Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Filmi i komikut britanik qė shpėtoi nga regjimi i Hoxhės

04.12.2008 12:23 Kulture - Burimi: Metropol Kulture

  Nė programin special tė “Tirana International Film Festival”, dy filma tė rrallė tė gjetur nė Arkivin e Filmit Shqiptar. “Mr Topaze” dhe “Bazilikasit” pėr herė tė parė nė kinema qė nga vitet ’60

Janė thesare tė gjetura nė Arkivin e Filmit Shqiptar dhe njė pjesė e tyre nuk gjenden as nė DVD, nė asnjė vend tė botės. Tė rrallė dhe tepėr tė vlefshėm pėr atė ēfarė prezantojnė janė pjesė e programit special tė “Tirana International Film Festival”. Njė prej tyre, si pėr ironi, ka shpėtuar pikėrisht nga izolimi i Enver Hoxhės. Bėhet fjalė pėr “Mr Topaze” ose “Unė i dua paratė”, njė prodhim filmik britanik i vitit 1961 i legjendarit komik anglez Peter Sellers, i cili do tė shfaqet pėr publikun mbrėmjen e sotme. “I shndėrruar nė yll ndėrkombėtar, Sellers, i cili mė vonė krijoi filma tė mirėnjohur, si: ‘Being there’ apo ‘Dr. Strangelove’, iu kthye nė vitet ’60 ‘Mr Topaze’ dhe nuk pėlqeu atė ēfarė kishte krijuar. Ai urdhėroi qė tė gjithė kopjet t’i ktheheshin atij dhe i dogji dhe shkatėrroi”, - thotė Tomas Logoreci, pėrzgjedhės i programit nė TIFF. Porse regjimi i Enver Hoxhės pėr shumė arsye e injoroi kėtė urdhėr tė komikut tė njohur britanik dhe nuk e ktheu kurrė kopjen e filmit. Kėshtu, sot fatmirėsisht kemi nė dorė kėtė film qė kritikėt dhe fansat e Sellers e kanė pasur tė pamundur ta shohin.

“Mė kanė ardhur shumė e-mail-e, ku mė kėrkonin nėse mund t’ju jepja njė kopje tė Mr Topaz”, - vėren Logoreci, duke shpjeguar se qė nė vitin 1961 filmi nuk ėshtė shfaqur kurrė nė televizion nė Angli apo nė Amerikė, nuk ėshtė shfaqur kurrė nė kinema dhe nuk ka qarkulluar as nė DVD.

“Ėshtė njė film bardh e zi dhe nuk ka ngjyra, por gjithsesi diēka unike”, - nėnvizon ai.

Peter Sellers, njėkohėsisht regjisor dhe aktor nė kėtė film, ka sjellė njė adaptim tė dramės sė Marcel Pagnol rreth njė mėsuesi francez.

“Bazilikasit”, njė rrėfim i ndershėm pėr seksin

Filmi i dytė ėshtė ai i regjisores italiane Lina Wertmuller.

Nuk ka asgjė tė shkruar nė kutitė e filmit tė parė tė Wertmuller, “Bazilikasit”. Ka mundėsi qė regjimi komunist, pasi e importoi kėtė komedi italiane, e mbylli atė nė raftet e arkivit.

Duke qenė se regjisorja njihej si e majtė politikisht, mund tė kuptohet lehtėsisht pse filmi erdhi fillimisht nė Tiranė, por nuk u shfaq pėr shkak tė subjektit tė tij.

Pėr 10 minuta satirė tė jetės nė njė qytet tė vogėl tė Italisė ėshtė e qartė pse nuk ėshtė shfaqur nė kinematė e Shqipėrisė. Tre burra tė rinj pa qėllim, duke diskutuar pėr gratė dhe seksin, njė indikacion i humorit radikal, i cili shėnoi filmat e saj tė mėvonshėm tė viteve 1970.

“Ky film erdhi nė Shqipėri nė vitin 1981, kur Mehmet Shehu ishte vrarė dhe kėtu nė Shqipėri ishte shumė rrezikshėm. Wertmuller ishte njė marksiste e njohur. Pėr kėtė arsye filmi i saj ėshtė futur lehtėsisht nė Shqipėri. Nė mėnyrė tė ndershme nė kėtė film flitet pėr seksin dhe fenė. Edhe pse regjisorja ishte artiste marksiste, ajo ishte njė krijuese filmash e lirė”, - pohon Logoreci, duke shtuar se filmi nuk ėshtė shfaqur kurrė nė kinematė shqiptare.

“Ky film nuk ėshtė nė DVD. Mund ta kėrkoni kudo dhe realisht ėshtė njė klasik i vėrtetė. Arkivi Shqiptar i Filmit ėshtė njė arkiv fantastik”, - pėrmbyll ai.

Ėshtė shumė e vėshtirė tė imagjinohet se ēfarė mund tė ndodhte nėse “Bazilikasit” do tė shfaqej nė kinematė shqiptare gjatė kohės sė Enver Hoxhės. Ky film vjen pėr tė parėn herė para publikut tani, 45 vjet pas prodhimit tė tij.

Ndikimi nga Fellini

Kur drejtoi “Bazilikasit”, Wertmuller, nė atė kohė 35 vjeē, sapo kishte marrė pjesė si asistentregjisore nė filmin e Federico Fellinit “Otto e Mezzo”.

Ndihet influenca nga Fellini nė planet bardh e zi tė kameramanit Gianni Di Venanzo, si dhe ideja e subjektit nga “I Vitelloni” (1953) tė regjisorit tė madh.

Wertmuller shkoi pėr tė drejtuar disa nga veprat komike tė kinemasė italiane dhe ishte gruaja e parė e nominuar pėr ēmimin “Akademik”.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare