Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Filmat, reflektim mbi tė sotshmen dhe tė djeshmen

26.11.2008 06:26 Kulture - Burimi: Panorama Kulture

•  

Lakmi qė ēon nė humbje, dashuri tė zbėrdhylura, realitete tė shėmtuara dhe histori qė tė kthejnė pas nė kohė. Dje nė Kinema Millennium u shfaqėn premierat e katėr filmave, dy tė animuar e dy me metrazh tė shkurtėr, prodhime tė shtėpisė filmime “Maku production”. Atmosfera u ngroh me dy filmat e animuar, dy abstragime mbi realitetin, “Lakmia”, mbi makutėrinė dhe “Njė natė”  pėr humbjen e kuptimit tė dashurisė, nėn trysninė e konsumimit tė pėrditshėm. Ky i fundit mėsohet tė jetė pranuar nė  konkurrim nė njė festival qė zhvillohet nė Belgjikė. Pas njė prezantimi tė bėrė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, “Mira” njė film me regji dhe skenar tė Dhimitėr Ismajlajt u shfaq edhe pėr publikun shqiptar. Nėn lojėn e Rozana radit nė rolin e Mirės, Ilir Gjinit nė rolin e Turit, Neritan Liēajt nė rolin e tutorit, etj, u propozua njė temė, jo mė e re. Njė femėr, bashkėshortja e njė burri tė sėmurė, nėna e njė fėmije tė vogėl, detyrohet tė prostituojė pėr tė siguruar paratė e operacionit tė tė shoqit. Ndėrsa Eno Milkani me “Shenjtoren” e “huazuar” nga njė tregim i Teodor kekos, na kthen pas nė vitet ’80. nė kohėn e luftės sė klasave, sė pantallonave terital, turneve tė natės dhe bar-bufeve, ku nė vitrinė rradhiteshin kuleēėt 5-lekėsh. Nė qendėr tė filmit janė Gjinovefa, interpretuar nga Jonida Vokshi dhe Goni nga Amos Zaharia, dy tė rinj, qė dashurohen nė frontin e punės, nė vendin e riedukimit. Ajo sepse mbante njė kryq, ai sepse akuzohej sepse kishte grisur portretin e diktatorit. Regjisori nuk i lė asgjė mangut dekorit. Ai e vendos mirė gjithēka nė vitet ’80. Qė nga veshjet e aktorėve, ambientet pėrreth, parrullat, mobilimi i shtėpive, gjithēka ėshtė pasqyrė e asaj kohe. (Se mund tė ndodhė qė pėr shkak tė ndonjė makine tip i fundit, apo veshje tė modės, tė mos marrėsh vesh se kur zhvillohen ngjarjet). Loja e sinqertė e aktorėve, deri nė naivitet shpesh tė bėn tė vėsh buzėn nė gaz (sidomos tė rinjtė qė nuk dinė asgjė pėr vitet e diktaturės), por kohėt tė tilla ishin atėherė... Tė katėr filmat janė pėrfshireė nė edicionin e ri tė Tirana International Film Festival.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare