Fėrshėllima dhe ulėrima
02.12.2008 12:04 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Njė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. Drama premierė Fėrshėllimė nė errėsirė e autorit irlandez Tom Murphy, e shqipėruar nga Artur Lena, u vu nė skenė nga regjisori Spiro Duni. Majkėll Carney (nė versionin skenik tė veprės, aktorėt e recitojnė kėtė mbiemėr Kalni) ėshtė njė irlandez qė ka ardhur tė jetojė dhe tė integrohet nė Britani. Bashkė me tė shoqen, anglezen Beti, ēifti ka strehuar edhe tre vėllezėrit tė zbritur nga Irlanda, djem nė moshė, tė cilėt e kanė tė vėshtirė ta gjejnė veten nė shoqėrinė angleze dhe t’i shkėputen jetės me zakone tė rėnda boll, zakone qė ua udhėheqin virtytet burrėrore tė kokėfortėsisė dhe krenarisė sė irlandezit. Sipas kėtij miti tė farkėtuar nga babai tek i biri, njė marrėdhėnie vartėsie bėmė baba tė tė ngjaj, respekti dhe dashuria, e mbi tė gjitha paraja, fitohen vetėm me dhunė.
Nė takimin e parė pas shumė kohėsh, Dada (Reshat Arbana) pyetjes sė tė birit plangprishės, Majkėll (Naun Shundi) se kush pandeh se je ti? i pėrgjigjet: Unė jam ai qė kam qenė dhe rripi i mesit ėshtė po ai.
Ky rrip mesi qė vėrtitet si kamxhik nė dorėn e Xhef Kalnit rri gjatė gjithė shfaqjes i varur si kamė nė portėn e madhe tė shtėpisė, pėr tė treguar se ēfarė ndodh mė pas nė kėtė familje, shkak ka dhunėn.
Drama ka njė zhvillim klasik tė konfliktit ku ajo qė ndodh nuk pėrbėn surprizė pėr spektatorin.
Vėllai i madh, Majkėlli, njė intelektual qė pėrpiqet tė zėrė njė vend tė respektuar nė shoqėri, i dorėzuar pėrballė sjelljeve barbare tė vėllezėrve, i heq shpresat qė ata do tė ndryshojnė njė ditė, dhe sytė i mban tek mė i vogli Desi (Roland Saro). Majkėlli lutet qė Desi tė mos marrė atė rrugė. Durimi dhe toleranca e tij vihen nė prove tė madhe pėrballė vetė Kalnėve. Ky mbiemėr pėrfaqėson irlandezin emigrant qė anglezėt e quajnė plehrė.
Njė performancė shumė e mirė ajo e aktorit Naun Shundi, recitimi i tij ėshtė i qartė dhe i saktė, por ėshtė mė keq i veshuri. Jeleku dhe gravata e tij pėrballė veshjeve me meshin, doreza hekuri dhe xhevahireve nė qafė e duar tė bandės irlandeze, krijonin njė antagonizėm ashiqare, e tė panevojshėm, antagonizėm qė personazhet e bartin vetiu.
Loja e Reshat Arbanės pati njė ēast magjie – skena mori sharm kur ai hyri si tė ishte irlandezi i fundit – por humbi mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėve
Bujar Asqeriu pati me rolin e Harrit njė nga interpretimet mė tė dobėta qė ka pasur sė fundi nė teatėr. Njė personazh qė pėrveē ulėrimave nuk pėrcolli asnjė emocion. Regjisori ndoshta kishte menduar qė dramave tė individėve brenda dramės sė madhe tė familjes Kalni, t’iu bėnte njė lexim muzikor. Aty ku nxeheshin gjakrat apo krijohej tension mes personazheve, muzika bėnte efekt tė kundėrt, kishte njė rol negativ, pengonte dialogun.
Fėrshėllimė nė errėsirė ėshtė njė dramė me karaktere tė vėshtirė, e thėnė ndryshe tė fortė, por realizimi i saj kėrkonte mė shumė delikatesė. Pėrleshjet, kacafytjet dhe ulėrimat nuk janė e vetmja formė se si shfaqet dhuna, aq mė pak nė skenė.
lajme.parajsa.com



































