Festivali mė pak patriot
01.09.2008 12:01 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Festivali i Filmit nė Durrės, sonte finalja. Asnjė artist shqiptar, autor apo protagonist i nostalgjisė sė kinemasė nuk ėshtė ftuar nga organizatorėt. Kinemaja bosh
DURRES- Film i tė gjitha dashurive tė munguara dhe i ironisė sė hollė ėshtė cilėsuar I kam shėrbyer Mbretit tė Anglisė (2006) i regjisorit ēek Jiri Menzel, i shfaqur dy ditėt e fundit tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Durrėsit. Ėshtė historia e njė njeriu ambicioz para, gjatė dhe pas pushtimit gjerman tė Ēekisė. Ironia dhe romantizmi janė bashkudhėtare pėrgjatė gjithė aksionit filmik. Nė shėnjestėr janė fanatizmi gjerman nė krahinėn e Sudeteve; komunistėt tė cilėt tokėn qė ua morėn tė pasurve ia dhanė popullit; nacionalizmi ēek qė mė tė madhen trimėri e shfaq kur u heq studenteve gjermanė ēorapet e bardha nė rrugėt e Pragės. Ėshtė nė natyrėn e kinemasė qė bėn Jiri Menzel, ndėrthurja e humanes me sarkazmėn. Gjatė regjimit komunist nė Ēeki, edhe pse Menzel ishte bėrė njė emėr i njohur ndėrkombėtarisht – mė 1967 filmi i tij Closely Watched Trains, bazuar nė veprėn e Bohumil Hrabal-it, fitoi Oskar si Filmi mė i Mirė i Huaj-ai ka provuar censurėn, madje ndalimin e qarkullimit tė ndonjė filmi. Pritet qė Menzel, i ftuar nga organziatorėt tė vijė sot nė Durrės pėr tė qenė pasdite nė orėn 18.00 i pranishėm nė kinemanė Aleksandėr Moisiu pėr njė workshop, siē thuhet zakonisht nė kėto raste. Urojmė, qė tė mblidhen ca njerėz mė shumė nė kinema, se boll e boshatisur ka qenė gjatė ditėve tė festivalit. Konferenca e shtypit e menduar pėr dje nuk ėshtė organizuar sepse nuk ka pasur asnjė person tė stafit tė filmit I kam shėrbyer mbretit tė Anglisė i cili ėshtė nė konkurrim pėr Gladiatorin e Artė i cili jepet sonte nė mbrėmjen ceremoniale nė orėn 20.30.
Kujtojmė se romani i Bohumil Hrabal-it mbi tė cilin ėshtė bazuar filmi me tė njėjtin titull i Menzelit, ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga regjisori Piro Milkani.
Paralelisht ėshtė shfaqur dy ditėt e fundit, Ahlaam Dreams (Ėndrrat, 2005) i regjisorit iraken Mohamed Al-Daradji, bashkėprodhim i Irakut, Britanisė dhe Hollandės. Ėndrrat e Ahlamit na ēojnė nė Irakun e viteve 1998-2003. Kemi xhiruar nė rrugėt e Bagdadit me kamerė nė sup dhe me kallashnikov nė dorė tha njė nga producentėt e filmit, Atea Al-Daradji, nė konferencėn e djeshme pėr shtyp. Ėshtė historia e tri personazheve qė kanė ikur nga ēmendina dhe enden rrugėve tė Bagdatit, sepse shėpitė e tyre janė shkatėrruar gjatė pushtimit amerikan. Ēmenduaria dhe ėndrrat e tyre janė e vetmja mėnyrė qė ata tė mbijetojnė.
Bėrja e kėtij filmi ka qenė njė odise mė vete, pėr mėnyrėn se si janė kapėrcyer vėshtirėsitė e xhirimit e tė realizimit. Ju e dini si ėshtė situata nė Irak pas rėnies sė Sadam Huseinit. Ėshtė e vėshtirė qė tė marresh kamerėn e tė xhirosh normalisht diēka sado tė shkurtėr. Po ne, nisur nga motoja e jonė se kinemaja ėshtė jeta, nuk u stepėm,- tha Al-Daradji.
Ai ka treguar se grupin e xhirimit e ndiqte pas edhe njė kamerė qė filmonte peripecitė e pararojės sė Ėndrrave, dhe mbi kėto xhirime nė prapavijė u realizua edhe njė dokumentar i vlerėsuar me disa ēmime ndėrkombėtare. Ekipi ka pėrjetuar edhe ngjarje ekstreme kur janė rrėmbyer e mbajtur peng 4 pjesėtarė tė stafit realizues.
Al-Daradji ka theksuar se kinemaja irakene po hap njė kapitull tė ri dhe tė suksesshėm nė arenėn ndėrkombėtare, pėrkrah kinemasė sė disa vendeve nga Lindja e Mesme qė po shihen si prurje interesante dhe po vlerėsohen me ēmime nė festivale tė rėndėsishme tė kinemasė si Kana, Venecia, Berlini. Kjo ėshtė epoka kur bashkė me rėnien e regjimit tė Huseinit mori fund edhe represioni ndaj kinematografisė si art skematik qė duhej t’i bindej propagandės nė jo pak vite, po qė nga 1967-a.
Kaq pėr sa i pėrket dy filmave tė fundit nė konkurrim.
Njė gjė nuk mund ta kalohet pa u vėnė re, programi special i nostalgjisė sė kinemasė shqiptare. Njė ide origjinale krejtėsisht e dėshtuar, rezultoi shfaqja e filmave fitues tė festivaleve qė nga viti 1975 e deri tek festivali i dymbėdhjetė, 2005.
Ky dėshtim varet dhe nuk varet nga organizatorėt, por edhe mund tė ishte shmangur salla bosh gjatė projeksioneve tė filmave shqiptarė. Si?
Gjatė 8 ditėve tė Festivalit Veror nuk pati asnjė artist shqiptar tė ftuar. Ėshtė fjala pėr ata qė kanė realizuar dhe kanė interpretuar tek filmat e kėtij koleksioni: regjisorėt Dhimitėr Anagnosti (tė cilit i janė shfaqur dy filma), Viktor Gjika, Kujtim Ēashku, Saimir Kumbaro, Piro Milkani. Nuk janė ftuar as aktorė si Bujar Lako, Timo Flloko, Eva Alikaj, Artur Gorishti, Ndriēim Xhepa, Agim Qirjaqi, disa nga protagonistėt e kėtyre filmave. Ardhja e tyre posaēėrisht me rastin e projeksioneve, me siguri qė nuk do ta linte publikun indiferent pėr t’i takuar kėta artistė nga afėr dhe pėr tė krijuar njė debat mė tė gjerė mbi zhvillimet e kinemasė shqiptare dje dhe sot. pėrndryshe ēfarė interesi do kishin njerėzit tė shohin filma qė televizionet i kanė shtrydhur si limoni?
Ėshtė e turpshme qė pak kilometra larg Durrėsit nuk ftohen dy etėr tė gjallė tė kinemasė si Anagnosti e Gjika, sepse mendohet qė ky ėshtė edhe festivali i trembėdhjetė i filmit shqiptar. Ėshtė i pari festival ndėrkombėtar me kaq shumė filma shqiptarė dhe me pjesėmarrje tė dobėt tė vendasve, publikut shqiptar. Pra ėshtė festivali mė pak patriotik.
Organizatorėt, dhe sidomos Qendra Kombėtare Kinematografike e ka parė filmin shqiptar si lėndė pėr tė mbushur brimat e festivalit.
lajme.parajsa.com



































