Fqinji Vladimir
02.12.2008 12:04 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Prishtinė
Qė kur u prish fare familja e madhe jugosllave, tė gjithė janė bėrė poliglotė. Gjuhėn e nėnės nė zemėr, tė njerkės nė njėrin xhep, tė fqinjit nė tjetrin.
Vladimir ArsenijeviÄ si me shaka, me batutėn e qytetarėve tė sotėm poliglotė tė ish- Jugosllavisė, e mbėshteti pėrgjegjėsinė pėr tė folur pas kaq kohėsh serbisht nė njė auditor publik, nė njė mjedis zyrtar nė Prishtinė. Shkrimtari nga Beogradi (1965) ishte i vetmi autor i pranishėm, i ftuar nga autorėt 21 e antologjisė Ata qė janė ndryshe dhe qė i kemi prani (Toena), antologji nga Europa Juglindore e pėrgatitur nga gazetari veteran nė kėto anė tė Evropės, suedezi Richard Swartz.
E paraqitur para disa muajsh nė Tiranė, i erdhi radha nė Prishtinė, nėn iniciativėn e Bibliotekės Europiane tė Kosovės e cila ndodhet nė brendėsi tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės. Janė aktivitete qė zhvillohen brenda Iniciativės Europiane tė Kosovės, e themeluar nga shkrimtari dhe gazetari Beqė Cufaj, njė nga autorėt e antologjisė nė fjalė.
ArsenijeviÄ ėshtė pėrfshirė aty me tregimin e gjatė Mosrrėnjosja i pėrkthyer shqipe nga Kim Mehmeti. Aty shkruan pėr shqiptarin e Kosovės nė emigrim, pėr komshiun qė mbetet armiku ynė mė i madh, tha Vladimiri.
Autori i romaneve In the Hold, Meksiko. Ditari i luftės, Ishmail dhe sė fundi Protador thekson se konflikti mė i madh qė ka ndodhur, ka qenė ai mes shqiptarėve dhe serbėve, sepse nuk duam ta kuptojmė njėri-tjetrin dhe tė vėrtetėn e shohim nė mėnyra tė ndryshme.
Nė njė ese tė shkruar dhe botuar nė shtator 2007 nga Die Zeit, ai analizon se si u instrumentalizua tragjikisht diversiteti i vendit i ruajtur nė epokėn e Titos, dhe ish- Jugosllavia qė u bė pėr Europėn njė pingule proverbiale, po pėrēahej nė njė hierarki tė krahinave mė tė mira dhe mė tė kėqija. Sipas kėsaj llogjike tė pėrēarjes shqiptarėt e Kosovės ishin pėr ne njė tufė primitive.
ArsenijeviÄ vė nė dukje sidomos pasojat tek tė rinjtė tė cilėt sėrish kanė nisur tė urrejnė, pa frena, me njė kėnaqėsi mendjelehtė. Mė shumė se 30% e nxėnėsve nė gjimnazet serbe besojnė se askush nuk duhet tė bėhet shok me shqiptarėt dhe as t’i vizitojė ata. Ndoshta e vetmja gjė qė na mbetet tė shpresojmė ėshtė qė njė brez i ri tė rritet nė rrethana mė paqėsore dhe mė tė shėndetshme. Kushedi, e vetmja gjė qė na mbetet tė besojmė ėshtė qė nipėrit tanė do tė jenė fėmijėt tanė tė vėrtetė.
Ai i ArsenijeviÄ-it, ėshtė nė fakt njė nga pak zėrat publikė serbė i deklaruar pro pavarėsisė sė Kosovės.
Ishte pėrgjegjėsi fjala juaj nė serbisht para njė auditori universitar shqiptarėsh nė Prishtinė?
Sigurisht qė ka njė pėrgjegjėsi pėrballė pajtimit. Pėrdoren fjalė kaq tė mėdha kur flitet pėr dosmosdoshmėrinė e komunikimit mes njerėzve, nė njė kohė qė serbėt dhe shqiptarėt e kanė humbur kėtė komunikim.
Aktualisht nė Kosovė vijnė shumė serbė pėr arsye tė ndryshme, kryesisht pėr biznes, qoftė edhe pėr kuriozitet, apo ngaqė kanė miq pėr tė takuar. E njėjta gjė do ishte mirė tė thuhej edhe pėr shqiptarėt qė ata tė vijnė nė Beograd apo nė Serbi dhe tė njohin njėri-tjetrin. Ėshtė e vėrtetė qė tė rinjtė e tė dy anėve nuk kanė kontakte mes tyre. Mendoj se ka shumė, shumė tė ngjarė qė ata e shohin njėri-tjetrin si monstra. Kam frikė se akoma njėri nuk e percepton tjetrin si njeri tė zakonshėm dhe jetėt e tyre si tė zakonshme, por mendojnė dhe ndjejnė vėrtet gjėra tė kėqija pėr njėri-tjetrin. Ėshtė po aq pėr tė ardhur keq qė nė pjesėn dėrrmuese nuk gjen ndėr tė rinjtė shqiptarė dėshirė dhe vullnet tė mirė pėr mė shumė kontakte me serbėt nė Serbi. Duhet tė mendojmė se ēfarė mund tė bėjmė mė tė tepėr nė kėtė pikė.
Si u bėtė ju njė ndėr ata pak pro pavarėsisė mė Kosovės?
Llogjika mė thotė se duhet tė dėgjoj atė qė njerėzit thonė. 90% e popullsisė sė Kosovės janė shqiptarė dhe nė kundėrshtim me ēka serbėt mendojnė, kosovarėt kanė vėrtet opinione krejt tė ndryshme pėr shumė ēėshtje. Por vetėm pėr njė gjė nuk e kanė pasur asnjėherė problem tė bien dakord me njėri-tjetrin: qė ata nuk duan tė jetojnė mė nė Serbi. Pra kur ekziston njė vullnet i tillė politik qė ėshtė vendosur prej vitesh, edhe atėherė ku forma pėr tė luftuar pėr ndryshimin ėshtė e paqes – ju kujtohet ajo kohė kur shqiptarėt mundoheshin pėr tė arritur nė mėnyrė shumė paqėsore zgjidhjen e problemit – pastaj hynė nė njė periudhė tjetėr. Ata kanė shtet, kėshtu qė politikisht, tė mos e respektosh kėtė, ėshtė vėrtet budallallėk qė nuk jep rezultate tė mira politike, aq shumė tė nevojshme pėr serbėt tani. Sepse edhe Serbia tani duhet tė mendojė pėr qytetarėt e saj, pėr popullsinė serbe tė Kosovės. Ky qėndrim pra, nuk e ndihmon kėtė pjesė tė popullsisė, madje as serbėt e Serbisė.
Kur e keni vizituar pėr herė tė parė Kosovėn?
Me sa mė kujtohet ka qenė nė klasėn e tretė a tė katėrt tė fillores, ishim pėr ekskursion pėr tė vizituar disa manastire tė vjetra serbe dhe kemi qėndruar nė Prishtinė. Nuk na pėlqeu dhe aq. Do kishim dashur tė na shpinin mė mirė nė Slloveni apo Kroaci, nė bregdet... ishim fėmijė. Por mė ka mbetur nė mendje. Pastaj kam ardhur nė nėntėdhjetėn, pėr paraqitjen e njė libri tim, Mexico, the ėorld diary i cili flet gjerėsisht pėr fatin e Xhevdet Bajrajt, poeti kosovar tė cilin e kam takuar nė Meksikė. Libri u pėrkthye dhe u botua kėtu.
Kjo ėshtė hera ime e dytė, dhe e para pas pavarėsisė sė Kosovės. Vė re se qyteti po ndryshon.
Po nė rininė e hershme ēfarė pėrfaqėsonte pėr ju Kosova?
Gjatė rinisė sime ishte akoma koha e Jugosllavisė, propaganda e tė cilės bazohej nė idenė e bashkim vėllazėrimit. Dhe vėrtet nuk mund tė dėgjoje qė fliteshin gjėra tė kėqija pėr kombet e ndryshme qė jetonin nė Jugosllavi. Kishte njė pėrpjekje pėr t’i ruajtur kufijtė tepėr tė brishtė dhe energjitė e ndryshme qė ekzistonin nė Jugosllavi. Pastaj gjėrat nisėn tė ndryshojnė me ardhjen e epokės sė Milloshevicit, deri mė ‘99 kur shqiptarėt e Kosovės do tė perceptoheshin si demonė, gati qenie jo humane. Ka kaq shumė pėrcaktime ofenduese nė Serbi qė lidhen me shqiptarėt e Kosovės. Nuk ka ndonjė pėrmirėsim nė kėtė drejtim dhe vazhdojnė edhe nė ditėt sot.
Ju keni ardhur tek letėrsia jo nga njė formim letrar, pėrkundrazi, nga studimet pėr turizėm dhe kulinari dhe e keni ushtruar zanatin nė kėto fusha.
Gjėra qė i pėrkasin tė shkuarės dhe i kam bėrė pėr tė jetuar. Nuk kishin tė bėnin me pasionet e mia, punė tė rėndomta, sa pėr tė jetuar. Gjėja qė mė ka motivuar me tė vėrtetė nė fillim, kur isha i ri, ka qenė muzika. Kam luajtur nė njė bandė nė fund tė viteve ’70 dhe nė fillim tė tetėdhjetės, kur ishte epoka e shpėrthimit tė lėvizjes punk dhe neė ėave edhe nė ish Jugosllavi. U bėra pjesė e asaj tabloje dhe prej andej u pėrfshiva nė shkrimtari. Unė nuk jam tipi akademik. Nuk kam studiuar kurrė letėrsi, nė thelb, nuk kam studiuar kurrė asgjė.
Biografia juaj thotė se keni punuar shofer taksie nė Londėr, ka qenė me leverdi ajo kohė pėr letėrsinė sot?
Do tė ishte e dobishme nėse vėrtet do tė kisha qenė shofer taksie, por unė nuk i jap makinės. Ėshtė njė idiotėsi qė ėshtė shkruar nė kėmishėn e botimit gjermanisht tė librit tim tė parė. Pėr disa arsye botuesit mendonin se biografia ime nuk ishte dhe aq e larmishme dhe kėshtu qė ndėrmjet rreshtave kanė shėnuar atė tė dhėnė qė kam punuar si shofer taksie nė Londėr.
Pra nuk ėshtė e vėrtėtė?
Aspak. Kjo gjė mė ka ndjekur pėr vite. Njerėzit mė pyesin gjithnjė oh, paske punuar shofer taksie nė Londėr, duhet tė ketė qenė vėrtet ngacmuese?! Por kam qenė kuzhinier nė njė restorant, sepse jam shkolluar pėr tė qenė chef, punė idiote.
Nga e cila nuk ka asnjė influencė nė letėrsinė tuaj?
Libri im mė i ri Protador mbulon njė gjeografi tė larmishme, me personazhe tė vendeve dhe kulturave tė ndryshme. Krijon njė botė emigrantėsh. Mendoj se sot ēdo njeri ėshtė emigrant nė kėtė planet. Ushqimi ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, ka qenė njė lėndė e rėndėsishme ndėrsa shkruaja kėtė libėr, sepse mendoj qė ushqimi ėshtė njė nga gjėrat qė karakterizon popujt, dhe kombet nė njė mėnyrė tė lezetshme. Nė kėtė botė ne jemi edhe hamės tė mėdhenj, prandaj njerėzit gatuajnė gjėra tė mrekullueshme kudo ku ti shkon. Them se kjo ėshtė diēka shumė komunikuese pėr kombet. Nė kėtė botė tė globalizuar ku tė gjithė mund tė hanė Mcdonald’s, ku tė gjithė duhet tė shohim pak a shumė tė njėjtėt TV shoė, duhet tė blejmė nė tė njėjtat gjėra nė dyqane, e gjitha kjo ėshtė diēka qė e mban identitetin tonė tė lidhur me gjuhėn. Pra ushqimi ėshtė njė komunikator i shkėlqyer.
Ju i njihni letėrsisė meritėn e tė krijuarit tė realiteteve tė tjera reale, prandaj shkruani sipas kėtij besimi.
Ėshtė e vėrtetė, fiction im ėshtė i lidhur ngushtė me realitetin. Unė jam pjesė e atij neė realism tė pasnėntėdhjetės. Libri im i parė u botua mė 1994, ishte pėr rėnien e ish -Jugosllavisė dhe luftėn nė Kroaci (1991). Kam qenė tejet i lidhur, thellėsisht i lidhur me realitetin e pėrditshmėrisė. Dua tė them se unė nuk i shoh tė ngurtė apo tė ndarė qartė kufijtė mes fiction-it dhe realitetit. Ti jeton nė njė botė reale dhe do s’do, do tė frymėzohesh prej saj. Kėshtu qė mėnyra se si ti e fiksionalizon atė nuk tė largon nga aspektet e saj reale. Tė gjithė librat e mi janė tė lidhur ngushtė me pėrvojėn e jetės nė ish Jugosllavi nga 1990-2000.
Cilin libėr keni lexuar sė fundi dhe qė mendoni se e ėshtė ajo lloj letėrsie qė i ndihmon njerėzit?
Sinqerisht... jam duke rilexuar Budenbrokėt e Thomas Mann-it. Ėshtė njė vepėr madhėshtore. E kisha lexuar nė nėntėdhjetėn atėherė kur jetoja me libra me nga 800-900 faqe qė doja sa mė shpejt t’u nxirrja fundin. Tani po e lexoj mė me ngadalė dhe po mė shijon. Them se ėshtė njė kryevepėr edhe fakti qė Thomas Mann e pėrfundoi Budenbrokėt nė moshėn 25-vjeēare. Unė librin e parė e shkrova 30 vjeē dhe ishte diku tek njėqind faqe. Kjo mė bėn pak xheloz. Por ai, ama, ėshtė Thomas Mann-i.
Ju pėrmendėt njė thėnie tė fabrikuar pėr ballkanasit: fqinji ėshtė armiku yt mė i madh. E thatė nė njė mėnyrė sikur pranoni qė gjendja ėshtė akoma e nxehtė dhe aktuale dhe ai ėshtė ilustrimi i gjetur.
Nė Serbi ekziston kjo thėnie. Pėr fat tė keq realiteti e dėshmon kėtė. Serbėt nuk shkuan nė Austri tė sulmonin austriakėt, por kroatėt apo shqiptarėt e Kosovės dhe fqinjėt e tyre. Ajo shprehje dėshmon mentalitetin, se sa i vetėdijshėm je pėr atė qė fqinji ėshtė duke bėrė dhe nuk e pėlqen atė qė ai bėn.
Kemi jetuar nė multikulturalitet qė prej perandorisė otomane dhe komunikimi ynė, mes kėtyre vendeve qė kanė qenė ngjitur me njėri-tjetrin paska qenė thjesht formal. Nė kohėn e Titos ishte e zakonshme tė martoheshin mes tyre njerėz qė u pėrkisnin unioneve tė ndryshme. Kjo krijoi atė tragjedinė e madhe gjatė luftės nė Bosnjė. Shumė familje duhej tė ndaheshin sipas kufijve, sepse babai ishte serb, nėna ishte kroate apo muslimane. Ēfarė mund tė bėjė njė fėmijė nė kėtė situatė?
lajme.parajsa.com



































