigan i viteve '70. Nje film elegant, megjithese provokues dhe gati- gati nje komedi e erret. Nje aktivitet i permasave te tilla si Festivali Nderkombetar i Filmit, jo vetem e kthen vemendjen e shqiptareve nga kinematografia, por i vendosur ne nje qytet bregdetar, krijon me shume hapesira dhe mundesi per pushuesit.

Keti Jaupi



Problemet teknike cojne ne ndryshimin e orareve

Dita e djeshme e festivalit, ka paraqitur edhe problemet e para teknike. Per kete arsye ne shfaqjen e filmave ka pasur nje shtyrje te orareve, qe ne fakt ka ndikuar edhe ne numrin e personave te pranishem ne salle.








Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare